Këto janë ushqimet që duhet të hani nëse jeni anemikë

Anemia është një sëmundje që kufizon furnizimin me oksigjen të muskujve dhe indeve. Ajo shoqërohet me disa simptoma siç është lodhja, ndjeshmëria ndaj të ftohtit, marramendja, vështirësi në frymëmarrje, rrahje të çrregullta të zemrës dhe dhimbje koke.

Kjo sëmundje shkaktohet nga pamjaftueshmëria e hekurit dhe prek veçanërisht femrat. Hekuri është një mineral që merret nga suplementët por burimet më të mira të tij janë mishi dhe bimët. Më poshtë ushqimet më të pasura me hekur që duhen konsumuar nga anemikët dhe jo vetëm.

Barishtet
Trupi arrin të përthithë 70% të hekurit me burim shtazor dhe vetëm 30% të hekurit nga burime bimore. Rrjedhimisht, nëse konsumoni barishte, duhet të rrisni numrin e racioneve të konsumuara në ditë. Spinaqi i gatuar dhe i plotësuar me limon është një burim i shkëlqyer i hekurit. Vitamina C ndihmon në përthithjen e hekurit nga organizmi.

Arrorët Dhe Farat
Arrorët dhe farat janë burimet më të shëndetshme të proteinave, yndyrnave të shëndetshme dhe hekurit. Me 28 gramë fistik do të plotësoni 6.1% do të nevojës ditore për hekur.

Mishi i Kuq Pa Dhjamë
Një copë me mish viçi të rritur në natyrë plotëson 22% të nevojës ditore për hekur. Për të maksimizuar nivelin e hekurit të përthithur nga organizmin, AgroWeb.org ju rekomandon që mishin ta shoqëroni me spinaq, domate, speca të kuq, luleshtrydhe, lakra të vogla dhe brokoli.

Soja
Kjo fasule e vogël është një burim i shkëlqyer i hekurit me bazë bimore. Ajo është ideale për veganët dhe vegjetarianët. Soja është e pasur edhe me proteina ndaj nuk duhet lënë mënjanë.

Vezët
Vezët janë një ushqim që nuk duhet të mungojë në regjimin ushqimor të një anemiku. Ato përmbajnë shumë hekur dhe mund të kombinohen me spinaqin, domaten ose kinoan në një vakt të pasur e të shëndetshëm.

Mishi i Bardhë i Pulës
Pjesa e gjoksit të pulës është një burim i shkëlqyer i hekurit. Nëse e gatuani në zgarë pa yndyrë, atëherë është shumë më e shëndetshme. Mund ta shoqëroni me spinaq, brokoli dhe domate.

Bishtajoret
Bishtajoret, veçanërisht thjerrëzat janë të shkëlqyera kundër anemisë. Në gjysëm racioni do të plotësoni 20% të hekurit për të cilin ka nevojë organizmi çdo ditë. Për më tepër, ato janë burim i shkëlqyer i fibrës që e mban stomakun të shëndetshëm.

Kafeja dhe çaji ndërhyjnë dhe pengojnë përthithjen e hekurit nga organizmi. Ndaj kur të konsumoni ushqimet e lartpërmendura frenojeni dëshirën për kafe ose çaj pas buke

postbck postbck

Recent Posts

Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?

Ju mund të pyesni veten se çfarë lidhje ka letra higjienike me frigoriferin? Ky truk…

3 hours ago

A kanë lëkurë të zezë arinjtë polarë poshtë gëzofit të bardhë?

Arinjtë polarë në fakt nuk janë të bardhë. Ja pse Arinjtë polarë kanë lëkurë të…

4 hours ago

A e dini pse nuk duhet të hani banane për mëngjes?

Banania është një frut tropikal popullor, i pasur me vitamina dhe minerale. Për shkak të…

4 hours ago

Luftoi për çështjen kombëtare, cili ishte “Isa Boletini” i Çamërisë! Roli për mbrojtjen e trojeve shqiptare dhe kontaktet e Themistokli Gërmenjit

Nga: HAJREDIN ISUFI HISTORIAN Fshati Koskë bën pjesë në fshatrat e Kazasë së Filatit. Koska është…

4 hours ago

Dita e Verës (14 Mars sipas kalendarit pellazg)

Sazan Guri PSE U ZGJODH DITA E VERËS Le të kthehemi te dita e verës.…

4 hours ago

Prizreni ruan monedhat ilire

Në mënyrë joqeveritare, në qytetin e Prizrenit, rrugës për në Kalanë e këtij qyteti duket…

5 hours ago