<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

​Shkaku i rënies së madhe të numrit të insekteve mund të jetë rrezatimi i celularëve

Rrezatimi i telefonit celular mund të kontribuojë në rënien e mprehtë të popullatave të insekteve që janë parë vitet e fundit në shumicën e vendeve evropiane, ka treguar një studim i gjerë në Gjermani.

Me ndikimin negativ të pesticideve dhe humbjes së habitateve, rritja e ekspozimit ndaj rrezatimit elektromagnetik “ka të ngjarë të ketë një ndikim negativ në botën e insekteve”, sipas një studimi të paraqitur javën e kaluar në Stuttgart. Studimi nuk është shqyrtuar ende nga shkencëtarë të tjerë të pavarur.

Analiza e 190 studimeve shkencore, së bashku me Shoqatën Gjermane për Ruajtjen e Natyrës dhe Biodiversitetit (NABU), u krye nga dy organizata joqeveritare, njëra nga Gjermania dhe tjetra nga Luksemburgu.

Studimi i referohet rezultateve të 83 studimeve shkencore, nga të cilat 72 treguan një efekt negativ të rrezatimit te bletët, grerëzat dhe mizat.

Efektet negative të përmendura variojnë nga aftësia e zvogëluar për të fluturuar, për shkak të shqetësimeve të fushës magnetike deri në dëmtimin e materialit gjenetik dhe larvat.

Në veçanti, rrezatimi i telefonave celularë dhe rrjeteve pa tel të internetit hap kanale kalciumi në qeliza të caktuara, që do të thotë se ato thithin më shumë jone kalciumi.

Kjo mund të shkaktojë një reaksion biokimik tek insektet që prish ritmin e tyre dhe ndikon negativisht në sistemin e tyre imunitar.

“Studimi sugjeron që, duke analizuar zvogëlimin dramatik të numrit të insekteve, ne duhet të marrim parasysh të gjitha shkaqet e mundshme”, beson Johannes Enssle, kreu i NABU me qendër në Baden-Wuerttemberg.

Ai tregon se është i vetëdijshëm për ndjeshmërinë e temës që lidhet me zakonet tona të përditshme dhe se ai e di se interesat e fortë ekonomik qëndrojnë prapa teknologjisë së komunikimit celular, transmeton KosovaPress.

Peter Hensinger nga organizata gjermane e mbrojtjes së konsumatorit Diagnose Funk beson se më shumë vëmendje duhet t’i kushtohet efekteve të mundshme negative të rrezatimit në kafshë dhe njerëz, veçanërisht në lidhje me futjen e teknologjisë 5G.

Rrjetet e pajisura me teknologjinë e re pritet të ofrojnë shpejtësi njëqind herë më të larta se rrjetet ekzistuese 4G.

Ky zbulim ka rezultuar në reagime të dhunshme dhe kundërshtim nga aktivistët e përfshirë në fushata mjedisore, të cilët besojnë se mund të priten pasoja për shëndetin e njeriut dhe një ndikim negativ në mjedis.

postbck postbck

Recent Posts

A e dini se deri në vitin 1930, iftari dhe syfyri njoftoheshin përmes rënies së topave?

Nga: Gazmend Arifi A e dini se deri në vitin 1930, iftari dhe syfyri njoftoheshin…

10 hours ago

87 vjet më parë…Telegrami i Mehdi Frashërit për Benito Musolinin: Më mirë vdekjen se sa çnderimin…

87 vjet më parë...Telegrami i Mehdi Frashërit për Benito Musolinin: Më mirë vdekjen se sa…

11 hours ago

Trenat panoramikë më të bukur të Europës

Glacier Express njihet si “treni ekspres më i ngadalshëm në botë” Të udhëtosh me tren…

11 hours ago

Soda e bukës dhe barnat: Kombinimi që mund të bëhet i rrezikshëm pa e ditur

Përdoret shpesh për urthin dhe duket e padëmshme, por soda e bukës mund të ndërveprojë…

11 hours ago

Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” do të hapet ekspozita – Rrok Zojzi: Ekspedita etnografike

𝐑𝐫𝐨𝐤 𝐙𝐨𝐣𝐳𝐢: 𝐄𝐤𝐬𝐩𝐞𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞𝐭𝐧𝐨𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢𝐤𝐞 Kuruar nga Nebi Bardhoshi 📍Hapja e ekspozitës 🗓E premte, 10.04.2026, ora…

12 hours ago

Filmi malazez në gjuhën shqipe “Nderi”, kandidat zyrtar për Oscar

“Nderi”, filmi i suksesshëm malazez në gjuhën shqipe, vjen për herë të parë në Tiranë…

12 hours ago