Nëse dëshironi të humbni peshë dhe të pastroni trupin, atëherë ndjehuni të lirë të përgatisni këtë pije të përbërë nga mentja, portokalli dhe çaji i gjelbër. Duke e konsumuar këtë pije, ju do ta përmirësoni shëndetin e përgjithshëm.
Çaji i gjelbër është i aftë të shpejtojë metabolizmin dhe ndihmon në procesin e absorbimit të yndyrave. Duke e pirë një çaj të gjelbër çdo ditë, ju do të jeni të aftë t’i zvogëloni rreziqet e sëmundjeve të zemrës, kancerit të lëkurës, goditjeve në tru, sheqerit të lartë në gjak, shtypjes së lartë të gjakut, etj.
Në anën tjetër, portokalli është shumë i shëndetshëm për shkak të vetive antioksiduese që ka. Nuk përmban yndyra të ngopura, por është i mbushur me fibra, të cilat janë shumë të nevojshme për njerëzit që kanë problem me mbipeshë.
Veç kësaj, kanë efekt pozitiv edhe kur bëhet fjalë për sëmundjet kardiovaskulare, artritin dhe kancerin.
Në fund, mentja e pasur me kalium, hekur, magnez e kalcium. Kjo bimë e përmirëson procesin e tretjes së ushqimit, njëkohësisht ndihmon organizmin tuaj të djegë yndyrën dhe të parandalojë fryrjen e barkut.
Përgatitja e pijes:
Lini të ziejë 1 litër ujë për 3-4 minuta. Temperatura e ujit duhet të jetë rreth 8- deri 85 gradë Celsius
Shtoni 5 qese çaji të gjelbër dhe lëreni ujin të ftohet për 3 deri 5 minuta
Pastroni portokallin dhe priteni bashkë me lëkurën
Çajin e gjelbër vendoseni në një enë xhami, shtoni fetat e portokallit dhe në fund edhe disa gjethe të freskëta menteje
Mbylleni enën e xhamit dhe lëreni ashtu tërë natën
Pastaj duhet të konsumoni 1 gotë të kësaj pije para çdo vakti.
Shumë prindër duan të përmirësojnë shijen e ushqimit për foshnjat e tyre, kështu…
Molla është një nga frutat më të njohura në botë për shkak të…
Me pajisje serioze, ekspertët e ADAC në laboratorin e tyre përcaktuan se aroma…
Shumë njerëz që i mbajnë kursimet e tyre në shtëpi po kërkojnë mënyra…
Rënia e flokëve në majë të kokës nuk duhet të jetë vetëm çështje…
Fatura e energjisë elektrike zakonisht nuk rritet nga një pajisje e vetme, por…