<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Boronica ndihmon për uljen e tensionit

Boronicat janë të ëmbla, ushqyese dhe shumë të shëndetshme. Këto fruta kaq të vogla i bëjnë kaq mirë trupit dhe mendjes sonë. Boronica ndihmon trurin dhe zemrën, mbron sytë dhe lëkurën.

Antioksidantët që gjenden te boronicat, sidomos ato që rriten të egra në tokat shqiptare, neutralizojnë radikalet e lira që nxisin disa sëmundje si ato të zemrës apo tumoret.

Pa yndyrna dhe me vetëm 84 kalori për një kupë, boronicat janë të pasura me fibra që të mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë.

Vetëm pak boronica në ditë përmbushin nevojën ditore për fibra. Boronicat janë një burim i shkëlqyer mangani. Ky mineral luan një rol të madh në konvertimin e karbohidrateve dhe yndyrnave në energji.

Boronicat përmbajnë dhe shumë vitaminë C. Ajo ndihmon në formimin e kolagjenit dhe ndihmon për të pasur mishrat e dhëmbëve të shëndetshëm.

Gjithashtu boronicat, së bashku me luleshtrydhet mendohet se kanë një ndikim shumë pozitiv në uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiake tek femrat.

Boronicat Për Uljen e Tensionit Të Gjakut

Studimet thonë se ngrënia e një filxhani çaji me boronica (ose 200 gramë) çdo ditë ndihmon në uljen e tensionit të gjakut.

Kjo sasi boronicash arrin të përmirësojë funksionin e enëve të gjakut dhe të ulë nivelet e tensionit sistolik të gjakut.

Këto studime janë bazuar në eksperimente të kryera tek burra dhe gra. Ata kanë konsumuar këtë sasi boronicash çdo ditë për një muaj me rradhë.

Sipas ekspertëve, tensioni i gjakut përmirësohet në vetëm 2 orë pas konsumit të boronicave në formë të plotë ose si lëng.

Gjatë konsumit mujor të boronicave tensioni sistolik mund të bjerë mesatarisht me 5 mm/hg. Një efekt i ngjashëm ky me atë të medikamenteve kundër tensionit të lartë.

Ekspertët thonë se ky përfitim i boronicave i atribuohet nivelit të lartë të antiksidantëve. Këto janë përgjegjës edhe për ngjyrën e errët të boronicave.

Antioksidantë të tillë gjenden edhe tek fruta të tjera të pyllit siç janë manaferrat por boronicat kanë nivelet më të larta, shkruan agroweb.

Këta antioksidantë përmirësojnë funksionin e qelizave në shtresën e brendshme të enëve të gjakut dhe lehtësojnë qarkullimin e pandërprerë të tij.

AgroWeb gjithsesi këshillon të mos anashkaloni kueshillat e mjekut dhe medikamentet që ai mund t’ju japë për tensionin. 

postbck postbck

Recent Posts

Ndryshimi që i ndodh trupit tuaj kur hiqni dorë nga duhani

    Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…

3 hours ago

Çfarë duhet të bëni nëse thumboheni nga bleta?

  Shumicës së njerëzve do t’u ndodhë që të thumbohen nga një bletë të paktën…

4 hours ago

Sa arra duhet të konsumoni në ditë, zbuloni sa është sasia e duhur

    Arrat janë shumë të shëndetshme për organizmin, por nëse e teproni me to,…

4 hours ago

Sa hapa duhen bërë në ditë për të humbur peshë?

    Ecja është një aktivitet i thjeshtë që mund t'ju ndihmojë të humbni peshë.…

4 hours ago

Ky frut i ëmbël ndihmon në shërimin e anemisë

    Mangot janë të pasura me hekur, gjë që i bën ato të dobishme…

4 hours ago

Nëse ky moment i pabesueshëm nuk do të ishte filmuar, askush nuk do ta besonte!

  Një burrë 66-vjeçar sapo ishte pensionuar dhe, në vend që të shijonte një jetë…

2 days ago