<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Libri që rrënon gënjeshtrat serbe për Kosovën

Propaganda serbe ka synuar gjithnjë paraqitjen e një pasqyre të përmbysur të demografisë në Kosovë, duke e zvogëluar qëllimisht elementin shqiptar dhe epërsinë e tij numerike ndaj kolonëve serbë dhe malazezë.

Studiuesi holandez Willem Vermeer thotë se është «fakt që shqiptarët përbënin një shumicë komforte për aq sa kujtojnë njerëzit», shkruan Konica.al.

Regjistrimi i parë jugosllav i vitit 1921, sipas tij, tregon se në pjesën më të madhe të Kosovës, njerëzit me fe ortodokse (kryesisht serbë dhe malazezë) përbënin më pak se 5 për qind të popullatës.

«Regjistrimet e vitit 1931, 1948, 1953, 1961 të gjitha japin 27 për qindëshin si përpjestim të serbo-malazezëve në popullatën e përgjithshme. Pasi që të pesë regjistrimet u kryen nën mbikëqyrjen e qeverive të centralizuara, që në shkallë të ndryshme ishin proserbe, ato zor se kanë nënvlerësuar numrin e serbëve dhe malazezëve», shkruar Vermeer në një studim të tij.

Një nga mitet më të përhapura në publicistikën serbe është «dhuna» e ashpër ndaj serbëve në Kosovë, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Por, demografi serb nga Sarajeva Bogoljub Koçoviç nënvizon se shfaqja e dhunës ndëretnike në Kosovë, gjatë kësaj periudhe, shpesh është ekzagjeruar.

Duke analizuar faktet demografike, ai vjen në përfundim se gjatë Luftës së Dytë Botërore, Kosova ishte një nga vendet më të sigurta në Jugosllavi, veçanërisht për serbët.

Bogoljub Koçoviç, i lindur më 1920 në Sarajevë, është jurist dhe statisticient nga Bosnja. I shkolluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ekonomist, ai për pjesën më të madhe të jetës ka qëndruar në Francë.

Libri i tij më i njohur është «Viktimat e Luftës së Dytë Botërore në Jugosllavi», që ka sfiduar shumë prej të «vërtetave» zyrtare në Jugosllavi.

Duke analizuar rritjen demografike në Jugosllavi dhe të dhënat e regjistrimeve të viteve 1921, 1931 dhe 1948, Koçoviç besonte se humbjet e njerëzve në Jugosllavi ishin rreth 1.014,00, ndryshe nga numrat zyrtarë që jepte shteti (rreth 1.706,000).

Për këto arsye dhe shumë të tjera, libri i tij u shpërfill në vendlindje të tij, sidomos në kohën e shpërbërjes së Jugosllavisë, por më 1990 u ribotua në Sarajevë.

© Salih Mehmeti | Konica.al

Burimet:
Vermeer, Willem, ‘Albanians and Serbs in Yugoslavia’, in Martin van den Heuvel and Jan G. Siccama (eds.), The Disintegration of Yugoslavia, Yearbook of European Studies, vol. 5, Amsterdam: Rodophi, 1992, pp. 101-24

Bogoljub Kočović, Žrtve Drugog svetskog rata u Jugoslaviji (London, 1985), ff.81-85, 112.

postbck postbck

Recent Posts

Arti i thurjes me grep, një nga vlerat e trashëgimisë sonë artizanale drejt UNESCO-s

    Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ojnat,…

3 hours ago

Mos flini kështu! Një zakon i thjeshtë gjatë natës mund të rrisë rrezikun për glaukoma?

  Pozicioni i kokës gjatë gjumit mund të ndikojë më shumë sesa mendoni në shëndetin…

3 hours ago

Ja çfarë mund t’i ndodhë foshnjës pas shpimit të veshëve…

  Shpimi i veshëve tek foshnjat mbetet një temë e debatueshme për shumë prindër. Ja…

3 hours ago

Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë!

  Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë! Nga Lira Gjika Mbylle gojën Kjo…

4 hours ago

Himara, krahinë arbërore e dokumentuar në burime osmane dhe veneciane

    Historiani Pëllumb Xhufi, i ftuar në Dritare TV, theksoi se Himara është një…

4 hours ago

Historia e Carlo Tosit, mjekut italian që gjatë Luftës së Dytë Botërore zgjodhi të luftonte krah partizanëve shqiptarë!

  Pas vendimit për të mos u dorëzuar, ushtarët italianë në Shqipëri nuk mbetën të…

4 hours ago