<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Zbulohet maska 3- mijëvjeçare prej ari (Foto)

Një maskë prej ari 3 mijëvjeçare, është zbuluar në provincën Siçuan të Kinës.

Maska ceremoniale me peshë rreth 280 gramë është një nga 500 sendet e zbuluara në një zonë 4.6 milje katrorë jashtë kryeqytetit provincial të Çengdu.

Sipas CNN-it, ekspertët e trashëgimisë kulturore thonë se artefaktet i përkasin mbretërisë Shu që sundoi në pellgun perëndimor të Siçuanit derisa u pushtua më 316 p.e.s.

Përveç maskës së artë, arkeologët zbuluan bronz, fletë ari dhe objekte të bëra me fildish dhe kocka.

Në gjashtë vende kërkimi, nga të cilat më e madhja ka një gjurmë prej 19 metrash katrorë, gjithashtu u gjet edhe një kuti prej druri ende e pahapur dhe një enë bronzi.

Ekspertët besojnë se gropat janë përdorur për qëllime sakrifikimi, duke shpjeguar pse shumë prej sendeve të përfshira janë djegur ritualisht, ndërsa hidheshin dhe varroseshin.

Më shumë se 50 mijë objekte të lashta janë gjetur në Sanksingdui që nga vitet 1920, kur një fermer lokal aksidentalisht hasi në një numër reliktesh në vend.

Zbulimet e bëra në vend datojnë që në shekujt XII dhe XII p.e.s., dhe shumë prej sendeve tani janë të ekspozuara në një muze në vend.

Ekspertët shprehen se gjetjet janë provë e një kulture unike të mbretërisë Shu, e cila konsiderohet tradicionalisht si djepi i civilizimit kinez.

postbck postbck

Recent Posts

Hafiz Ali Kraja dhe At Pjetër Meshkalla, miqësia që sfidoi diktaturën dhe dëshmoi bashkëjetesën e harmonishme fetare

Albert Vataj Në këtë ditë të shënuar të Fitër Bajramit, le të kujtojmë se pasuria…

16 hours ago

Pak kush di për Ahmet Zogun këto që ka shkruar bashkëpunëtori i tij

Ragip Kciku Hajredin Cakrrani INTERESANTE!!! Pak kush di për Ahmet Zogun këto që ka shkruar…

17 hours ago

Kur Kraleva (Karanovaci) dhe Beogradi banoheshin nga shqiptarët në vitet 1784 – 1830

Baki Shala Përkthim: "Karanovaci (sot Kraleva), qytet i vogël. Qyteti i Karanovcit u themelua në…

17 hours ago

Arti i thurjes me grep, një nga vlerat e trashëgimisë sonë artizanale drejt UNESCO-s

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ojnat, arti i…

17 hours ago

Arti i thurjes me grep, një nga vlerat e trashëgimisë sonë artizanale drejt UNESCO-s

    Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ojnat,…

2 days ago