Kryeushtaraku që bëri Iliri dhe vdiq në kulmin e saj

Historia e mbretërve të shtetit ilir, si ne gjithë historinë e Ilirisë  vjen nga burime dytësore dhe kryesisht prej romakëve dhe grekëve. Gjithashtu dhe për Agronin, mbret i gjithëpushtetshëm të ilirëve dihet pak nga fakte burimore. Aktivieti i tij përshkruhet nga këto burime e sidomos nga Polibi. Sipas Stiptevicit ardhja e Agronit përkon me ngritjen e madhështisë së mbretërisë ilire. Në librin e tij‘’Mbretërimi dhe mbretër ilirë’’ Qemal Velija përshrkuan kështu rrugëtimin e tij:

Disa studiues ia kushtojnë atij themelimin e shtetit ardian, ndërsa të tjerë të atit, Pleuratit, por diçka është e qartë: ai sundoi në vitet 250-231 p.e.r dhe vazhdoi masat reformuese për riforcimin e Ilirisë që kishte ndërmarrë i ati, Pleurati.

Erdhi në fuqi si mbret dhe si kryeushtarak, duke i dhënë shtetit ilir një mendje dhe dorë të fortë. Gjatë kohës së mbretërimit të tij, pati zhvillime në fusha të ndryshme; qytetet lulëzuan më tepër, pushteti më i lartë përqëndroi drejtimin duke ngushtuar autonominë vendore të grupeve të ndryshëm të përfshirë në atë shtet, etj,

Mbreti Agron zgjeroi shtrirjen e juriksionit të shtetit, duket në modelin e një kohe shumë më të vjetër, atë të shtrirjes së liburnëve, dhe pati prirjen të vendoste ashtu si ata talasokracinë në detin Adriatik. Kjo edhe për shkak të fuqisë detare të flotës ilire, që ishte e konsiderueshme dhe tepër e fuqishme për kohën, ndërkohë që në favor të saj ishin limanet përgjatë bregdetit ku strehohej mrekullisht.

Shtrirja e këtij shteti, si thamë, shkonte deri në brigjet e Aoos (Vjosë) në jug dhe në veri, sipas disa burimeve në Narona, e sipas disa të tjerave deri në veriun e skajmë të pellgut Adriatik. Bënin përjashtim vetëm dy kolonitë bregdetare romake: Apollonia dhe Dyrrahu.

Zotërimi i detit ishte karakteristikë për sundimin e tij, duke iu përqasur pra trashëgimisë liburne, jo vetëm në territoret përkatëse, por edhe në natrën e fuqisë detare. Kjo karakteristikë në të vërtetë ishte në vetë natyrën e kohës, pasi kush zotëronte detin, kishte nën kontroll edhe brigjet, edhe tregëtinë që zhvillohej në to, edhe trafikun detar të gjithllojshëm.

Ndërkohë siç vëren Selim Islami në punimin e tij, duke analizuar marrëdhëniet me fuqitë e tjera të kohës, ndër shtetet kufitare të shtetit ilir të Agronit vetëm mbretëria dardane ishte në ngjitje, ndërsa vendet jugore kishin pësuar rënie. Epiri, Maqedonia, dhe Greqia ishin ngërthyer në luftëra të ashpra shoqërore-politike dhe rivaliteti mes tyre. Rreth gjysmës së shekullit III p.e.s pozitat e Maqedonisë ishin të lëkundura.

Përpjekjet e Antigon Gonatës për të ruajtur hegjemoninë e saj mbi Greqinë, nuk patën fryte. Pasardhësi i tij Demetri II u ndodh ne një situatë edhe më të pavolitshme. Dy lidhjet e mëdha greke, ajo etole dhe akease, ishin lidhur në një koalicion antimaqedon dhe përmbysja e tij ngaa aleanca me Maqedoninë për t’iu bashkuar koalicionit republikan, e rëndoi edhe më tepër gjendjen, duke ndryshuar raportin e forcave në kurriz të Maqedonisë. Kjo solli rrjedhojë futjen e trupave të koalicionit antimaqedon në Akarnani, e cila gëzonte mbrojtjen e Maqedonisë.

Në të njëjtën kohë, një sulm i furishëm nga ana e mbretërisë dardane, nisi mbi Maqedoninë nga veriu. Në këto kushte Demetri kishte nevojë për aleancë dhe kështu iu drejtua Shtetit Ilir të Agronit për të balancuar fuqitë.

Më lart kemi thënë se Polibi ia atribuon lidhjen e kësaj aleance një shume parash që iu dha Agronit për të ndihmuar Medionin e rrethuar nga etolët, por kjo alenacë mund të shihet edhe në një dritë tjetër dhe jo aq sempiciste sa e përshkruan Polibi.

Është e njohur prirja e fuqive politike për t’u lidhur me aleatë që përballen me aleanca kundërshtare. Kjo sjell edhe balancimin e raporteve në marërdhëniet ndërkombëtare. Pra, shohim një prirje prej shtetari të mbrehtë tek Agroni, që aleancën me Maqedoninë e sheh si një mundësi për të dobësuar entitete të tjera politike, që në një kohë të mëvonshem mund t’i nënshtrohen atij për shkak të fuqisë që paraqiste.

Edhe arsyeja doktrinare mund të merret parasysh këtu, pasi aleanca e krijuar me Maqedoninë ishte monarkike, ndërsa aleanca armike ishte republikane.

Ndërkohë kjo ishte dhe një mundësi për të zgjeruar sundimin edhe në vise që vërtet ishin nën mbrojtjen e Maqedonisë, por praktikisht ishte e pamundur që kjo të ushtronte ndonjë pushtet real mbi to, kështu që për hir të aleancës mund të plotësoheshin aspiratët e shtetit ilir në këto vise.

Gjithashtu kontrollli i pikave kyç në Epir, jepte mundësi për aspiratën themelore të talasokracisë në detin Adriatik, apo pse jo edhe më

gjerë. Dhe kështu, duke vënë në zbatim aleancën, Agroni vendosi të sulmonte etolët që kishin rrethuar Medionin.

Ndërkohë Polibi na sjell rrjedhën e ngjarjeve luftarake dhe rrjedhojat e kësaj lufte (‘’…natën njëqind anije, me pesëmijë ilirë, lundruan në drejtim të Medionit, dhe iu avitën qytetit (231). Si u futën në liman, të nesërmen, sapo u gdhi, zbarkuan me të shpejtë, pa zhurmë dhe të rreshtuar në njësi (në origjinal njësia e ilirëve quhet speria, që ësthë e barabartë me një kohortë 1/10 e legjionit romak), sipas taktikës së tyre të zakonshme, u sulën kundër lëmit të etolëve. Këta, porsa e morën vesh këtë ngjarje, u habitën për sulmin e papritur dhe për guximin e ilirëve; nga ana tjetër, duke pasur që prej shumë kohësh një mendim të lartë për veten e tyre dhe duke pasur besim në forcat e veta, nuk e humbën toruan, por qëndruan përsëri me guxim. Kështu pra, pjesën më të madhe të hiplitëve dhe të kalorësisë së tyre e radhtiën përpara lëmit, në vendet e sheshe(pasi jep zhvillimin e betejës, ku ilirët kanë tepër epërsi luftimi)

…një numër të madh prej tyre u vranë, një pjesë e madhe u zunë rob dhe gjithë armët e materiali ushtarak ra në duart e ilirëve. Kështu pra, ilirët, pasi kryen urdhërat që i kishte dhënë mbreti i tyre, ngarkuan plaçkën në anijet dhe menjëherë u nisën për në vendin e tyre.

…mbreti Agron, pasi u kthyen anijet dhe mori vesh nga komandantët ushtarakë rreziqet e luftës, u gëzua aq shumë se i kishte mposhtur etolët, duke menduar se ata ishin shumë mendjemëdhenj, saqë nga gëzimi u dha pas të pirit e pas dëfrimeve të tjera të këtij lloji; mirëpo këto i shkaktuan një të ftohur të rëndë, që në pak ditë e përcoli në varr. Pas vdekjes së tij, mbretërinë e trashëgoi e shoqja, Teuta…’’)

Kështu ndërthuren edhe disa element të tjerë që sollën rrjedhën e ngjarjeve të mëvonshme. Synimi për zotërimin e detit prishej nga një rrethanë besdisëse. Kundruall shtetit ilir, në ishujt e shumtë që gjenden aty, ishte edhe ishulli i Isës, që gëzonte mbrojtjen e romakëve, të cilëve u ishte dorëzuar për t’i shpëtuar suundimit të Agronit.

Sulmi ndaj Medionit, por edhe ankimet e isassve si dhe inkursionet detare ilire, kishin tërhequr vëmendjen e Romës, e cila tashmë ishte në kulmin e saj dhe po vështronte mundësinë e shtrirjes edhe përtej zotërimeve të deriatëhershme.

Kjo shfaqie e mbretërisë ilire të Agronit në përmasa kërcënuese përbënte një rrezik për synimet e saj në të ardhmen. Prandaj ajo ndërmorri fillimisht hapa diplomatikë për të ndaluar hovin e Agronit, por meqënëse ky siç thonë dhe dëshmitë kishte ndërruar jetë para mbërritjes së këtij delegacioni romak, ngjarjet u zhvilluan tashmë sipas veprimit të Teutës, kujdestare e trashëgimtarit të Agronit, Pineut të vogël.

Qemal Velija –shkëputur nga ‘’Mbretërimi dhe mbretër ilirë’’

postbck postbck

Recent Posts

A e dini se një shkencëtar musliman, Abbas Ibn Firnas, ndërtoi makinën e parë fluturuese në botë, gati 1000 vjet më parë?

Në vitin 875 të erës sonë, ai krijoi një aparat fluturues nga mëndafshi, druri dhe…

4 minutes ago

FOTOGRAFI QË TË RRËQETHIN: MJERIMI NË SHQIPËRINË E VITIT 1990

  Fotografi britanik Martin Parr ka publikuar kohë më parë disa foto të rralla, nëpërmjet…

8 minutes ago

Vaj ulliri i kombinuar me speca djegës/Do habiteni se për çfarë po e përdorin njerzit këtë kombinim?

  Vaji me speca djegës është kombinimi ideal në pothuajse çdo gatim. Në Shqipëri, përdoret…

22 minutes ago

Lëvizja e këmbës: Pse ndodh dhe si ta trajtoni atë?

  Jeni ose një lëvizës i këmbëve ose dikush që irritohet shumë nga kërcimi i…

20 hours ago

A e dini pse djathi zviceran ka vrima?

  Termi djathë zviceran nuk i referohet nga vjen djathi, por lloji i djathit, ose…

20 hours ago

Kush ishte Xhafer Deva dhe pse Ambasada gjermane kundërshton restaurimin e shtëpisë së tij

  Deva ishte politikan me prejardhje nga qyteti i Mitrovisë. Ai gjithashtu ishte ministër i…

21 hours ago