<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

“Hipermarketi” i vjetër i Ballkanit, që ndodhej në Shqipëri

Pazari i Shkodrës i quajtur Pazari i madh apo pazari i vjetër ka qenë qendra ekonomike e qytetit dhe krahinës të Shkodrës dhe një ndër nyjet tregtare më të rëndësishme të Ballkanit Perëndimor.

Sipas Hamdi Bushatit, pazari ka qenë i ndërtuar në rrëzë të kodrës së kalasë së Shkodrës, rreth 1 kilometër në jug të qendrës së tanishme të qytetit, mbi një rrafshinë që shtrihet deri në breg të lumit Buna. Ndërkohë, gojdhënat na thonë se pazari duhet të ketë zbritur nga Qafa në fushë shumë kohë para rënies së qytetit në dorën e osmanëve. Këtë e vërteton edhe Atë Marin Barleti në veprën “Rrethimi i Shkodrës”.

Qyteti i Shkodrës kishet qysh herët tregun e vet. Ai përmendet në Statutet e Shkodrës (dalë në dritë nga studiuesja e njohur Luçia Nadin) të fillimit të shek. XIV me emrin favolete, vend tubimi, merkatë, pra vend tregtimi.

I lidhur në mënyrë organike me skelën lumore dhe me zhvillimin e garantuar nga administrimi i Bushatllinjve, pazari u bë një nga më të njohurit e tregjeve ballkanike duke luajtur një rol të rëndësishëm zejtaro-tregtar deri në vitet ‘60 të shek. XIX, ku arriti deri në 2500 njësi prodhimi e tregtimi.

Pas viteve ’60 të shek. XIX Pazari i Shkodrës dha shenjat e para të rënies ekonomike, politike e kulturore për shkak të ngritjes së manifakturave kapitaliste që konkurronin esnafet në sasi prodhimi. Edhe hapja e kanalit të Suezit më 1869 apo ndërtimi i hekurudhës Mitrovicë-Selanik më 1874 dhanë “kontributin” e tyre në këtë rënie.

Rëndësi patën edhe aneksimi i Ulqinit dhe Tivarit nga Mali i Zi më 1880, përmbytja nga ujrat, dekadenca e përgjithshme si e administratës osmane ashtu dhe mosrinovimi, të përmendura nga Z. Tafilica në librin “Pazari i Shkodrës”, apo avulloret në Danub, rritja e Adrianopojës, Selanikut dhe tërmeti i fuqishëm i vtit 1905.

Me pushtimin disaditor malazez, natën para se të largoheshin në maj të 1913 i vunë zjarrin Pazarit duke djegur sokaqet më të mirë të drithërave dhe elbnave, të cilat u shkatërruan plotësisht. Pa llogaritur dëmet e tjera, u dogjën 250 dyqane.

Sipas R. Dizdarit, Pazari i Shkodrës ka njohur tre zvogëlime:

a. Mortaja e viteve 1814-1819.

b. Ndërrimi i rrjedhës së lumit Drin, si rrjedhojë fryrja e Bunës në drejtim të fushës dhe përmbytja e pjesës më piktoreske të Pazarit.

c. Më 1940 me ndërtimin e rrugës Molo-rrugë e Bahçallëkut, u kufizua krahu buzë ujit.

Pas hyrjes së regjimit komunist, më 1944 u bë vendbanimi i emigrantëve grekë, dhe më 1968 u sheshua dhe u bë park-lulishte.

Ndërsa sot është kthyer një kompleks baresh e restorantesh si dhe një vend shëtitjesh buzë mbrëmjeve.

Me projektin absurd dhe pa asnjë vlerë që del kundër çdo lloj norme mjedisore e estetike dhe që nuk ka asnjë funksion, atë të baypass-it, pazari i vjetër ka humbur jo pak

postbck postbck

Recent Posts

Gravura e vitit 1886 tregon mullirin e hershëm të Prishtinës

Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…

2 days ago

Xhubleta Shqiptare – Thesar i Trashëgimisë Kulturore

Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…

2 days ago

Boshnjakizimi i fiseve shqiptare në Sanxhak

Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…

2 days ago

Droni sa një insekt, Kina sjell zbulimin që sfidon syrin njerëzor

Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…

2 days ago

18 Mars 1908 — Beteja e Mashkullores

Pesë ditë kishin kaluar nga atentati i Bimbashit. Ushtria turke i ndiqte gjurmë pas gjurmë.…

2 days ago

Nata e fundit e Ismail Qemalit: “I hodhën helm në kafe…”

  Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…

3 days ago