<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Ndikimi i ajrit të ndotur në shëndetin e zemrës

Aterioskleroza quhet sëmundja e cila prek dhe bllokon muret e aterieve duke i holluar apo trashur ato.

Zakonisht shfaqet tek moshat e mëdha, por studime të reja hedhin dritë mbi disa faktorë të jashtëm që ndikojnë në zhvillimin e kësaj sëmundje, transmeton lajmi.net.

Depozitimi i yndyrnave të tepërta apo kolesterolit që mblidhen brenda arterieve vështirsojnë funksionimin normal të organeve.

Në këtë shkrim shpjegohet lidhja që ka kjo gjendje me ajrin e ndotur që futet në organizëm çdo ditë.

Çfarë e shkakton arteriosklerozën

Me kalimin e kohës dhe moshës brenda mureve të arterieve krijohen disa pllaka të vogla.

Pllaka të cilat vështirësojnë kalimin e mirë të gjakut dhe oksigjenit.

Kjo gjendje mund të çojë edhe në sëmundje më të komplikuara siç janë ishemia, ataku në zemër apo sëmundjet koronare, shkruan “AgroWeb”.

Shkaqet për zhvillimin e kësaj sëmundje mund të jenë të shumta, ekspertët thonë se një në veçanti është i dëmshëm.

Si ndikon ndotja

Një studim i publikuar nga gazeta Environmental Health Perspectives të cilit i referohet AgroWeb.org hedh dritë mbi këtë fakt.

Sipas këtij studimi ku morën pjesë 6,619 të rritur mes moshave 45-84 vjeç të cilët nuk vuanin nga sëmundje të zemrës, rrisku për t’u prekur nga to u rrit pas ekspozimit ndaj ndotjes.

Këta pjesmarrës u monitoruan për një periudhë 6.5 vjeçare ndaj ekspozimit të përditëshëm në ajër të ndotur dhe pluhura industrialë.

Në fund të kërkimit ekspertët shpejguan se ka një lidhje konkrete mes ekspozimit afatgjatë ndaj nditjes dhe bllokimit të arterieve.

Shqetësimi ngrihet për personat që jetojnë në qytete të mëdha, të ekspozuar çdo ditë ndaj tymit të makinave apo fabrikave.

Ajri i ndotur me të gjithë substancat toksike brenda tij arrijnë të formojnë dhe shfaqin arteriosklerozën në shumë pak kohë.

Ndër problemet e tjera që shkakton thithja e vazhdueshme e ajrit të ndotur dhe pluhurave janë dhe sëmundjet e mushkrive.

Duke qenë organi kryesor që furnizon trupin me oksigjen, ato e ndjenjë të parat dozën e kimikateve që trupi thith çdo ditë.

postbck postbck

Recent Posts

A na mbron Borziloku nga kanceri?

    Kjo erzë verore, me një shije dhe aromë tepër pikante dhe të veçantë,…

2 days ago

Ethe, dhimbje koke dhe rrezik nga meningjiti: Çfarë duhet të dini për virusin e Nilit që arriti në Kosovë dhe mori jetën e dy qytetarëve?

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka konfirmuar një situatë serioze epidemiologjike, ku…

2 days ago

Përmirëson sheqerin në gjak, trigliceridet dhe astmën, ja gjethet e cilit frut mund t’i konsumoni si çaj

  Një nga bimët që mund të ketë përfitime interesante shëndetësore është fiku. Edhe pse…

3 days ago

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

    Një pamje e lodhur, zbehje e fytyrës dhe rrathë të errët rreth syve…

3 days ago

Onkologu zbulon 5 gjërat që nuk i bën kurrë në shtëpi

    Kur bëhet fjalë për shëndetin, disa zakone të përditshme mund të duken të…

3 days ago

Ja ushqimet që kardiologët konsumojnë rregullisht për të mbajtur tensionin nën kontroll

Një dietë e shëndetshme për zemrën, e pasur me perime, peshk, fibra dhe yndyra të…

3 days ago