<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

10 fakte për trupin e njeriut që s’ngjajnë të vërteta, por janë

1. Është e mundur, por e rrallë, të rriten dhëmbë në vezore. Ky lloj tumori quhet teratoma dhe “në brendi të mureve të tij gjenden folikula floku, gjendra lëkure, muskul dhe inde të tjera.”

2. Disa njerëz laktojnë në sqetull pasi lindin fëmijë. Kryesisht ndodh kur indi i gjoksit zgjerohet drejt sqetullës. Nuk shkaktohet nga shtatzënia, por e shfaq veten kur gruaja lakton.

3. Ngaqë truri nuk ka receptorë për dhimbjen, operacionet në tru kryhen teksa pacienti është zgjuar. Një pacient i vetëdijshëm i ndihmon kirurgët të operojnë pa shkaktuar dëme në organ.

4. Ka më shumë baktere në gojën tënde se ka njerez në Shqipëri.

5. Gjatë gjithë jetës, një njeri i vetëm prodhon mjaftueshëm pështymë sa për të mbushur dy pishina olimpike.

6. Gjasat janë që keni këpushë në qerpikë në këto momente. Dy llojet e këpushëve Demodex – Demodex folliculorum dhe Demodex brevis – jetojnë në qerpikë. Ushqehen me qelizat e vdekura të lëkurës, flokë të vegjël dhe nuk shkaktojnë asnjë dëm.

7. Stresi të bën të prodhosh më shumë dyll veshësh se zakonisht. Dhe dylli i prodhuar në momente stresante ka aromë më të fortë se dylli normal. Gjendrat apokrine në vesh janë përgjegjëse edhe për djersën dhe gjatë periudhave stresante shkaktojnë prodhim më të shpejtë dylli me aromë të keqe. Njësoj ju bëjnë të djersini kur jeni të shqetësuar.

8. Anusi është pjesa e parë e trupit të bebit që zhvillohet në mitër. Gjallesat shtazore ndahen në protostome ose deuterostome – të parët zhvillojnë gojën në fillim, ndërsa njerëzit i përkasin llojit të dytë. Pra, zhvillojmë anusin të parin.

9. Njerëzit përcjellin më shumë baktere kur japin duart sesa kur puthen. Duart kanë pafund hapësira të vogla ku mund të strehohen bakteret dhe prekin më shumë sipërfaqe nga ç’prek goja.

10. Njeriu mesatar lëshon gazra rreth katërmbëdhjetë herë në ditë. Shumica e këtyre gazrave lëshohen gjatë gjumit. Mesatarisht, zorra mund të mbajë rreth 0.5 deri në 1.5 litra gaz, që duhet të dalë në një moment ose në një tjetër.

Burimi: BuzzFeed

postbck postbck

Recent Posts

16-vjeçarja nga Mitrovica prezanton në Luksemburg temën “Ndikimi i Luftës së Kosovës në sistemin shëndetësor lokal”

  Nxënësja nga Mitrovica Orela Behrami, e lindur dhe e rritur në Luksemburg, ka dëshmuar…

54 minutes ago

Si dhe kur u “Faktorizuan” Serbët?

Aristotel Petro Midis Bizantit, Osmanëve dhe Origjinës Arbërore - ​Historia e Ballkanit fsheh të vërteta…

2 hours ago

Rreziku i kancerit të zorrës së trashë/ Ja cilat ushqime rrisin riskun e kësaj sëmundjeje

  Në dekadat e fundit, është vënë re një rritje e shpejtë e rasteve të…

2 hours ago

Nga kjo ditë nis llogaritja verore e kohës, akrepat shkojnë një orë përpara

  Si çdo vit, ndryshimi nga ora dimërore në atë verore do të ndodhë të…

2 hours ago

ADN-ja shqiptare dhe misteri i njerëzve të parë në Europë

ADN-ja SHQIPTARE DHE MISTERI I NJERËZVE TË PARË NË EUROPË (DOKUMENTAR) (Përkthimi në shqip i…

3 hours ago

Dukagjini në historinë e kombit shqiptar: Nga Principata Mesjetare te qëndresa kombëtare dhe trashëgimia historike e Malësisë

Nga: Prof. Gjon Frani Ivezaj Dukagjini përbën një nga trevat më të lashta dhe më të…

9 hours ago