<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Simptomat e para të migrenës

Njerëzit e klasifikuar si obezë janë më të rrezikuar nga episodet e përsëritura të migrenës.

Këtë e thotë një studim i kryer nga Akademia Amerikane e Neurologjisë.

Episode të përsëritura të migrenës është një term ku futen dhimbjet që ndodhin deri në 14 herë në muaj.

Dhimbjet e migrenës quhen kronike kur ato përsëriten mbi 15 herë në një muaj.

Studimi i lartpërmendur analizoi të dhënat e 3,700 të rriturve me një indeks të lartë të masës trupore.

Shkencëtarët kuptuan se njerëzit me një indeks të lartë të masës trupore kishin më shumë gjasa të përjetonin episode të përsëritura të migrenës në një muaj.

Ky problem vërehej më shumë tek gratë dhe njerëzit nën moshën 50 vjeç.

Studimi nuk arriti të provojë se obeziteti shkakton këto dhimbje të migrenës.

Megjithatë, ai arriti në konkluzionin se njerëzit obezë kanë një rrezik të lartë të episodeve të vazhdueshme të këtyre dhimbjeve drobitëse.

Ky rrezik arrin deri në 81% thonë ekspertët.

Roli i medikamenteve kundër migrenës

Nga ana tjetër, shkencëtarët nxorën në pah edhe faktin se ka medikamente kundër migrenës që nxisin shtimin në peshë.

Kjo nënkupton që lidhja mes të dy problemeve mund të jetë e ndërsjellë.

Ka teori sipas të cilave, dhimbjet e kokës vijnë si rezultat i disa proteinave inflamatore që sekretohen nga dhjami i akumuluar në trup.

Nëse vuani nga migrena por jeni mbipeshë dhe obezë, atëherë ekspertët rekomandojnë të këshilloheni me një mjek.

Ai mund të rekomandojë strategji të ndryshme për rënien në peshë apo kryerjen e aktivitetit fizik në mënyrë që të hiqni kilogramët e tepërt në mënyrë të shëndetshme.

Rënia nga pesha është shumë e rëndësishme për të penguar që dhimbjet e kokës të bëhen kronike.

Njerëzit që vuajnë nga migrena duhet gjithashtu të tregohen të kujdesshëm me medikamentet.

Duke lexuar informacionet për efektet anësore të tyre, mund të kuptoni nëse këto ilaçe luajnë gjithashtu rol në shtimin në peshë.

postbck postbck

Recent Posts

Kënga e një emri të lavdishëm të historisë, që mbrojti atdheun duke mposhtur Cërnagoren dhe Rusinë

Salih Kabashi KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR…

9 hours ago

Kush e ngriti e kush e solli flamurin ndër malësor

Kush e ngriti e kush e solli flamurin ndër malësor. Tri referenca shkencore të pa…

9 hours ago

Gravura e vitit 1886 tregon mullirin e hershëm të Prishtinës

Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…

3 days ago

Xhubleta Shqiptare – Thesar i Trashëgimisë Kulturore

Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…

3 days ago

Boshnjakizimi i fiseve shqiptare në Sanxhak

Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…

3 days ago

Droni sa një insekt, Kina sjell zbulimin që sfidon syrin njerëzor

Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…

3 days ago