<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: Uncategorized

Çfarë fshihet pas “urrejtjes” që Mustafa Kemal Ataturku kishte ndaj Mbretit të shqiptarëve, Ahmet Zogut?!

Një nga figurat më ikonike në fillim të shekullit të XX-të, Mustafa Kemal Ataturku, mbahet mend si udhëheqësi i cili doli nga hiri i Perandorisë Osmane për të krijuar Turqinë si një republikë sovrane. Si president, kontributet e tij në zhvillimin e një Turqie moderne e laike ishin aq me ndikim sa që edhe sot fyerja e kujtimit të tij konsiderohet krim që është i dënueshëm me burgim.

I lindur me emrin Mustafa më 19 maj 1881, si i ri u fut në Ushtrinë e Perandorisë Osmane e cila i kishte kaluar mbi 600 vjet në kontrollin e hapësirave të mëdha të Mesdheut. Pasi ndoqi shkollën ushtarake, merr pjesë si ushtar në luftërat kundër italianëve në Libi – nga viti 1911 në vitin 1912 – dhe më vonë ka ndihmuar forcat udhëheqëse në bllokimin e Aleatëve për kapjen e Stambollit në fushatën e famshme të Galipolit gjatë Luftës së Parë Botërore .

Përpjekjet  e para në politikë erdhën në vitin 1919 kur organizoi një revolucion nacionalist për të përzënë pushtetin e huaj nga toka turke. Pasi shënoi fitore vendimtare kundër grekëve dhe armenëve, siguroi Traktatin e Lozanës në korrik të vitit 1923, që njohu Turqinë si komb i pavarur. Më vonë atë vit, Kuvendi kombëtar themeloi Turqinë si Republikë me Ataturkun si presidentin e saj të parë.

Si kryetar i shtetit, Ataturku ndërmerr një sërë reformash të thella që kërkonin të krijonin një shoqëri më laike, moderne dhe të stilit evropian. Ai ngriti fabrika në pronësi të shtetit dhe rrjetet hekurudhore, miratoi ligje në lidhje me barazinë gjinore dhe të votës së grave, si dhe futi një program të perëndimor që bëri që Turqia të miratojë kalendarin gregorian dhe alfabetin latin. Më të diskutueshme ishin reformat e tij fetare, të cilat shfuqizuan ligjet shekullore islamike të Kalifatit. Ai gjithashtu mbylli shkollat fetare dhe gjykatat, hoqi ligjin e ndalimit të alkoolit dhe ndaloi gratë punëtore për mbajtjen e shamisë.

Ataturku shërbeu si president të Turqisë për 15 vjet. Tre vjet para vdekjes së tij në vitin 1938, atij iu dha mbiemri i nderuar “Ataturk” – që do të thotë “Babai i turqve”. Kjo sepse figura e krijuesit të shtetit turk ka dalë jashtë kornizave të zakonshme dhe është kthyer në mit dhe kult.

Mirëpo, ai nuk ka bërë shumë për Shqipërinë e shqiptarët (fatkeqësisht, ndonëse i dinte rrënjët e tij shqiptare, ai bashkëpunoi me serbët për t’i shpërngulur shqiptarët nga Kosova), ndërsa nuk ka respektuar as Ahmet Zogun. Ai ndoshta ishte i vetmi që reagoi ndaj krijimit të Mbretërisë së Shqipërisë, me goditje grushti në tryezë e fyerje: “Çfarë! Ta pranoj? Jo, jo. Unë s’do ta njoh kurrë! Mbase do jem i vetmi në botë. Kjo s’ka rëndësi. Ju betohem, ju jap fjalën që s’kam për ta njohur! Duhet dhënë shembulli. Një njeri i zgjedhur nga njerëzit nuk duhet ta tradhtojë kurrë betimin e tij! Kurrë”!

Ataturku porositi gazetarët që t’i shkruanin fjalët e tij fije e për pe. Ndërsa, kur pas disa ditësh takon një diplomat shqiptar, e pyet me cinizëm: “Asaf Bej, shoh shumë fotografi qesharake nëpër gazeta. Çfarë po ndodh në Shqipëri? Po vini në skenë ndonjë operetë”?

Ataturku ishte nënçmues ndaj arritjeve sado të vogla të Zogut dhe veçanërisht ndaj aleancës së tij me Italinë. Kështu, marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Turqisë u ngrinë për tre vjet. /Telegrafi/

postbck postbck

Recent Posts

Nata e fundit e Ismail Qemalit: “I hodhën helm në kafe…”

  Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…

4 hours ago

Zbulohet çmimi i telefonit që mban baterinë rreth një muaj, ja kur do të dal në treg

    Kompania franceze Avenir Telecom ka lansuar Energizer P30K Apex, një telefon inteligjent të…

4 hours ago

I ishin bllokuar zorrët, mjekët në Florida gjejnë në barkun e maces 26 lidhëse flokësh

  Një shoqatë shpëtimi kafshësh në Florida, tha se një mace 6-vjeçare iu nënshtrua një…

5 hours ago

Ky është ilaçi i nxjerrë nga farat e rrushit që mund të ndihmojë njerëzit të jetojnë deri në 150 vjet

  Ilaçi i nxjerrë nga farat e rrushit mund të jetë hapi i parë drejt…

5 hours ago

Iftarllëku një herë e një kohë

Nga: Tahir N. Dizdari (1900–1972), orientalist dhe folklorist Përshkruaj disi me detaje si u shtronte…

23 hours ago

Shqipëria, Iliria e dikurshme, nga Roma te Perandoria Osmane, një histori lufte shekullore

SHQIPËRIA, ILIRIA E DIKURSHME, NGA ROMA TE PERANDORIA OSMANE, NJË HISTORI LUFTE SHEKULLORE Shqipëria, në…

2 days ago