<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Si u detyrua kancelari Bismark t’i pranonte shqiptarët si faktorë?

Lufta e rreptë e shqiptarëve për të mbrojtur tërësinë tokësore të Shqipërisë, kishte tërhequr vëmendjen edhe të kancelarit gjerman Otto von Bismarck.

I njohur për sqimën e tij dhe arrogancën e tij, Bismarck shprehej me përbuzje se Ballkani nuk i meritonte as eshtrat e një ushtari pomeranian (rajon në verilindje të Gjermanisë), shkruan Konica.al.

Më 30 mars 1879, Abdyl Frashëri dhe Mehmet Ali Vrioni nga Preveza udhëtuan drejt Evropës me qëllim të sensibilizimit të Fuqive të Mëdha për çështjen shqiptare.

Sipas historianëve, Bismarku nuk kishte dënjuar të pranonte në takim dy përfaqësuesit shqiptarë, kurse disa studiuesë mendojnë se megjithatë është mbajtur një takim i shkurtër jozyrtar.

Ndonëse nuk ka një burim të verifikueshëm, kancelari i akullt prusian citohet gjerësisht të ketë thënë se Shqipëria ishte veçse një shprehje gjeografike («Albanien sei für ihn ein bloßer geographischer Begriff»).

Po kaq i përmendur është edhe oferta që Bismarku dhe ministri i Jashtëm britanik Derbi i kishin bërë Italisë për të pushtuar Shqipërinë.

Por, këmbëngulja e shqiptarëve për t’i mbrojtur tokat në jug (vilajetin e Janinës) kishte ndryshuar qëndrimin e kancelarit arrogant.

Në shkurt të vitit 1881, kur përplasjet mes kryengritësve shqiptarë dhe administratës osmane rifilluan në veri, Bismarku deklaroi se do të ishte në dobi të Greqisë të ishte në marrëdhënie miqësore me shqiptarët, për shkak se ata ishin aleatët e saj natyrorë kundër sllavëve dhe turqve.

© Salih Mehmeti | Konica.al

Burimet:

René Ristelhueber, A History of the Balkan Peoples, 1971, f.180

Kristo Frashëri, Lidhja Shqiptare e Prizrenit: 1878-1881, 8 Nëntori, 1979, f.65

Stavro Skendi, The Albanian National Aëakening, Princeton Legacy Library, 2015, f. 86

L.Tandschau, Durchfuerung des Berliner Kongressakte (1880-81) (Dr. Busch. Deutsche Rundschau, CXXXXVII – April, Mäi, Jüni 1911)

postbck postbck

Recent Posts

Kënga e një emri të lavdishëm të historisë, që mbrojti atdheun duke mposhtur Cërnagoren dhe Rusinë

Salih Kabashi KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR…

4 hours ago

Kush e ngriti e kush e solli flamurin ndër malësor

Kush e ngriti e kush e solli flamurin ndër malësor. Tri referenca shkencore të pa…

4 hours ago

Gravura e vitit 1886 tregon mullirin e hershëm të Prishtinës

Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…

3 days ago

Xhubleta Shqiptare – Thesar i Trashëgimisë Kulturore

Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…

3 days ago

Boshnjakizimi i fiseve shqiptare në Sanxhak

Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…

3 days ago

Droni sa një insekt, Kina sjell zbulimin që sfidon syrin njerëzor

Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…

3 days ago