<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Si u përgjigj Idriz Seferi kur e pyetën se si arrinte të ikte me fustanellën me 90 palë

Fustanella është një veshje tradicionale ndër shqiptar dhe dihet se ajo ka një rrjedhë historike që nga lashtësia.
Dhe thotë njeriu se ata janë përdorur nga popullata shqipëtare nga jugu dhe Greqia e sotme.Por jo!
Në një rrëfim që së fundëmi ma rrëfeu babai im ,ibrahimi del se edhe njëri nga fytyrat më markante të historisë sonë nga lëvizja për liri dhe pavarësi nga Perandoria Osmane si dhe nga forcat tjera gllabëruese fqinje,gjenerali dhe luftëtari dhe prijësi i madh Idriz seferi,në një kohë të jetës së tijë ka veshur fustanellën.

Rrëfimi të cilin babai im Ibrahimi e kishte dëgjuar dhe mbajtur mend nga babai i tij,Shabiu e shfaqë trimin e madh në këtë pamje:
“Në një ndejë odash në Zhegër në kohërat kur ai pushonte nga betejat e parreshtura për liri po u rrëfente të rinjëve se në një kohë gjatë një lufteje kudër ushtrisë turke ai ka pasur të veshur fustanellë me 90 kina (Palë,sigurisht).Të rinjtë më pastaj e kanë pyetur Idrizin:”Epo mirë axha Idriz po si ia arrinit të iknit me një fustanellë me 90 palë?”
Idriz Seferi si i mprehtë dhe trim që ishte u kishte thënë se ai dhe bashkëluftëtarët e tij nuk e kishin të nevojshme një gjë të tillë,sepse ai nuk kishte ikur kurrë.

Për tu vërtetuar kjo,i vjen radha përleshjes tjetër të Axhës Idriz këtë radhë me ushtarët Bullgar.Përderisa ishte në komunë ai ishte rrethuar nga ushtarë Bullgar.Ky ka dalë në ballkon të ndërtesës së komunës së Bashku me njrin nga bashkëluftëtarët besnik të tijë dhe ua ka hudhur,Bullgarve kutinë e duhanit,ata në atë moment kanë reaguar në panik duke menduar se është bombë dhe këtë moment e ka shfrytëzuar axha idriz dhe s’bashku me bashkëluftarin ua ka shkrepur muzerre me rafal dhe shpejtë,e cila i ka detyruar ushtarët Bullgar të shtriheshin për tokë,të cilën gjë e ka shfrytëzuar trimi dhe ka rënë shpejtë shkallëve poshtë dhe duke shkelur mbi trupat e ushtarëve Bullgar ka arritur të qajë rrethimin dhe shkoj në lirinë e tij të pa shkelshme.
kështu njëri nga të rinjët që kishte qenë në odën ku axha Idriz u kishte thënë se Idrizi nuk ikën
kurrë,kishte qëlluar aty pranë kur gjenerali kishte shpërthyer rethimin dhe ishte bindur për këtë,s’bashku me fjalët e axhës Idriz që i tha atij kur e pa duke u larguar se”unë nuk kam ikur kurrë”…

Xhelil Arifi

InforCulture.Info

postbck postbck

Recent Posts

A është e dëmshme kërcitja e gishtave?

Pothuajse të gjithëve na ka ndodhur të dëgjojmë të njëjtin paralajmërim që nga fëmijëria: “Mos…

21 hours ago

E keni pyetur ndonjëherë veten tuaj se përse njerëzit e suksesshem veshin të njëjtat rroba?!

    Nga Steve Jobs me golfin e zi dhe xhinset klasike, te Mark Zuckerberg…

1 day ago

Prindër kujdes! Ja se sa duhet të peshojë çanta e shkollës së fëmijës tuaj…

    Një kufi i thjeshtë dhe disa shenja në trup tregojnë kur çanta është…

1 day ago

Marramendja gjatë shtatzënisë/ Ja pse ndodh dhe si mund ta lehtësoni…

    Shtatzënia sjell ndryshime të shumta në trup, prandaj nënat në pritje shpesh hasin…

1 day ago

Pija më e mirë e mëngjesit për shëndetin e zemrës

    Një zakon i thjeshtë në mëngjes mund të ndihmojë shëndetin e zemrës: pirja…

2 days ago

Çfarë duhet bërë kur fëmijët infektohen me fruth në çerdhe. Përgjigjet pediatrja!

    Mjekja pediatre Zerina Sheme ka ndarë në rrjetet sociale informacion në lidhje me…

2 days ago