<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Kur shqiptarët vrisnin konsujt rusë

Janë mbresëlënëse gazetat tona që janë botuar para një shekulli e më herët. Niveli profesional i gazetarisë është i lartë, kurse ai intelektual është i thellë. Për shkak të kohës, i tillë është edhe niveli i atdhedashurisë.

Këto dy fotografi janë të faqes 3 dhe 4 të gazetës ’Drita’, të datës 23 shkurt (ditë e hëne) të vitit 1904. Këtë gazetë, me Alfabet të Stambollit, e ka botuar patrioti dhe intelektuali i shquar, Shahin Kolonja. Gazeta është botuar në Sofje të Bullgarisë. Nën titullin e gazetës shkruan: Gazetë e përdyjavshme që mbron të drejtat e kombit shqiptar.

Në faqen 1 është editoriali i Kolonjës me titull: ‘Inglitera dhe Turqia’. Kjo është një analizë që dëshmon njohurinë e thellë që ka Kolonja për çështjet ndërkombëtare të asaj kohe. Faqja 1 përmban edhe një ‘Letër nga Janina’, por edhe një artikull të rëndësishëm për gjuhëtarët me titull: ‘Rregullat shkronjtorake të gjuhës shqipe – Rrënjët e emrit’. Ky artikull vazhdon në faqen 2.

Në faqen 3, siç shihet edhe në fotografinë e parë, është një poezi e titulluar: Dimeri dhe varfëria (Shqiptarët atëherë, sikur edhe sot, nuk mund të botojnë gazetë pa poezi).

Por, në faqen 3 (shih foton 1) është artikulli më i rëndësishmi i këtij numri të gazetës. Artikulli i titulluar ‘Një puhi e re në Maqedoni’, pos situatës në Maqedoni përmban bisedën e Kolonjës me Misirkofin i cili ishte mësuesi i fëmijëve të konsullit rus Rostkofskit në Manastir.

Në fillim të vitit 1904, Rostkofskin e vrau Halimi, një ushtar shqiptar. Misirkofi ka qenë dëshmitar i vrasjes. Varianti i Misirkofit tregon se Halimi nuk e kishte përshëndetur Rostkofskin kur kishte kaluar pranë tij. Prandaj, konsulli rus kishte zbritur nga pajtoni dhe kishte shkuar që t’ia merrte numrat e ushtarit, pra Halimit, në mënyrë që të ankohej në komandën e ushtrisë otomane. Vetëm për këtë arsye, sipas Misirkofit, Halimi e kishte vrarë konsullin dhe e kishte gjuajtur edhe Misirkofin, por ky kishte shpëtuar pasi që ishte bërë kinse plumbi e kishte kapur. Pra, e kishte luajtur rolin e të vdekurit.

Shahin Kolonja nuk i beson këtij varianti pasi që ai kishte informata se konsulli i ishte kërcënuar me kamxhik Halimit për mos përshëndetje. Halimi, i cili në këtë rast kishte qëlluar të bënte roje rrugës ku kalonte konsulli rus, ishte si çdo shqiptar që nuk i duron kërcënimet. Pa e qarë kokën se kush ishte ky rusi, Halimi kur e kishte pare kamxhikun që fishkëllente në drejtim të tij, ia kishte kthyer pushkën konsullit të cilin plumbi e kishte lënë të vdekur në vend. Pastaj, Halimi e kishte gjuajtur edhe Misirkofin i cili ishte ne pajton. Konsulli rus ishte i njohur për përdorimin e shpeshtë të kamxhikut tij. I kamxhikoste kalimtarët nëse nuk ia lëshonin rrugën kur kalonte ai. Dhe kështu, konsulli e përdori kamxhikun deri kur hasi në Halimin, i cili për këtë vrasje, u dënua me varje. Kjo ishte një vit më vonë kur në Mitrovicë një tjetër ushtar shqiptar e kishte vra një konsull tjetër rus të quajtur Shçerbin.

Në faqen 4 është artikulli: ‘Lufta Japano-Ruse’ dhe artikulli ‘Turqia’ në të cilin flitet se si ‘Turqia po ua pi gjakun shqiptarëve’ në rajonin e Gjakovës dhe katundeve përreth. Një artikull tjetër, i titulluar ‘Reformat e çuditshme brenda në Stamboll’ flet për shqiptarët shërbëtorë të Sulltanit, siç ishte rasti i ‘një këpucëgrisuri’ të quajtur Tahir dhe për një tjetër të quajtur Fehim, i cili ia mori gruan mikut të tij. Gruaja ishte e bukur dhe nënën e kishte nga Gjirokastra kurse babën nga Plasa e Korçës. ‘Te bukura reforma qe bejne ne Stamboll’ – është fjalia me të cilën Kolonja e përfundon artikullin.

Janë edhe dy artikuj për reforma në turqisht dhe në fund të faqes, siç shihet në fotografinë e dytë, në anën e majtë, është botuar Alfabeti i Stambollit duke i krahasuar shkronjat e këtij alfabeti me ato në frëngjisht, osmanisht (turqisht), greqisht dhe duke dhënë shembullin e shqiptimit. /Telegrafi/

postbck postbck

Recent Posts

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

    Mbi 4.100 persona janë infektuar nga paraziti Cyclospora në 41 shtete të ShBA-së,…

7 hours ago

Pse turqit na quajnë “Arnautë”/ mësojeni se nga vjen kjo shprehje!

    Shumë prej nesh kemi dëgjuar ose kemi qënë prezent që shqipëtarët i quajnë…

8 hours ago

Çka i ndodh trupit kur kafeja konsumohet në stomak bosh?

    Për shumë njerëz, dita nis me një filxhan kafe sapo hapin sytë. Por…

8 hours ago

Si t’i mbani fëmijët të sigurt kur temperaturat rriten?

    Ndërsa valët e të nxehtit bëhen më të shpeshta dhe më të rënda,…

8 hours ago

Nuk do ta besoni: Hulumtimi zbulon se si njerëzit mund të jetojnë deri në 156 vjet

    Një ekip studiuesish ka zbuluar një model të ri matematikor që thuhet se…

12 hours ago

Shenjat që tregojnë se pickimi i një insekti mund të jetë më serioz nga sa duket

    Shumica e pickimeve nga insektet shkaktojnë vetëm kruajtje, skuqje ose ënjtje të lehtë.…

12 hours ago