Ç’mendojnë turqit për ne, nga mënyra se si e hamë qengjin?

Ky rrëfim, bëhet nga pedagogu dhe shkrimtari i disa librave, Zyhdi Dervishi. Teksti i mëposhtëm është shkëputur nga libri i tij “Lente të ndërveprimit simbolik”.

Javën e fundit të nëntorit 2007, një grup pedagogësh të Universitetit të Tiranës, ishim për vizitë në Turqi, në Stamboll dhe në Bursa, në kuadër të një programi shkëmbimesh kulturore.

Më 27 nëntor 2007 u takuam me Kryetarin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Gazetarëve të Turqisë dhe me autoritete të tjera drejtuese të këasj shoqate.

Veç të tjerash, në këtë takim disaorësh u bisedua edhe për profilet e veçanta të kulturave. Mikpritësit turq shtjelluan në detaje mesazhet që përcjell “komunikimi” i mikut me kokën e qengjit ose të dashit, me të cilën popujt muslimanë të rajonit të Kaukazit nderojnë mikun.

Në vetëdijen e këtyre popujve “menaxhimi” nga miku, i pjesëve të ndryshme të kokës së qengjit ose të dashit, shpreh simbolikisht aspekte të ecurisë së marrëdhënieve të mëtejshme ndërmjet mikpritësve dhe mikut.

Nëse miku fillon të hajë më parë sytë e kokës së qengjit, kjo do të thotë se ai dhe një ose disa nga mikpritësit do të shihen në një mjedis ose ngjarje të pazakonshme;

Kur miku konsumon në fillim veshët e kokës së qengjit, nënkupton se së shpejti, mikpritësit do të dëgjojnë lajme për çështje më të rëndësishme se ato të jetës së përditshme;

Nëse miku konsumon më parë gjuhën e kokës së qengjit, mikpritësit marrin mesazhin se duhet të përgatiten për të biseduar për një çështje të dorës së parë, trajtimi i së cilës kërkon mënçuri e përkushtim të veçantë.

Në shoqërinë tradicionale shqiptare i kushtohej vëmendje e veçantë mishit që hanin për herë të parë fëmijët e vegjël, veçanërisht djemtë. Sipas besëtytnive të përhapura gjerësisht në Shqipërinë e Mesme, familjarët, veçanërisht prindërit nxisnin djemtë e vegjël të fillonin të hanin mish, duke iu ofruar një copë nga koka e dashit të pjekur.

Mendohej se mishi i kokës së dashit ndikonte që kur të rritej djali do të bëhej burrë me kokë, pra burrë i zgjuar, i ditur, mendimet e të cilit do të ndihmonin për zgjidhjen e problemeve të ndryshme jo vetëm të familjes e të fisit, por edhe të krahinës e më gjerë.

Në kulturën tradicionale shqiptare kanë funksionuar disa tabu që i ndalonin djemtë të hanin tru lope. Lopa konsiderohej kafshë shumë e fisme, e dobishme, por jo shumë inteligjente.

Ishin mjaft të përhapura mendësitë se djemtë që hanë tru lope nuk marrin si duhet nishan me pushkë, nuk kanë saktësi kur qëllojnë me armë. 

Çdo djalë mbi 14 vjeç, çdo burrë kishte detyrë parësore ta përdorte armën si profesionist për të mbrojtur familjarët, të afërmit, bashkëbanorët e krahinës e më gjerë.

postbck postbck

Recent Posts

Përpjekje të reja për të studiuar historinë e klimës në Tokë

Nis punën projekti Beyond Epica në Antarktidë. Është pasues i misionit të parë Epica dhe…

3 hours ago

Ngjyrat që nuk ekzistojnë: Mit apo realitet?

  Ngjyrat janë një pjesë thelbësore e botës tonë, të pranishme në gjithçka që na…

5 hours ago

Çfarë do të thotë nëse ju mpihen duart

  Mpirja është ndjenja kur vështirë se mund të ndjeni diçka në një pjesë të…

7 hours ago

Si prodhohet çokollata dhe pse është kaq e pëlqyer nga njerëzit?

  Çokollata, një nga ëmbëlsirat më të dashura në botë, ka një histori të gjatë…

7 hours ago

Si ta kuptojmë që kemi nevojë për psikolog?

  Në ditët e sotme, kërkimi për ndihmë psikologjike është një hap i rëndësishëm për…

8 hours ago

Kush ishte Alfred Nobel?

  Alfred Bernhard Nobel ishte njeriu, vizioni dhe fondet e të cilit çuan në çmimet…

8 hours ago