<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Nëse i keni këto 3 simptoma, zemra juaj mund të jetë në rrezik

Të gjithë duan të jenë të shëndetshëm, veçanërisht marrë parasysh faktin se sëmundjet e zemrës janë shkaktari kryesor i vdekjeve anembanë botës. Por fatkeqësisht, marrë parasysh shumë lloje të problemeve të zemrës që mund t’i përjetoni, është vështirë të jesh i vetëdijshëm për të gjitha simptomat e mundshme. Derisa ka shenja të mëdha të cilat i identifikojnë këto sëmundje, sikur sikleti, dhimbja dhe presioni në gjoks, ju duhet të shikoni edhe për shenjat më pak të dukshme.

Sipas një studimi të ri, nëse i ndieni këto 3 simptoma delikate, atëherë zemra juaj mund të jetë në rrezik. Prandaj duhet të mësoni më shumë rreth faktorëve tjerë të rrezikshëm për shëndetin e zemrës suaj.

Burrat që përjetojnë rraskapitje të madhe ka më shumë të ngjarë të pësojnë një sulm në zemër. Në një studim të fundit të prezantuar më 13 mars në kongresin shkencor të Shoqërisë Evropiane të Kardiologjisë, hulumtuesit e kanë prezantuar lidhjen mes rraskapitjes dhe sulmit në zemër, tek burrat të cilët nuk kanë pasur histori të sëmundjeve kardiovaskulare.

Gjatë ekzaminimit të më shumë se 650 burrave të moshës 24-vjeçare deri në 64-vjeçar, ata zbuluan se burrat të cilët kishin lodhje kronike ishin më të rrezikuar nga sulmi në zemër.

Derisa burra të cilët nuk vuanin nga lodhja e madhe apo rraskapitja, gëzonin shëndet të plotë të zemrës.

Sipas autorit të këtij studimi, Dmitriy Panov, lodhja vitale identifikohet nga tri simptoma delikate: lodhja e tepruar, ndjenja të demoralizimit dhe nervozizmi i shtuar.

Pothuajse çdo person përjeton lodhje të përkohshme, por lodhja e madhe dhe e vazhdueshme është afatgjatë dhe nuk kalon pavarësisht se ju pushoni, kjo pasi është një gjendje gati konstante e lodhjes e cila zhvillohet me kalimin e kohës dhe zvogëlon energjinë, motivimin dhe përqendrimin tuaj.

Demoralizimi është një gjendje psikologjike e karakterizuar nga pafuqia, pashpresa, ndjenja e dështimit dhe paaftësia për t’u përballuar me situatat e jetës.

Kurse nervozizmi është një ndjenjë e agjitacion që ka të ngjarë t’ju lerë të irrituar ose të mërzitur.

postbck postbck

Recent Posts

Do të habiteni nga ajo që përshpejton plakjen tuaj

    Shumë njerëz këto ditë përdorin orë inteligjente për të numëruar hapat, unazat e…

13 hours ago

Paralajmërim nga OBSH-ja/ Ebola mund të përhapet më shpejt nga sa mendohej fillimisht

    Një shpërthim i Ebolës që ka vrarë të paktën 131 persona në Republikën…

13 hours ago

Pse ju ftohen shpesh duart dhe këmbët?

    Një ndjesi e shpeshtë e të ftohtit në duar dhe këmbë mund të…

16 hours ago

Gjermania dhe Kosova bashkë kundër virusit vdekjeprurës: Njëra me ekspertizë, tjetra me pacientë

    Gjermania ka laboratorë të sigurisë së lartë dhe virologë të aftë, ndërsa në…

16 hours ago

Ja çfarë duhet të hamë dhe pimë kur marrim antibiotikë

    Siç mund ta dini, antibiotikët janë një lloj i mahnitshëm i medikamentit, i…

17 hours ago

Këto ushqime rekomandohet të konsumohen ditëve të vjeshtës

    Derisa moti ka filluar të ftohet, edhe imuniteti bie, ndërsa ajo çfarë hamë…

17 hours ago