DETI I VDEKUR
Fragmente të një dokumenti të lashtë biblik, u zbuluan në një shpellë në afërsi të Detit të vdekur në Izrael, zbulimi i parë i tillë në dekada, sikur bën me dije Autoriteti Izraelit i Antikiteteve.
Zbulimi vjen 60 vjet pasi dorëshkrimi ”Qumran”, u gjet në shpellë, në veri të Detit të vdekur.
Ato konsiderohen të jenë fragmentet më të vjetra biblike, të njohura deri më sot.
”Gërmimet e mëtejshme në shpellë, filluan në vitin 2017, për t’i mbrojtur nga plaçkitjet në shkretëtirën e Judesë”, – theksohet nga autoriteti për antikitetet.
”Zbulimi i ri, përfshin dhjetëra fragmente të dorëshkrimit biblik; mumien 6 000-vjeçare të një fëmije; monedha; maja shigjetash; rroba; sandale; krehër, si dhe një shportë rreth 10 500-vjeçare, ndoshta më e vjetra që është zbuluar ndonjëherë”, – sikur dëshmojnë autoritetet.
“Këto objekte, nuk janë të rëndësishme vetëm për trashëgiminë tonë kulturore, por për të gjithë botën”, – tha Avi Cohen, kreu pranë ministrisë së Trashëgimisë dhe Jeruzalemit. /konica.al
Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…
Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…
Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…
Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…
Pesë ditë kishin kaluar nga atentati i Bimbashit. Ushtria turke i ndiqte gjurmë pas gjurmë.…
Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…