Nëse jeni lodhur nga zhurma në qytet, ajri i ndotur e trafiku vetëm një vend mund t’ju relaksojë.
Kjo parajsë në Tokë ndodhet në Holandë, një ishull i vogël i çuditshëm i quajtur Scheendijk. I gjithi i rrethuar me ujë të qetë midis grumbujve më të vegjël të Tokës në të cilin ka nga një shtëpizë, ky ishull duket i magjishëm.
Ata që zgjohen në këtë vend thonë se këtu nuk mund të dëgjohet asgjë përveç cicërimave të zogjve. Këtë ishull e quajnë parajsa në Tokë dhe është “i hapur” për turistët në pranverë, verë dhe vjeshtë, por jo në dimër. Është e ndaluar të qëndrosh këtu në dimër.
Vizitorët lëvizin ndërmjet shtëpive me varka, pasi nuk ka mundësi tjetër. Anijet me motor nuk kanë vend këtu, sepse prishin qetësinë, kështu që do të merrni vetëm një kanoe ose një varkë me vela nëse vendosni t’i kaloni aty pushimet.
Qentë dhe të gjitha kafshët shtëpiake gjithashtu nuk lejohen. Shtëpitë e vendosura në këtë ishull të magjishëm shpesh nuk jepen me qira, sepse janë private.
REGJIMENTI SHQIPTAR I NAPOLEONIT. KOLONELI MINOT, I SHKRUANTE MINISTRIT FRANCEZ TË LUFTËS PËR VESHJEN TRADICIONALE…
Salih Kabashi KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR…
Kush e ngriti e kush e solli flamurin ndër malësor. Tri referenca shkencore të pa…
Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…
Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…
Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…