<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Ja si t’i bëni rrobat të bardha si bora

Edhe pse mund ta konsideroni veten si eksperte të lavatriçes, ashtu si në çdo fushë tjetër ekzistojnë disa truke dhe hile që nuk ua tregon askush, sidomos ata të pastrimit kimik ku harxhoni goxha para çdo vit. Sot do të ndalemi tek larja dhe sekretet për të patur rroba të bardha akull e që i rezistojnë kohës.

Zbuloni për çfarë bëhet fjalë:

Zgjedhja e programit të gabuar të larjes dhe centrifugës bën që veshjet tuaja të tkurren e të zvogëlohen aq sa të duken si veshje fëmijësh. Nuk është nevoja t’i hidhni në kosh, por veproni si më poshtë. Pasi t’i nxirrni rrobat nga lavatriçja zhytini në një legen me ujë të ngrohtë ku keni shtuar balsam flokësh ose shampo për bebe. Lërini aty për 10-15 minuta. Shtrijini në një sipërfaqe të drejtë dhe me ndihmën e një peshqiri mundohuni t’i riktheni në përmasat e mëparshme. Provojeni, funksionon vërtetë.

Kur bëhet fjalë për rrobat e bardha, të gjithë mundohemi t’i veshim sa më rrallë ose të tregohemi sa më të kujdesshëm pasi një njollë mund të kushtojë shtrenjtë. Por nëse doni që ato të ndriçojnë akull si bora, nuk keni nevojë të blini detergjentë të shtrenjtë pasi zgjidhja është më e thjeshtë. Mjafton të fusni 5-10 kokrra aspirinë dhe rrobat tuaja do të duken më të bardha se kurrë më parë falë vetive të acidit salicilik.

Na presin ditë plot diell, kështu që ky është momenti i duhur për të larë të gjitha trikot e leshta dimërore. Ne ju propozojme një hile të vogël që do të shmangë diçka shumë të bezdisshme: elektrizimin e flokëve. Besojmë e keni parasysh momentin kur pasi vishni një pulovër të larë ajo ju ngacmon lëkurën dhe flokët. Për ta shmangur këtë gjë ju këshillojmë që në lavatriçe të fusni disa toptha letër alumini, në mënyrë që të thithin ngarkesën statike.

Në qoftë se ekziston diçka që e urrejnë të gjitha femrat janë pikërisht njolla e buzëkuqit dhe  kremit pudër në fustanin apo këmishën e sapoveshur. Mos u shqetësoni për larjen e tyre pasi është më e thjeshtë se kaq. Hidhni pak shkumë rrojë mbi njollën e kremit pudër për shembull dhe lajeni me detergjent si zakonisht. Do të na falenderoni në fund.

postbck postbck

Recent Posts

​Shenjat paralajmëruese mund të parashikojnë sëmundjen inflamatore të zorrëve 10 vjet më herët

  Modelet e antitrupave në gjakun e njerëzve mund të parashikojnë shfaqjen e sëmundjes inflamatore…

2 hours ago

Po harroni shpejt se ku i lini gjërat? Hani këto ushqime dhe do habiteni nga rezultati

    Ne kemi kaq shumë gjëra të ndryshme për të menduar çdo ditë, ndërsa…

4 hours ago

Ilaçi natyral që bën “mrekulli” për tensionin

    Nëse ka një grup njerëzish që janë të njohur në mbarë botën për…

7 hours ago

4 faktorë që shkaktojnë kancer të lëkurës

    Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…

1 day ago

Pse gjithnjë e më shumë persona që nuk kanë pirë kurrë duhan po preken nga kanceri i mushkërive?

    Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…

1 day ago

Një fjali e thënë në vitin 1957 që vazhdon të jehojë edhe sot, mesazhi i Albert Camus…

    Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…

1 day ago