<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Si mund të lehtësojmë dhimbjet e trupit

Dhimbjet e kyçeve shkaktuar kryesisht nga artriti ose shembjet e ndryshme, prekin më shumë se 10 milionë njerëz të të gjitha moshave dhe vështirësojnë aktivitetet e përditshme.

Probleme specifike të qafës përfshijnë dëmtime të zverkut dhe dëmtime të disqeve ndërvertebrore, por problemet më të shumta ndodhin për shkak të tensionit.
Ekspertët e Shëndetësisë thonë se të fjeturit gjumë në një pozicion jo të volitshëm ose tërheqjet e muskujve janë të zakonshme, por qëndrimi i keq është shkaku kryesor. Kur përkulni kokën mbi tablet, telefon apo kompjuter, muskujt e qafës tendosen shumë.

Ekspertët thonë se tek një njeri mesatar koka peshon 5.4 kilogramë, por për çdo përkulje prej 2 centimetrash që i bëhet kokës, shtohen edhe 4.5 kilogramë.

Kështu, nëse e përkulni kokën vazhdimisht më shumë se sa 7 centimetra, kjo i shton qafës suaj mbi 19 kilogram shtesë. Ajo që duhet të bëni sipas mjekëve, është të mbani trupin në një pozicion neutral gjatë gjithë kohës. Mbajini veshët në një distancë të barabartë nga shpatullat dhe mjekrën mos e mbani as poshtë as lart.

Për të rritur lëvizshmërinë rrotullojeni qafën me ngadalë majtas duke e përqendruar shikimin mbi shpatullën tuaj të majtë. Qafën rrotullojeni deri sa të mundni pa i shkaktuar dhimbje vetes. Përsëriteni të njëjtën gjë djathtas. Sigurohuni që shpatullat të jenë në qetësi. Përsëriteni këtë gjë nga 10 herë për çdo anë, dy herë në ditë.

Kapja keq e shpatullës, e quajtur ndryshe dhe ngrirja e shpatullës, sipas specialistëve kjo ndodh kur kapet keq ose pickohet tendina nga kockat e nyjës së shpatullave. Ajo që duhet të bëni është të merni një pako me akull dhe vendosni për 5 deri në 10 minuta mbi shpatull për të ulur inflamacionin. Është e rëndësishme që shpatulla të mbahet konstante dhe të mos lëvizet, prandaj dhe shumë pacientëve mjekët u sugjerojnë një injeksion që ul inflamacionin. Nëse këto metoda nuk funksionojnë, mbetet gjithmonë operacioni si mundësia më ekstreme për të liruar tendinën e kapur.

Por, ju mund të ushtroheni duke u përkulur përpara duke u mbajtur mbi një karrige ose tavolinë, dhe krahun e sëmurë lëreni të varur poshtë. Lëvizeni me kujdes duke përdorur lëvizje rrotulluese. Rrotullojeni një minutë sipas drejtimit orar dhe një minutë sipas drejtimit tjetër. Këshillohet të përsëritet 5 herë në ditë.

Rënia në peshë ndihmon shumë në rastet kur keni dhimbje gjuri. Për çdo 0.5 kile që humbisni, gjurit i hiqet një peshë prej 1.8 kg. Të mbajturit e një qese me akull në pjesën e gjurit ul ënjtjen që krijohet gjatë ushtrimeve fizike.

Ekspertët e Shëndetësisë thonë se mund të praktikohet edhe fizioterapi për ushtime forcimi që ndihmojnë në mosbalancimin e muskujve , por kjo është një gjendje e cila me kalimin e kohës do kalojë dhe nuk ka nevojë për masa drastike siç është operacioni.

postbck postbck

Recent Posts

Një thesar 2,000-vjeçar i fshehur brenda kockës së kofshës së një lope

Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…

19 hours ago

RETROSPEKTIVË: Mitrovicë, 1943 – Një ushtar gjerman duke trajnuar një shqiptar në hekurudhë

Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…

19 hours ago

Macja që e mahniti Nikola Teslën: shkëndijat misterioze që zgjuan kureshtjen e gjeniut të elektricitetit

Përpara se Nikola Tesla të bëhej një nga emrat më të rëndësishëm në historinë e…

20 hours ago

Ja si t’i pastroni atletet e bardha

    Erdhi koha e tyre, e atleteve të bardha ! Vajzat që janë fanse…

22 hours ago

A ndihmojnë mandarinat për të kuruar aneminë

  Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtje së lartë të…

23 hours ago

Fiq të thatë me vaj ulliri, njihuni me kurën 40-ditore

    Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat…

23 hours ago