“Trumpetat e zërit.” Si gjurmoheshin avionët e shekullit XX, para shpikjes së radarit!?

Nga Jacopo Prisco

Para shpikjes së radarit gjatë Luftës së Dytë Botërore, avionët luftarakë zbuloheshin duke dëgjuar zhurmat e tyre me ndihmën e “gjurmuesve zanorë”, që dukeshin më shumë si instrumente muzikore sesa pajisje luftarake. Këta pararendës të radarëve, që fituan pseudonimet “tubat e luftës” dhe “trumpetat e zërit”, u përdorën për herë të parë gjatë Luftës së Parë Botërore nga Franca dhe Britania, për të gjurmuaar avionët gjermanë, Zepelin.

Pajisjet mekanike, ishin në në thelb brirë të mëdhenj të lidhur me një stetoskop. “Kishte nisur zhvillimi i artilerisë që orientohet nga zhurmat”- shpjegon Fil Xhadkins, historian i luftës, dhe pedagog në Universitetin e Lidsit në Britaninë e Madhe.

“Ishte vërejtur prej kohësh, që ishte e mundur të gjendej vendndodhja e një arme nëse 2,3, ose 4 njerëz të ndryshëm që dëgjojnë të shtënë e njëri-tjetrit, marrin shënim kordinatat”. Matjet e drejtimit midis dy pikave, do të jepnin vendndodhjen e armës. I njëti proces, u zbatua më pas për të gjurmuar avionët”.

Një konfigurim i përbashkët i pajisjes kishte 3 brirë të vendosur vertikalisht plus, një tjetër shtesë në pjesën anësore. Ato që ndodheshin të pozicionuara në qendër, përdoreshin për të gjetur drejtimin e avionit, ndërsa dy të tjerët për të vlerësuar lartësinë e tij. Operatorët do

të dëgjonin me anë të stetoskopit, dhe do të përgjonin brirët, derisa të kapnin tingullin më të zhurmshëm.

“Kjo do t’ju jepte drejtimin, dhe me pak llogaritje trigonometrike do të gjenin edhe lartësinë e avionit” -thotë Xhadkins. Gjurmuesit e tingujve u përdorën pranë vijës së parë të frontit, për të orientuar armët anti-ajrore, por diapazoni i tyre ishte i kufizuar vetëm në disa milje.

“Numri i herëve që goditej një avion armik, duke përdorur këto pajisje ishte shumë i vogël, ose të paktën ky është numri i rasteve të regjistruara që ne dimë. Por numri i avionëve armiq që rrëzoheshin, ishte edhe më i vogël”- thotë Xhadkins.

Për të arritur një rendiment më të mirë, britanikët eksperimentuan ndërkohë me një gjurmuesit statik të vendndodhjes së zërit, të prodhuar prej betony, dhe me formën e një pjate apo një muri të lakuar, të njohur si “pasqyra akustike”.

Këto pajisje, u provuan fillimisht në brigjet jugore dhe lindore të Anglisë gjatë Luftës së Parë Botërore. Më pas pas u ndërtuan në një duzinë vendesh gjatë viteve 1920- 1930. Ato kishin një diametër deri në 9 metra, por një mur në Kent, 96 km në juglindje të Londrës, zgjatej deri në 61 metra.

Shumë vende të tjera, përfshirë Gjermaninë, Japoninë dhe Shtetet e Bashkuara po zhvillonin gjithashtu gjurmues tingujsh në të njëjtën priudhë. “Zbuluesit e zërit prej betoni, ishin  dukshëm të palëvizshëm, por ata kishin rreze më të madhe, rreth 16-24 km, të cilat i jepnin mundësi një personi në Jorkshajër të dëgjonte një Zepelin që afrohet me një shpejtësi prej 96 km/h, dhe të paralajmëronte banorët 15 minuta para mbërritjes së tij mbi qytet”-tha Xhadkins.

Pas vitit 1930, u përdorën mikrofona për të kapur dhe përforcuar zhurmën, dhe më vonë, në vitin 1939, sistemet më të përparuara e transformuan zhurmën në një simbol vizual në një ekran ne formë tubi me rreze katodike – një risi që erdhi nga shpikësi i tingullit stereofonik, Alan Blumlein.

“Ato arritën që të gjurmonin deri në rreth 32 km në kushte të mira të motit, Por ajo që e kapërceu edhe këtë teknologji ishte rritja e shpejtësisë së avionëve, që në fund të viteve 1930 udhëtonin ndërmjet 304-384 km/h”- tha Xhadkins. Avionët po bëheshin shumë të shpejtë për zbuluesit e zhurmave, por me shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore në vitin 1939, futja e radarit filloi t’i bënte gjithsesi të vjetëruara ato pajisje.

Megjithëse disa lajmëtarë të zhurmave, u përdorën herë pas here deri në fund të luftës. Radari kishte një rreze prej 128 km, dhe luajti një rol vendimtar në fitoren e aleatëve në Luftën e Dytë Botërore. Disa nga gjurmuesit e zhurmave të ndërtuara në Angli (dhe një i ndërtuar në ishullin e vogël të Maltës) kanë mbijetuar deri në ditët tona, dhe disa prej tyre i janë nënshtruar madje edhe restaurimit.

CNN – Bota.al

postbck postbck

Recent Posts

Tronditëse! Cilat marrëveshje i kishin nënshkruar me Serbinë e Pashiqit, Ahmet Zogu, Esad Pashë Toptani, Ceno beg Kryeziu? I

  Ky studim nuk po ribotohet me qëllim të demaskimit apo demonizmit të arritjes së…

21 hours ago

Studimet e fundit gjenetike sugjerojnë se popullsia shqiptare është një nga popullsitë më të vjetra dhe më homogjene në Ballkan

  Këto gjetje bazohen në analizat e lashta të ADN-së, të cilat tregojnë se shqiptarët…

21 hours ago

1971/ Viti kur u thyen tabutë në Kosovë

  Këtë vit kemi pasur pak më shumë arsye të jemi të lumtur. Gjërat në…

2 days ago

Akademiku Fehmi Agani në 1991/ Si ta kuptojmë shprehjen “Shqipëri e Madhe”

  Portali “Telegrafi” ka risjellë shkrimin e akademikut Fehmi Agani (1932-1999), të botuar në maj…

2 days ago

Historia e Papa Albani dhe amanetit të tij: Mbi varr më shkruani që jam shqiptar

  Gjon Françesk Albani, siç u thirr në Pagëzim, lindi më 23 korrik 1649 në…

2 days ago

E varrosur me drapër në qafë/ Kjo është Sosia, gruaja “vampire” e shekullit të 17-të

  Me një drapër në qafë dhe një dry në gishtin e madh të këmbës…

2 days ago