<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Vlerat e habitshme të lëkurës së patates për diabetin, zemrën dhe rënien në peshë

Patatja është ndër perimet më të pasura me vlera ushqyese. Kjo perime fantastike, e cila përgatitet në qindra receta gatimi, krahas shijes së saj ka dhe shumë vlera shëndetësore për organizmin.
Por vlera edhe më të mëdha dhe mirëbërëse për organizmin ka lëkura e patates, e cila gabimisht përfundon në koshin e plehrave. Në lajmin më poshtë do të mësoni përfitimet e mëdha që mbart lëkura e patates, mënyrat e përdorimit të saj si dhe përse nuk duhet ta hidhni kurrë. Për personat që vuajnë nga diabeti, problemet me zemrën, niveli i lartë i kolesterolit në gjak rekomandohen gatime apo ushqime të përgatitura me lëngun e lëkurave të patates.

Ndihmon për Rënien në Peshë
Lëkura e patates përmban sasi shumë të vogla yndyrnash, vitaminash dhe mineralesh të cilat ndikojnë në mbajtjen e trupit në formë.

Forcon imunitetin
Lëkura e patates është jashtëzakonisht e pasur me vitaminë C dhe vepron si një antioksiduese e fortë. Krahas kësaj, lëkura e patates përmban vitaminën B kompleks ashtu si edhe kalçium, të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e aktivitetit të sistemit imuntar.Ju pëlqen!

Ulë nivelin e kolesterolit në gjak
Përmbajtja e lartë me fibër e kombinuar me antioksidantët dhe polifenolet ndikon në reduktimin e sasisë së kolesterolit në gjak. Sipas të dhënave për personat që vuajnë nga niveli i lartë i kolesterolit në gjak, këshillohet të konsumojnë patate të gatuara me gjithë lëkurë.

Ul rreziqet e problemeve me zemrën
Lëkura e patates është gjithashtu e pasur me kalium, një mineral esencial dhe i rëndësishëm për shëndetin e zemrës. Ato ndihmojnë në minimizimin e prekjes së zemrës nga sëmundje të ndryshme dhe përmirësojnë aktivitetin e saj.

Për nivelin e sheqerit në gjak
Një nga vetitë e mira të lëkurës së patateve është ruajtja e nivelit të sheqerit në gjak. Konsumimi i lëkurës së patateve ndikon pozitivisht edhe në parandalimin e diabetit të tipit 2.

Kundër djegieve në Lëkurë
Sipas të dhënave lëkura e patates mund të përdoret edhe si kura natyrale kundër djegieve të vogla të lëkurës. Mjafton të vendosni copëza të lëkurës së patates nga ana e tulit mbi zonën e djegur dhe ajo të qetësohet menjëherë.

Si t’i pastroni
Para se të nisni përdorimin e lëkurës së patateve AgroWeb.org ju këshillon që të kujdeseni më parë që kokrrat e patateve t’i pastroni mirë me ujë me sodë dhe më pas t’i lani me ujë të rrjedhshëm. Uji me sodë është mënyra më praktike për të larguar të gjitha papastërtitë e lëkurës së patates duke e pastruar atë rrënjësisht.

Përgatitja dhe përdorimet
Lëngu i lëkurave të patateve përgatitet krejt lehtë. Mjafton t’i vendosni lëkurat e 5-6 patateve mesatare me 1.5 kg ujë në një tenxhere dhe lërini të ziejnë përreth 20 minuta. Mënyra më e mire për të përfituar vlerat e lëngut të lëkurave të patates është ta përfshini atë në gatime të ndryshme, siç është përgatitja e supave dhe gjellrave të ndryshme, përgatitja e bukës së shtëpisë apo edhe ëmbëlsirave. Në rastin e brumit të bukës, lëngu i patateve zëvendëson ujin dhe e bën bukën edhe më të shëndetshme por edhe ndikon që buka të fryhet dhe të jetë më e butë. Në rastin e përgatitjes së ëmbëlsirave, lëngu i patatesh zëvendëson qumështin.

postbck postbck

Recent Posts

Zbulohen dokumentet sekrete nga eksodi ’91: Në molin e Himarës një peshkarexhë mori disa civilë dhe…

Nga: DASHNOR KALOÇI Plot 35 vite më parë, në mesin e shkurtit të 1991-it, me mijëra…

14 hours ago

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur pini ujë të ngrohtë?

  Uji përbën rreth 60 përqind të trupit tonë dhe është thelbësor për rregullimin e…

14 hours ago

Çelësi i trajtimit të kancerit mund të jetë te macet

Studimi i parë i detajuar gjenetik mbi kancerin te macet shtëpiake ka zbuluar ngjashmëri të…

15 hours ago

Kjo bimë forcon imunitetin, lehtëson reumatizmin dhe mbron trurin

    Rozmarina njihet për efektet e saj të forta anti-inflamatore dhe antibakteriale, prandaj përdoret…

19 hours ago

Çfarë janë fibromat e mitrës dhe ja çfarë duhet patur parasysh

  Fibromat e mitrës janë masa beninje (jo kanceroze) që zhvillohen në murin e mitrës…

20 hours ago

Kështu mund ta mbani të hidratuar trupin tuaj gjatë agjërimit

    Për të ruajtur hidratimin, është e rëndësishme që gjatë vakteve të syfyrit dhe…

20 hours ago