319 TË SHËRUAR DHE 461 RASTE ME COVID-19!

319 TË SHËRUAR DHE 461 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.138 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 461 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (80 vjeç), Gjakovë 1 rast (85 vjeç), Pejë 1 rast (83 vjeç).Numri total i rasteve pozitive është 67.469 raste nga 294.985 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.582 raste të vdekjes.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 319 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 58.919 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.968 Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 179 raste, Gjakovë 34 raste, Pejë 28 raste, Podujevë 24 raste, Prizren 24 raste, Fushë-Kosovë 22 raste, Mitrovicë 21 raste, Ferizaj 17 raste, Vushtrri 16 raste, Lipjan 15 raste, Viti 12 raste, Gjilan 10 raste, Obiliq 9 raste, Rahovec 9 raste, Drenas 7 raste, Malishevë 5 raste, Kaçanik 4 raste, Klinë 4 raste, Deçan 3 raste, Kamenicë 3 raste, Suharekë 3 raste, Dragash 2 raste, Istog 2 raste, Mamushë 2 raste, Shtime 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Kllokot. Të nderuar qytetarë!Duke pasur parasysh vlerësimin dinamik dhe në kohë reale të situatës epidemiologjike me COVID -19, sot janë raportuar 461 raste pozitive, që paraqet numrin më të madh të rasteve pozitive këtë vit me tendencë të rritjes ditëve në vijim.Numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës si pasojë e drejtëpërdrejtë e neglizhimit të masave.Mjekët të stërngarkuar në spitale po luftojnë kundër këtij virusi tinëzar e shkatërrimtar me tërë fuqinë e tyre profesionale e njerëzore.IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.Masat parandaluese janë të njejta me aksent të veçantë se personat pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet. Me zvogëlimin e kontakteve, do ta bëjmë të mundur ndërprerjen e përhapjes së infeksionit.Andaj rekomandojmë edhe një herë:1. Të qëndrohet në shtëpi, dhe dalja të jetë vetëm për nevoja të domosdoshme;2. Ndalimi rigoroz i takimeve me njerëz me të cilët nuk jetoni në bashkësi, pos për qëllime specifike;3. Ndalimi rigoroz i tubimeve;4. Respektimi rigoroz i masave kufizuese në aktivitetet publike;5. Kufizimi i punës për veprimtaritë jo-esenciale dhe vend-ngjarjet duke redukuar edhe kohën e punës gjatë ditës.IKSHPK vlerëson se këto masa mund të ndërprejnë rritjen e numrit të rasteve, të parandalojnë mbingarkesën e hospitalizimeve dhe të parandalojnë rritjen e numrit të vdekjeve.IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.Në veçanti, bëjmë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike.Grumbullimi i qytetarëve pa maska dhe pa mbajtje të distancës shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent në mesin tonë.Apelojmë tek institucionet përgjegjëse, përkatësisht Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse që të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në fuqi në zbatim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës.Qytetarë të nderuar,Ju lutemi për kujdes të shtuar!Që të shmangni shkaqet dhe pasojat e infeksionit:Respektoni masat kufizuese për grumbullimet dhe tubimet publike!Mbani në mend:FYTYRA E MBULUAR ME MASKË! DUART E PASTRA! DISTANCA DHE HAPËSIRA E BOLLSHME!Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën!Respektoni distancën!

postbck postbck

Recent Posts

Vendi ku çdo 3 minuta vdes një person në aksident rrugor

  Çdo mëngjes, faqet e gazetave mbushen me lajme për aksidente rrugore tragjike: autobusë pasagjerësh…

2 days ago

“Thirrja”, një sukses tjetër i madh i filmit kosovar në arenën ndërkombëtare

  Nje sukses tjeter i madh i filmit kosovar ne Arenen Nderkombetare. Filmi i shkurter…

2 days ago

Kali: Historiku i zbutjes dhe përdorimit nga njerëzit nga antikiteti deri më sot

Kali ka qenë një nga kafshët më të rëndësishme për zhvillimin e qytetërimit njerëzor. I…

2 days ago

Mas.akra në Kishën e Kodrës ne Hormovë, ushtria greke në bashkëpunim me shqipfolësit mas.akruan mbi 500 shqiptarë

NGA: SYLEJMAN MORINA Masakra në Kishën e Kodrës ne Hormovë , ushtria pushtuse kanibalistat Greke…

2 days ago

Otomanët dhe arabët

Nga: Daut Dauti Kundër Perandorisë Otomane, para sauditëve, janë ngritur jemenasit e më vonë edhe…

3 days ago

Rrufetë e vogla të krijuara nga pikat e ujit mund të kenë nisur jetën në tokë

  Arti dhe letërsia shpesh e kanë paraqitur krijimin e jetës me momente të mëdha…

4 days ago