<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Kur u vendosën arbërit në Greqinë bizantine?Ja si përgjigjen historianët Grekë

Vendosja e arbërve në Greqinë mesjetare vlerësohet si një nga momentet që i ndryshoi pakthyeshëm faqen demografike këtij çipi që asokohe ishte nën Perandorinë Bizantine.

Pyetjet se kur zanafillon prania arbërore në këto vise kanë dhënë përgjigjje të ndryshme: një pjesë e madhe e dijetarëve, përfshirë edhe ata grekë, besojnë që kjo duhet të ketë ndodhur gjatë shekullit katërmbëdhjetë, kurse të tjerë e çojnë disa shekuj më herët këtë prani, shkruan Konica.al.

Por, është një traditë në historiografinë greke që është e bindur se prania arbërore në Greqi ndërfutet edhe më thellë në shekuj.

Sipas historianit grek, Konstandin Sathas, arbërorët si aleatë të avarëve kanë penetruar vendin qysh në shekullin e gjashtë. Duke polemizuar me historianin Jakob Filip Fallenmayer që besonte se populli i lashtë grek ishte sllavizuar, medievisti nga Athina besonte se të vendosurit në Peleponez nuk ishin sllavë, por arbërorë.

Ai e mbështeste hamendësimin e tij jo vetëm në të dhënat onomastike, por edhe në lidhjen, që, sipas tij, kishte gjuha shqipe me dialektin grek të Cakonisë.

Ideja qendrore e hipotezës së tij ishte se autorët bizantinë e kishin korruptuar termin ‘arbër’/’arban’ në ‘avar’.

Sathas sillte edhe prova të tjera që mbështesnin supozimin e tij: ai pretendonte se në Qipro kishte pasur një koloni arbërore qysh në shekullin e katërt.

Megjithëse ideja e tij nuk mori miratimin e brezave të mëvonshëm të historianëve në Greqi, pati dijetarë të rinj si S.G. Panayotopulos dhe P.Kanelidis që besonin se arbërit janë vendosur shumë shekuj më parë sesa që pranohet zyrtarisht.

Në këto vija endej edhe studiuesi arvanit Petros Furiqis i cili e etimologjizonte emërvendin e Manit me fjalën shqipe ‘man’, dhe kjo, sipas tij, vërtetonte që arbërorët ishin shumë më të hershëm sesa pretendimet e dijetarëve bashkëkohorë.

© Salih Mehmeti | Konica.al

InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Napoleon Bonaparti, ngjitja dhe rënia e gjeniut që tronditi botën

Pak njerëz në histori kanë lënë një gjurmë kaq të thellë sa Napoleon Bonaparti. Ai…

17 minutes ago

Përtej Propagandës: Trashëgimia e lavdishme e Ilirëve dhe Epirotëve sipas Sir Arthur Evans

“Antiquarian Researches in Illyricum” (1883-1885), Sir Arthur Evans Historia, siç thonë, shpesh shkruhet nga fitimtarët.…

37 minutes ago

Ekspertët sqarojnë: A ndikon bananja në nivelin e sheqerit në gjak?

  E lirë, e lehtë për t’u transportuar dhe natyrshëm e ëmbël, bananja është një…

1 hour ago

Sa orë gjumë duhet të bëjnë fëmijët sipas moshës

  Fëmijët kanë nevojë për më shumë gjumë sesa të rriturit për të ndihmuar zhvillimin…

1 hour ago

Ushqimi pikant: Efektet pozitive dhe negative për trupin tuaj

  Të hash ushqim pikant mund të ketë një ndikim të dukshëm në trupin tonë,…

2 hours ago

Njihuni me disa prej ushqimeve dhe pijeve ideale për energji gjatë Ramazanit

  Po shkruani listën tuaj të blerjeve për syfyr dhe iftar? Ndërsa agjërimi ofron një…

2 hours ago