<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Kështjella e Jerinës në Dollc të Klinës

Haxhi MEHMETAJ

Sipas mitologjisë shqiptare, Jerina ishte mbretëreshë e luleve. Kështjella është vendosur në izohipsën më të lartë të kodrës dhe ka formë të përafërt trapezi. Në tri anë, veriperëndim, veri dhe verilindje siguron mbrojte të mirë natyrore nga rënia e thiktë e kodrës, kurse në anën jugore kodra shënon pjerrtësi të butë.


Kështjella e cila ngrihet mbi kodrën shkëmbore të anës së majtë të magjistrales Klinë – Prishtinë, në fshatin Dollc të Komunës së Klinës thirret me emrin e një femre, Kalaja e Jerinës. Me këtë emër në Dardaninë qendrore (Kosovë) janë emëruar edhe dy kështjella të tjera, njëra Kulla e Jerinës në fshatin Pogragjë, e cila ndodhet rreth 4km larg në anën juglindore dhe tjetra Kalaja e Jerinës në fshatin Koshare të Gjakovës. Sipas mitologjisë shqiptare, Jerina ishte mbretëreshë e luleve. Kështjella është vendosur në izohipsën më të lartë të kodrës dhe ka formë të përafërt trapezi. Në tri anë, veriperëndim, veri dhe verilindje siguron mbrojte të mirë natyrore nga rënia e thiktë e kodrës, kurse në anën jugore kodra shënon pjerrtësi të butë.


Kështjella ka pozitë dominuese mbi luginën e Drinit të Bardhë dhe më gjerë mbi një pjesë bukur të madhe të Rrafshit të Dukagjinit deri tek Bjeshkët e Nëmura (Alpet Shqiptare). Në jug komunikon më kështjellën e Sukës së Cërmjanit, në veriperëndim e verilindje më kështjellën e Lipës Gjyteti, kështjellën e Radacit Kodra e Gjytetit, kështjellën e Jablanicës së Madhe Gjyteti, kështjellën Krye të Vrellës dhe kështjellën Golinat të Cërces.


Në vitet 90 – ta të shekullit të kaluar Enti i Kosovës për Mbrojtën e Monumenteve të Kulturës ka ndërmarrë gërmime dhe restaurime brenda dhe jashtë kështjellës përgjatë mureve rrethuese të anës perëndimore, ku janë zbuluar fragmente të enëve të qeramikës të periudhës së eneolitikut të hershëm, të antikitetit të vonë dhe të mesjetës . Rezultatet e gërmimeve dhe të restaurimeve nuk janë bërë publike. Në pamundësi të gërmimeve sistematike dhe në mungesë të shqyrtimit të dokumentacionit pararendës, megjithatë është arritur që të përcaktohen tri faza të ndërtimit të kështjellës.
Faza së parë është identifikuar kryesisht përgjatë anës perëndimore e kodrës. Ajo përbehet nga trakte të murit dhe të dy kullave, të ndërtuara më dy këmisha anësore më gurë mesatar, të plotësuara në mes në teknikën çakëll më gurë të vegjël dhe llaç gëlqereje. Sipas gjetjes së qeramikës së zbukuruar më krehër datohet në antikitetin e vonë të shekujve IV – VI pas Krishtit.


Faza së dytë e ndërtimit, e cila datohet në periudhë mesjetare është identifikuar në ana jugore të kodrës në muret e kullës katrore pranë hyrjes, të cilat janë ndërtuar me gurë të lidhur më llaç cilësorë dhe të përforcuar me trarë gjatësor e tërthorë . Vrimat e trarëve gjatësor janë më përmasa 20 x 20cm dhe 30 x 30cm. Vrimat e tejpërtejshme tërthore kanë diametër 7 – 8cm. Ndërsa fazës së tretë të ndërtimit i takon kisha dhe oborri saj i rrethuar më mure në anën veriore. Kjo fazë datohet në shekullin XVII.


(Nga libri në dorëshkrim, H. Mehmetaj, Trashëgimia arkeologjike e komunës së Klinës).


Kështjella e Jerinës në Dollc (Dizajni: Dukagjin Mehmetaj) /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Deklarohet edukatorja që rrahu dyvjeçarin në Tiranë: Po qante, nuk e durova dot

    Edukatorja e një kopsht privat, Brunilda Haxhiu është vënë në pranga nga Policia…

21 minutes ago

Shumë njerëz hanë speca çdo ditë, pak e dinë se si ndikojnë në organizëm

Speci është një nga perimet më të gjithanshme. Është i domosdoshëm në sallata, në skarë…

27 minutes ago

Këto janë dy zakonet që ndihmojnë të humbni peshë më lehtë

      Një studim i ri, i publikuar në revistën shkencore “International Journal of…

2 hours ago

I nxehti në Europë, ja truku i thjeshtë që po përdorin mijëra njerëz për t’u freskuar

    Përballë temperaturave rekord që kanë përfshirë Francën, shumë qytetarë po përdorin një metodë…

2 hours ago

Gjërat më të çuditshme që prishin Wi-Fi-n dhe si ta përmirësoni sinjalin!

    Bota moderne funksionon falë Wi-Fi-t, por ka disa pengesa të pazakonta që mund…

2 hours ago

Paralajmërimi i ekspertëve: Ja si noti në lumenj dhe liqene mund t’ju rrezikojë shëndetin

    Noti në lumenj dhe liqene po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet, por…

2 hours ago