<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

“Shqiptari vetin e jep e shokun s’e jep”-përmbledhje me fjalë të urta

Kjo eshte permbledhja me e madhe me fjale te urta shqiptare per Atdheun ne internet! 

  • Ara ime varri im. LABËRI
  • Ardhin galat dhe prishën folenë e bilbilit. KORÇË
  • Atdheu është dhe.
  • Kur ti shikon dike edhe ata të shikojnë ty* Valdrin Moorina
  • Atdheu e nana nuk harrohen. TROPOJË
  • Atdheu mbi të gjitha. VLORË
  • Ai që lë arën e vetë, nget arën e huaj. KORÇË
  • Balta më e ëmbël se mjalta. GJIROKASTËR
  • Bijë vendi pikë argjendi. BERAT
  • Bukë e hi në shtëpi. PËRMET
  • Çdo hi në vatrën e tij. JUG
  • Çdo komb t’i vërë vetes një vlere, atë i venë dhe të huajt. JUG
  • Çdo zog kërkon folenë e tij. JUG
  • Dardha bie nën dardhë. VLORË
  • Derë e botës s’është strehë e kokës. JUG
  • Duaje atdhenë si shqiponja folenë. JUG
  • Duaj at e duaj nënë, por më shumë duaj atdhenë. KOR
  • Dy duar për një kokë, koka për atdhenë. KOR
  • Dheu zhuritet por bari mbin përsëri. JUG
  • Qeni leh tek stani i tij. GJIROKASTER
  • Fjala në vend të huej, bahet gur. VERI
  • Guri i rëndë në vend të vet. PËRMET
  • Gjeli në pleh të tij këndon më mirë. KORÇË
  • Gjeli mbret mbi pleh të vet .JUG
  • Gjuha dhe njerëzit janë tapia e vendit. JUG
  • Gjuha bashkon kombin. JUG
  • Gjuha ruhet atje ku shkruhet. KORÇË
  • I ikuri dhe i vdekuri s’kanë hatër. JUG
  • Kur të jesh në dhe të huaj, dita të bëhet një muaj. KOSOVË
  • Kush ka vdekë për atdhe, nuk ka vdekë por ka le. SHKODËR
  • Mace e botës vjen në shtëpi, për të përmbysur tenxheret. KORÇË
  • Mbrohe atdhenë si shqiponja folenë. SHKODËR
  • Një nënë nuk na ka bërë, po një vend kemi të tërë. BERAT
  • Nji zogu që i prishet foleja hidhet degë më degë. MAT
  • O shtëpi, o bukë e hi, nuk gjendet varri si ti. ÇAMËRI
  • Qeni te shpia e vet gjithmonë asht trim. VERI
  • Shqiponja fluturon në qiell, po folenë e bën në tokë. LABËRI
  • Arnaut, he arnaut, në vend të bukës po blen barut. KOSOVË
  • Besë e shqiptarit si purteka e arit. JUG
  • Dy milion kur hanë bukë, dyqind milion kur bëjmë pushkë. JUG
  • Gjakut të derdhur të shqiptarit i bie dielli e nuk e than, i bie shiu dhe nuk e lan. VERI
  • Supet e maleve dhe supet e shqiptarit nuk janë kërrusur kurrë. JUG
  • Shqipëria është e vogël, po shqiptarët janë shpirtmëdhenj. JUG
  • Shqiptari kryet e pren dhe besën s’e then. KOSOVË
  • Shqiptari kur jep fjalën, ther djalën. VLORË
  • Shqiptari me armë e shokë, s’i lutet kurkujt mbi tokë. KOSOVË
  • Shqiptari për mik asht tret e asht fik. KOSOVË
  • Shqiptari s’ha pulë të ngordhur. JUG
  • Shqiptari s’lë hak pa marrë e borxh pa larë. VLORË
  • Shqiptari shqiptarit nuk ka k’i mburret për trimëri. SKRAPAR
  • Shqiptarit e ne nga varri me i shku, me e pasë frikë. TIRANË
  • Shqiptari vetin e jep e shokun s’e jep. KOSOVË
  • Shqiptari vritet por pushkën nuk e hedh. JUG
  • Shqiptari s’e han trupin me bukë. VLORË
  • Toskë e gegë, pemë nga një degë. GJIROKASTËR
  • Kush rren shtetin, rren vetin. TROPOJË

Fjale te urta shqiptare per Atdheun nga vende dhe njerez te ndryshem:

#1. Ai që bën të mbijnë dy fije bari atje ku nuk mbinte vecse një, ai i bën shërbim kombit. – Volteri
#2. Ai që nuk i përket atdheut, nuk i përket as njerëzimit. – Vladimir Belinski
#3. As dielli nuk të ngroh në vend të huaj. – Taras Shevchenko
#4. Askush nuk lufton ne betejë me aq shpirt të paepur, sa ai që lufton për atdheun e vet. – Demosteni
#5. Atdhedashurisë nuk ka gjë që mund t’i qëndrojë, si për mrekulli, ajo mund cdo gjë dhe edhe me një forcë të vogël. – Sami Frashëri
#6. Atdheut nuk i shërbejnë të gjithë në të njëjtën mënyrë, por secili bën atë që e di c’i ka dhënë natyra. – Volfang Gëte
#7. Burrat e mëdhenj nuk i munguan as dje Shqipërisë, as sot dhe nuk do t’i mungojnë as nesër. – Fan Noli
#8. Çdo komb çlirohet me përpjekjet e veta. – Fan Noli
#9. Çështja e lirisë është një e vetme, cilido qoftë populli që e mbron atë. – Xhuzepe Garibaldi
#10. Çfarë mendimi tjetër mund të tejkalonte në zemrën time idenë se jam shqiptar… – Jeronim De Rada
#11. Dëshira për liri dyfishon shpirtin e një kombi. – Sami Frashëri
#12. Djalin që tradhëton atdheun, nuk e do as nëna e vet! – Naim Frashëri
#13. Do të dënohesha si njeri i keq po t’i mohoja atdheut diçka të drejtë e të ndershme që ai kërkon prej meje. – Marin Barleti
#14. Dy duar për kokën, koka për atdheun. – Hasan Prishtina
#15. Jetoni për Shqipërinë dhe vdisni për të. – Naim Frashëri
#16. Ka kriza ideologjish, por asnjëherë s’ka për të patur kriza idealesh. – Ernesto Sabato
#17. Ka një të drejtë mbi të gjitha të drejtat e tjera, kjo është e drejta për një kolektiv kombëtar që të rrojë në pavarësinë e vet dhe me krenarinë e vet. – A Brian
#18. Këngën e lirisë… asnjë saze s’e lot dot përveç dyfeqeve. – Fan Noli
#19. Kokën dhe këmbët mbështeti gjithnjë mbi truallin tënd. – Thënie Afrikane
#20. Kur luftojmë për mëmëdheun nuk duhet të mendohemi qysh të rrojmë, por si ta mbrojmë e si të vdesim me nder. – Jani Vreto
#21. E ëmbël dhe fisnike është të vdesësh për atdhe. – Horaci
#22. Është budalla ai zog që nuk e do folenë e vet. – Thënie Anonime
#23. Është i madh ai popull, që nxjerr njerëz të mëdhenj. – Zh Dyamel
#24. Fati i popullit tim ëshfë fati im. – Pjeter Bogdani
#25. Heronj të një populli, heronj të gjithë njerëzimit. – Odhise Paskali
#26. I huaji s’mund veçse të pranojë çmimin që një komb i vë vetes së tij. – Faik Konica
#27. I përkasim atdheut ashtu siç i përkasim nënës. – Thënie Amerikane
#28. Kurrë mos u lodh duke ndihmuar atdheun. – Euripidi
#29. Kush punon për atdhe, kryen një vepër të nderuar e të shenjtë. – Ovidi
#30. Liria është një pemë që piqet ngadalë. – Ralph Emerson
#31. Liria nuk është asgjë në qoftë se nuk është dhe çështje private. – Herbert Marcuse
#32. Lum kush vdes për liri. – Mihal Grameno
#33. Madhështia e një populli nuk matet nga numri i banorëve, ashtu si madhështia e një njeriu nuk matet nga gjatësia e trupit. – Viktor Hygo
#34. Mos pyet se ç’do të bëjë atdheu për ty, por ç’mund të bësh
ti për të. – John Kennedy
#35. Mund të shkëputësh një njeri nga vendi i tij, por nuk mund
t’i shkëputësh vendet nga zemra e njeriut. – John Dos Passos
#36. Ndihma jonë është vetja jonë. – Jeronim De Rada
#37. Ne jemi njerëz, jo, ne jemi burra, jo, ne jemi shqiptarë. Shqipëria na kërkon ndihmë. Le t’i japin pa numëruar… Shqipëria kërkon luftëtarë, le të rendim tek thirrja e saj. Le të sulemi nen flamurin e kuq në flakë të luftës, që të na drithërohet trupi nga dehja e barutit, që të na ndizet shpirti nga zjarri i shenjtë i lirisë dhe le të vdesirn duke thirrur: “Rroftë Shqipëria”. – Fan Noli
#38. Ne jemi shqiptarë dhe e kemi për detyrë të mbetemi siç
qemë prej kohe stoli e maleve të larta dhe të qiellit. – Fan Noli
#39. Ngado që shkoj atdheun e marr me vete. – Giorgios Seferis
#40. Nuk jam i sigurte nëse do dua në jetë dy gra, por jam i
bindur se nuk mund të dua dy atdhe. – Stendhali
#41. Njeriu… duhet të sillet për dobi të shpirtit të vet e të
popullit. – Pjetër Bogdani
#42. Njeriu pa atdhe është si bilbil pa këngë. – Thënie Anonime
#43. Për dashurinë jap jetën, për atdhe jap dashurinë. – S Petof
#44. Patriotizmi tregon vlerën e një njeriu. – Sami Frashëri
#45. Paqja me pushtuesin është si gjumi me luanin. – Thënie Afrikane
#46. Njeriu po s’deshi kombin e tij E mëmëdhenë, Nuk ka pjesë nga njerëzia S’do as vetëhenë. – Naim Frashëri
#47. Njeriu nuk lind për veten e tij, por për atdheun. – Ciceroni
#48. Një atdhe përbëhet nga të vdekurit, që e kanë themeluar dhe nga të gjallët që e vazhdojnë. – Ernset Renan
#49. Një dimër në vendin tënd është më i ëmbël se njëqind pranvera në vend të huaj. – Thënie Greke
#50. Populli nuk e pëson duke qenë i ditur. – Pjetër Bogdani
#51. Populli nuk përkulet veçse përpara të vdekurve të tij. – Janis Ricos
#52. Pushka dhe jatagani janë armët e zemrës për shqiptarin. Armët e bukura! Ja, pasuria dhe krenaria e tij! – Pashko Vasa
#53. Shqiptari ja ta thotë bramp, ja ta bën bamp. – Thënie Shqipe
#54. Shqiptarët i dua se janë një rracë e vjetër dhe trima. – Theodor Roosevelt
#55. Te liria nuk arrihet me lule, por me vuajtje dhe mundime të gjata. – Rexhep Qosja
#56. Tek miqtë është mirë, por më mirë në shtëpinë tënde. – Thënie Ruse
#57. Të gjithë ne jemi popull dhe çdo gjë të mirë që bëjmë i takon popullit. – Anton Chekhov
#58. Të lirët janë në burgje e të burgosurit në liri. – Thënie Anonime
#59. Ti Shqipëri me jep nder, më jep emrin shqipëtar! – Naim Frashëri
#60. Toka amtare është si kocka nën lëkurën tënde. – Thënie Mongole
#61. Topi që shemb kështjellat më të forta është atdhedashuria. – Naim Frashëri
#62. Tradhtia e mikut është prova e parë për të tradhtuar atdheun. – Ovidi
#63. Tymi në atdhe është më i mirë se sa zjarri në dhe të huaj. – Thënie Greke
#64. Vendi ynë nuk mund të jetë i pasur materialisht e i varfër shpirtërisht. – Abraham Linkoln
#65. Unë nuk mund të ndihem ndryshe nga populli, të cilit i përkas. – Rexhep Qosja
#66. Unë jam mirë, kur është mirë Shqipëria. – Isa Boletini
#67. Unë do të rroj deri sa ta shoh të bukur, të dashurën Shqipërinë tonë të lirë dhe të madhe, e pastaj me gëzim le të vdes. – Jeronim De Rada.
Kush ka vdekur për atdhe, nuk ka vdekur por ka le – Shqipe
Jetoni për Shqipëri dhe vdisni për të – N.Frashëri
Dashuria për atdheun është topi që shkatërron kalatë më të forta dhe kalaja që mund t’u qëndrojë topave më të fortë – S.Frashëri
Nuk vlen asgjë të dashurosh, nëse vajtimi i vendit tënd nuk prek zemrën tënde. – Elyari
Mos pyet se ç’do të bëjë atdheu për ty, pyet me gëzim ç’mund të bësh ti për të – Kenedi
Më mirë të jetosh keq ne atdhe, se sa mirë e në vend të huaj – Indiane
Një dimër në atdhe është më i ëmbël se njëqind pranvera në dhe të huaj – Greke
Në qoftë se dëshironi ta njihni dhe ta doni atdheun tuaj, shkoni në të huajin. – Berne
Nuk e braktis atdheu njerinë, por njeriu atdheun – Bloku
Është kënaqësi dhe nder të vdesësh për atdhe! Edhe më kënaqësi është të jetosh për të.- Horaci
Edhe më i merituari i ka më shumë borxh atdheut, sesa atdheu atij.- Burkhardi
Kush nuk i takon atdheut të vet, nuk i takon as njerëzimit.-Bjelinski
Atdheu është si familja: vlerën ia njohim vetëm atëherë kur e humbim. – Floberi
Nuk jam i sigurt se a mund t’i dua në jetë dy gra, por jam i sigurt se nuk mund t’i dua dy atdhe. – Stendali
Tymi në atdhe është më i mirë, se sa zjarri në dhe të huaj. – Greke
Njeriu nuk lind për veten e vet, por për atdheun. – Ciceroni
O, kurrë mos u lodh për ndihmën që i jep atdheut. – Euripidi
Të vdesësh për atdhe, kjo është punë mbretërish. – Volteri

postbck postbck

Recent Posts

Arti i thurjes me grep, një nga vlerat e trashëgimisë sonë artizanale drejt UNESCO-s

    Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ojnat,…

12 hours ago

Mos flini kështu! Një zakon i thjeshtë gjatë natës mund të rrisë rrezikun për glaukoma?

  Pozicioni i kokës gjatë gjumit mund të ndikojë më shumë sesa mendoni në shëndetin…

12 hours ago

Ja çfarë mund t’i ndodhë foshnjës pas shpimit të veshëve…

  Shpimi i veshëve tek foshnjat mbetet një temë e debatueshme për shumë prindër. Ja…

12 hours ago

Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë!

  Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë! Nga Lira Gjika Mbylle gojën Kjo…

13 hours ago

Himara, krahinë arbërore e dokumentuar në burime osmane dhe veneciane

    Historiani Pëllumb Xhufi, i ftuar në Dritare TV, theksoi se Himara është një…

13 hours ago

Historia e Carlo Tosit, mjekut italian që gjatë Luftës së Dytë Botërore zgjodhi të luftonte krah partizanëve shqiptarë!

  Pas vendimit për të mos u dorëzuar, ushtarët italianë në Shqipëri nuk mbetën të…

13 hours ago