Arben Llalla / E vërteta e Mitit të Dekretet të Sulltan Abdul Hamidi I (1725-1789) që ndalonte gjuhën shqipe
Njëra historiografi greke zbulon mitet historike, një tjetër herë pas here pranon zbulimet e të parës, por krijon të reja edhe sot”. (Vasilis Kremidhas
Arben LLALLA
Nuk mund të quhet histori shkencore një filmi artistik, as emisionet dokumentarë që pasqyrojnë një gjysmë të vërtetë të përzier me një gjysmë gënjeshtre. Nuk ka ekzistuar asnjë Dekret i Perandorisë Osmane i Sulltan Abdul Hamidi I (1725-1789), pasi mori një thes me flori nxorinxorri “Një ligj kundër gjuhës dhe kulturës shqipe. Ligji u lëshua nga sulltani i Perandorisë Osmane, më 31 Maj 1779, Abdul Hamid I (1725-1789).Në ligj përcaktohej saktë, marrja në mbrojtje nga ana e turqve, e kulturës dhe gjuhës greke dhe përkundër saj, lufta dhe shfarosja e gjuhës shqipe. Ky dokument është nxjerrë nga arkivat greke dhe është botuar në gazetën “Thessaloniki”, të vitit 1999. Dekretin e pasqyrojnë mediet greke më 1999-ën, bashkë dhe burimin e marrjes së floririt prej sulltanit Abdul Hamid I).
Kjo është një gënjeshtër, një Mit. Shkrimi për Dekretin e ndalimit të gjuhës shqipe ka dal nga sigurimi i Greqisë në bashkëpunim me sigurimin e serb gjatë luftës së Kosovës më 1999. Personi që ka botuar shkrimin sot është deputet i Kuvendit të Greqisë i grupit ekstremistë të djathtë. Historianët, gazetarët dhe studiuesit shqiptar ranë në kurthin e një shkrimi të botuar në një revistë greke, të përkthyer nga Arben Llalla dhe interpretuar si falsifikim, por që mediet shqiptare dhe historianët shqiptarë thonë gënjeshtrën greke dhe jo si është e vërteta. Përse asnjë historian apo studiues shqiptar nuk ka botuar kopje faksimile e këtij Dekreti? Përse studiuesit shqiptar s’kanë bërë kërkime ku gjendet ky dekret? Përse historiografia shqiptare deri në vitin 2000 nuk e dinte këtë Dekret të Sulltanit që ndalohej përdorimi i gjuhës shqipe? Përse Rilindasit tanë nga vëllezërit Frashëri asnjëherë nuk kanë shkruar se ekzistonte një Dekret që ndalonte gjuhën shqipe?
Për kohën që flitet se ka dal ky Dekret i Perandorisë Osmane shqiptarët ishin shtylla e kësaj Perandorie duke përmendur Ali Pash Tepelenën, dinastinë Bushatllinjve, në Pollog dinastinë e Koxha Rexhep Pashën i cili kishte autonomi qeverisëse nga Prizreni, Tetova etj. Për të vazhduar më tej me Mehmet Ali Pash Kavallën e Egjiptit. E si Sulltani në atë periudhë do nxirrte një dekret kundër gjuhës shqipe ku shumë institucione ushtarake e qeveritare drejtoheshin nga arnautët?
Pa folur që Janina si qendër e shqiptarëve dhe si kryeqytet i Shqipërisë së Poshtme e fitojë statusin gjatë periudhës osmane, duke spostuar Artën si qendër Despotiate.

Duhet të jemi të kujdesshëm kur japim deklarata në emër të historisë shkencore sepse kështu dëmtojmë vetveten, historinë tonë. Ftoj çdo historian dhe studiues të ofrojë të kundërtën e pretendimeve të mia, përndryshe mos ta zënë më në gojë gënjeshtrën e madhe se ka ekzistuar një Dekret Osman që ndalonte gjuhën shqipe.
Macet performojnë më mirë se sa fëmijët e vegjël në një masë të thjeshtë të…
Një muze online rifreskon të dhëna mbi atë çfarë ndodhte në Shqipërinë komuniste. Sipas faqes…
Peshqirët janë artikuj të cilët i përdorim çdo ditë, megjithatë pas një kohe humbin butësinë…
Nga Salih Mehmeti Kishte ditë që boja ishte mpiks në pergamenën e galme. Shkrimi…
Një ekip ndërkombëtar, i koordinuar nga Këshilli Kombëtar i Kërkimeve, Instituti i Gjeologjisë Mjedisore dhe…
Macet dihet që janë kafshë shtëpiake të pavarura, por kjo nuk do të thotë…