Një dokument i Arkivit të Shtetit i deklasifikuar së voni dëshmon se Shqipëria e kishte njohur shtetin e Izraelit 11 muaj pas shpalljes së pavarësisë.
Më 16 prill 1949, Enver Hoxha, atëherë Kryetar i Këshillit të Ministrave dhe ministër i Punëve të Jashtme, e njoftonte ministrin e Punëve të Jashtme të Izraelit, Mosha Sharet, se Qeveria e Republikës Popullore të Shqipërisë kishte vendosur ta njihte zyrtarisht Shtetin e Izraelit dhe Qeverinë e tij.
Në letrën zyrtare drejtuar ministrit izraelit, Enver Hoxha shkruante se Qeveria e Republikës Popullore të Shqipërisë i kishte ndjekur me interesim përpjekjet e populliit të Izrailit “për sigurimin e lirisë, idipedencës dhe sovranitetit të tij“ dhe se ai gëzohej që këto përpjekje ishin “kororëzuar me sukses me shpalljen e krijimit të Shtetit te Izrailit“.
Enver Hoxha i drejtohej ministrit izraelit me “Zoti“, ndërsa vetë ishte nënshkruar me gradën e tij ushtarake – “Gjeneral Kolonel“.
Sodoqoftë, letra e deklasifikuar që doli në dritë nuk është as e protokoluar dhe as e firmosur nga Enveri.
Ndërkaq, Agjencia Telegrafike Hebraike (Jewish Telegraphic Agency – JTA), raportonte për njohjen e Izraelit nga Shqipëria tri vjet më vonë. Në buletinin e saj ditor, më 19 prill 1952, JTA raportonte nga Londra, duke iu referuar Radio Tiranës.
“Vendi i Adriatikut është shteti 52-të që njeh statusin diplomatik të shtetit hebre”, shkruante JTA.
Deklarata e pavarësisë së Izraelit ishte shpallur më 14 maj 1948, në Tel Aviv, nga Kryetari i Organizatës Botërore Hebraike David Ben-Gurion, i cili ishte zgjedhur së shpejti kryeministër i parë i shtetit të Izraelit.
Bashkimi Sovjetik ishte vendi i parë që e kishte njohur shtetin e Izraelit. Moska e kishte njohur de jure Izraelin më 17 maj 1948, tri ditë pas shpalljes së pavarësisë. Shembullin e Bashkimit Sovjetik e kishin ndjekur shume shpejt edhe Nikaragua, Çekosllovakia, Jugosllavia dhe Polonia.
Shtetet e Bashkuara e kishin njohur de jure deri shtetin e Izraelit më 31 janar 1949, pas zgjedhjeve të para në Izrael.
(Ramadan Muçolli)
Përveç medikamenteve, në raste virozash apo infeksionesh të ndryshme rekomandohen ushqime dhe bimë…
Ju duhet një gotë e mbushur tre çerek me ujë, lëngu i një limoni…
Rënia e flokëve mund të lidhet me faktorë të ndryshëm, përfshirë stresin, ndryshimet…
‘Tradhëtia’ dhe ruatja e nderit..pse u rrethua kulla e Abdullah Pashë Drenit nga forcat e…
A ju ka ndodhur të pini ujë nga një gotë që e keni…
Uji me limon, mjaltë dhe spec të kuq është promovuar si një pije…