<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Pse sulltan Murati kërkoi 300 nuse në Dibër?

Historia më emocionuese e të gjitha kohërave, treguar si gojëdhënë:

Gjysma e shekullit XVIII, ishte koha kur turqit kishin ngritur të tjera beteja luftarake, ndërsa në Shqipëri nisën të shkëputen disa feudalë, për të krijuar pashallëqet e tyre. Si vend i gjendur mes babëzisë së shteteve fqinje, Shqipëria ka qenë gjithmonë nën lakminë edhe të fqinjëve, si serbët e ardhur nga Nishi në Kalanë e Dodës, të cilët pretendonin të shtinin në dorë Dibrën me Lumën.

Kjo fuqi serbe e përqëndruar në Kalanë e Dodës, para se të nndërmerrte sulmin për t’i prekur shqiptarët në nderin e familjes, u dërgon fjalë krerëve të Dibrës së Poshtme, Kalisit dhe katundeve rrëzë malit të Korabit, që t’u dorëzonin atyre 300 vajza të reja, për oficerët serbë.

Por, ky do të ishte vetëm fillimi. Krerët u mblodhen në kuvend dhe vendosën t’i përgjigjeshin kësaj kërkese. Në këtë kuvend morën pjesë dhe përfaqësues nga Lura, me ne krye Nikollë Doçin.

Ditën e caktuar që duhej t’u çonin 300 vajzat, u caktuan 300 djem të zgjedhur e trima, të veshur si nuse, hipur në kuaj. Nën duvakun e nusërisë, ata mbanin armë dhe ishin të shoqëruar nga 1 000 vetë, që asokohe konsideroheshin si përcjellësit e nuses.

Kur oficerët serbë u vunë në radhë për të pritur ‘nuset’, së bashku me ushtarët, qëndronin prapa edhe krushqit me nuset po hynin në korridorin mes tyre,.. pritej të krisnin pushkët. Sapo krisi pushka, malësorët ia dhanë me batare dhe një pjesë e mirë e serbëve mbetën të vrarë…

Kjo histori qarkullon ne odat dibrane, në formën e një legjende, por nuk mund të quhet legjendë, pasi populli i Dibrës e ka transmetuar historinë me këngë dhe me meseletë e treguara nëpër konakë. Gojëdhënat janë faktet e padokumentuara të historisë, por vërtetësia e tyre është përcjellë mes dashurisë dhe dhimbjes së të parëve, si dëshmitarët e gjallë të ngjarjeve të mëdha dhe të bujshme të historisë së popullit shqiptar, krahinave që rritën trima dhe trimave që dhanë jetën për vendlindjen.

postbck postbck

Recent Posts

​Shenjat paralajmëruese mund të parashikojnë sëmundjen inflamatore të zorrëve 10 vjet më herët

  Modelet e antitrupave në gjakun e njerëzve mund të parashikojnë shfaqjen e sëmundjes inflamatore…

16 hours ago

Po harroni shpejt se ku i lini gjërat? Hani këto ushqime dhe do habiteni nga rezultati

    Ne kemi kaq shumë gjëra të ndryshme për të menduar çdo ditë, ndërsa…

18 hours ago

Ilaçi natyral që bën “mrekulli” për tensionin

    Nëse ka një grup njerëzish që janë të njohur në mbarë botën për…

22 hours ago

4 faktorë që shkaktojnë kancer të lëkurës

    Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…

2 days ago

Pse gjithnjë e më shumë persona që nuk kanë pirë kurrë duhan po preken nga kanceri i mushkërive?

    Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…

2 days ago

Një fjali e thënë në vitin 1957 që vazhdon të jehojë edhe sot, mesazhi i Albert Camus…

    Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…

2 days ago