Një qen që është treguar tepër i shpejtë ka gëzuar një ikje të pabesueshme nga një numër ujqërish, në borë të dendur në malet e Italisë jugore.Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje të mrekullueshme të marra nga banori lokal Paolo Forconi që tregojnë qenin, pasi sulmohet nga tre ujqër në Abruzzo.Sipas Forconit, sulmet e ujqërve “grabitqarë” kanë qenë një gjë e rrallë në zonë, por vitet e fundit kafshët janë bërë të guximshme dhe të nxitur nga uria kanë filluar të sulmojnë dhe vrasin kafshët shtëpiake në rajon dhe kafshët e tjera, përfshirë dhitë dhe pulat.
Në video, ujqërit mund të shihen duke rrethuar një qen të zbutur, i cili duket se gjendet në një qoshe në anën e gabuar të një gardhi me tela me gjemba.
Qeni me ngjyrë të artë, që që duket të jetë një Shepherd nga Belgjika ose nga Gjermania, duket të jetë në telashe serioze përpara se të ndryshojë shpejt drejtimin dhe të kthehet përgjatë gardhit ndërsa treshja e ujqërve vazhdon ta ndjekin.Pas disa tentimeve për ta “kapur”, ujqërit mbesin të befasuar dhe qëndrojnë prapa kur qeni e shpejton rrugën e tij drejt sigurisë.
Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…
Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…
Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…
Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…
Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…