<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Prifti shqiptar që mblodhi 6000 austriakë kundër Turqisë

Pak kohë më parë është botuar libri “Shkodra, Kontributet në traditat kulturore e artistike shqiptare” me autor publicistin Marian Shestani. Ky libër vjen si punë 15 vjeçare e Shestanit i cili pak kohë më parë, ndërroi jetë.

Mes të tjerësh, ai flet edhe për Pjetër Bogdanin, shkrimtarin e njohur si ati i letërsisë shqipe dhe poseduesi i së parës bibliotekë shqipe. Për këtë figurë, z. Shestani, ndër të tjera shkruan:

Imzot Pjeter Bogdani, i cili ka lindë në Gur të Hasit, por pjesën më të madhe të jetës e veprimtarisë prej më shumë se njëzetë vjetësh e kaloi në Shkodër, si peshkop i Peshkopatës dhe administrator i Kryedioqezës së Tivarit.

Kishte ndjekë studimet në Kolegjin e Propaganda Fides, ku u diplomue doktor në filozofi e teologji. Gjatë viteve të turbullta të luftës turko – austriake, 1664-1669 u fsheh në fshatrat Barbullush e Rrjoll të Shkodrës. Edhe sot e kësaj dite, shpella ku u strehue Bogdani në Rrjoll mban emrin “Shpella e Bogdanit”.

Vendoset me detyrë Kryepeshkop i Shkupit, prej nga do të shkonte në Venedik dhe Padovë. Mbas rikthimit në Ballkan në mars të vitit 1886 mbështeti kryengritjen kundërosmane, sidomos në Kosovë, ku organizoi bashkimin e një force prej 6000 ushtarësh austriakë dhe, ndonëse u mor Prizreni, pjesa ma e madhe e ushtrisë u ndesh me sëmundjen e murtajës, sëmundje kjo që vuri poshtë edhe Bogdanin, prej së cilës do të vdiste me 6 dhjetor 1689.

Vepra e tij kryesore është “Çeta e Profetëve”. Ajo vepër është me tipare të vërteta letrare dhe shënohet si kryevepra e letërsisë së vjetër shqipe.

Me poezinë e prozën prek një ndër personalitetet më të mëdha të shkencës e kulturës shqiptare të kohës. Ndërsa proza e tij ishte e punuar në nivel të lartë për kohën, çfarë e bën Bogdanin të quhet “ati i prozës artistike shqipe”.

Ai gjithashtu ngriti bibliotekën e tij të madhe që në vitin 1638. E mbante atë gjithkund me vete, pra edhe në Shkodër. Ajo rezulton të jetë biblioteka e parë shqiptare.

postbck postbck

Recent Posts

Një thesar 2,000-vjeçar i fshehur brenda kockës së kofshës së një lope

Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…

21 minutes ago

RETROSPEKTIVË: Mitrovicë, 1943 – Një ushtar gjerman duke trajnuar një shqiptar në hekurudhë

Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…

44 minutes ago

Macja që e mahniti Nikola Teslën: shkëndijat misterioze që zgjuan kureshtjen e gjeniut të elektricitetit

Përpara se Nikola Tesla të bëhej një nga emrat më të rëndësishëm në historinë e…

2 hours ago

Ja si t’i pastroni atletet e bardha

    Erdhi koha e tyre, e atleteve të bardha ! Vajzat që janë fanse…

4 hours ago

A ndihmojnë mandarinat për të kuruar aneminë

  Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtje së lartë të…

4 hours ago

Fiq të thatë me vaj ulliri, njihuni me kurën 40-ditore

    Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat…

4 hours ago