exof neo
Pas ndarjes së Perandorisë Romake në dy pjesë më 395,trevat iliro-shqiptare hynë në përbërje të Perandorisë Bizantine,gjë që ishte edhe e natyrshme sepse vet themeluesi i Bizantit Konstandini i Madh ishte një Ilir,i cili s’bëri gjë tjetër veqse ndau shtetin,Perandorinë në këtë rast dhe krijoi shtetin me shumicë shqiptare edhe pse Bizanti merret si shtet multietnik.
Ka shumë elemente që shkojnë në dobi të kësaj teorie,perandorët e shumtë Ylliro-Arbënor dhe ai elementi i popullimit të hapësirave më të mëdha të saj me elementin etnik Arbënor,por që elementi rregullues etatik përkonte me atë të vatikanit të sotshëm,me një fjalë Arbnorët e atëhershëm ruanin formën e krishterimit të hershëm të cilin vetë e kishin përqafuar dhe sjellur në Europë.Pra (Unë) jam i bindur se Bizanti ishte një Perandori e krishterë Arbënore të cilën të cilën e krijuan e zhvilluan dhe e mbajtën deri në rënien e Konstantinopolit nën sundimin e Turqëve Osman në Mayj29, 1453,i cili në mënyrë heroike edhe pse në numër më të vogël u mbrojt për plot 53 ditë nën flamurin që sot Shqiptarët e kanë të tyrin!Apo nuk është kështu?
Shikone pikturen/pikturat e hershme nga ato kohë dhe nga të më vonshme që paraqesin momente të mbrojtjes së Konstantinopolit dhe qartë do të dalloni shqiponjën e zezë në të kuqe se si “reziston” mbi muret e Kështjellave në Konstantinopol,sulmeve barbare Osmane.
Dhe ju mendoni se është rastësi ose ndonjë gjë tjetër?!Jo asgjë nuk është rastësi,e as flamuri i shqiptarëve.Ai është flamur historik i cili vetëm se sa tregon se historia e fshehur e Ballkanit dhe më gjerë ishte histori që vëlonte nga elementi Pelasgo-Ylliro-Arbënor!
Shikone edhe një rast tjetër historik kur bëhet manipulim kinse i shpërnguljes së madhe Serbe dhe në të vërtetë ishin shqiptarët e krishterë që po lënin trojet e veta dhe iknin nga hordhitë turke për në veri.Për këtë ka shkruar edhe Fahri Xharra në shkrimin:”Shpërngulja e madhe “serbe” dhe mashtrimi historik serb” . .Shih foton ku dallohet qartë flamuri Arbënor:
Xhelil Arifi/proinformacion.com
Autori:Ky shkrim nuk është hulumtues-shkencor por publicistik mbështetur në bindje personale
Kafshët te cilat mund te theren për kurban janë: lopët, devetë, dhente dhe dhite…
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka njoftuar një ndryshim të madh në politikat…
Një sondazh i realizuar nga Opinion Way ka nxjerrë në pah një nga “defektet”…
Hantavirusi është një virus i rrezikshëm që transmetohet kryesisht nga brejtësit, sidomos minjtë. Njerëzit…
Pentagon i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar 64 dosje të reja që…
Zgjimi gjatë natës, veçanërisht rreth orës 3:00 të mëngjesit, është një përvojë e zakonshme…