<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KULTURË

Dhia e egër konsiderohej si kafshë “e shenjtë” në traditën shqiptare

Dhia e egër

Vetë shkathtësia e saj, tiparet e saj interesante që e dallojnë atë nga kafshët e tjera, me sa duket, kanë bërë që te kjo të ruhen atribute kulti. Kulti ii Dhive të egra është ruajtur në Malësinë e Shqipërisë së Veriur, po kështu dhe në rreth të Tomorrit, në Malësinë e Labërisë e vende të tjera. Gjahtarët shpeshherë jo me qejf të madh i vrisnin dhitë e egra, vetëm sepse një traditë e lashtë i mbante këto për kafshë “të shenjta”. Gjahtarët para se të dilnin për gjah në vendet ku kishte dhi të egra, kryenin një seri ceremonish dhe laheshin, fakt që na e vë në dukje Nopça. (F.Nopça, vep. cit. f. 40). Kjo bëhej për të lehtësuar në një farë mënyre mëkatin që mund të bënin duke vrarë dhi të egra.

Zbukurimi më karakteristik në bisht të lahutës shqiptare është kryet e dhisë së egër me gjithë brirë, ose kokë e sorkadhes, me shtrirje thuajse në të gjithë Shqipërinë e Veriut, në Kosovë, e në shqiptarë të Malit të Zi e të Maqedonisë. Edhe në Malësinë e Jugut, sidomos në Labëri, kryet e dhisë së egër gjendet aty-këtu i gdhendur në objekte të jetës së përditshme të banorëve të këtyre viseve, ose në mure. Kemi parë kokën e dhisë së egër të gdhendur në gurë, në reliev, në qoshe të një kulle, në Kosharisht të Dorëzit në Çermenikë, në familjen Biçaku. Doemos kjo me atribute kulti.

Dhia e egër na del me atribute të hyjnisë së pyllit. Kjo gjë është e dëshmuar mirë në disa variante të Ciklit të Kreshnikëve ku flitet se Zanat forcën e tyre e kanë te tri Dhitë e Egra. Në përmbajtje të tyre na dalin me tipare të hyjnive të pyllit e të gjahtarisë; Zanat e marrin forcën nga tri dhi të egra të cilat e kanë, sipas disa varianteve, nga një pëllumb në bark, ose sepse ato kanë brirë me tipare të veçanta “të arta”. Në qoftë se do të prisheshin ato dhi, atëhere, sipas këtij miti, Zanat nuk do të kishin më fuqi. Zanat i thanë nuses së Mujit:
“Se na i kem sall tri dhi t’egëra
e i kanë brinat prej dukatit,
të tanë forcën prej atyne e kemi”

(Q.Haxhihasani., “Epika Legjendare”, v.l. Tiranë, 1966, f. 347-349).

Në besimet popullore ndeshen dhe disa raste kur dhia e butë ose e egër quhet si kafshë e mallkuar. Duhet menduar se ky atribut mallkimi e ka burimin te feja krishtere e cila është munduar të zhduk në popull të gjithë ata elementë të paganizmit e që binin në kundërshtim me parimet e saj. Krishtërimi ka të zhvilluar kultin e deles e të qengjit, kult me burim të lasht biblik nga fiset e lashtësisë që banonin në brigjet lindore të Detit Mesdhe. Megjithatë këtë kundërveprim, kulti i dhisë së egër është ruajtur në mitologjinë popullore dhe kjo ka arsyet e veta: është një element i lashtë vendës e që ka pasë lidhje mijëvjeçare me natyrën e maleve e të pyjeve e me banorë të këtyre trevave të viseve shqiptare ka lidhje me burimet ekonomike të popullit tonë si gjahtari, blegtori, pasuri pyjore, një jetesë e lidhur shumë ngushtë me natyrën e virgjër, me jetën mes malesh e luginash shkëmbore.

Shkëputur nga libri “Mitologjia ndër Shqiptarë – Mark Tirta”. /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Pse, në fund të fundit, Aleksandri nuk ishte aq i Madh

Historianët kanë qenë tepër të butë në vlerësimin e sundimtarit të famshëm ushtarak, i cili…

8 hours ago

Hiret që na shfaqen si një himn i dëshmimit, bukurisë, sharmit, përulësisë dhe dinjitetit të gruas shqiptare

Albert Vataj Ato silueta, të ngrira në dritëhijen e një shekulli të largët, nuk janë…

9 hours ago

A mund të hanë qershi dhe vishnje personat me diabet: Ja cila sasi nuk e dëmton kontrollin e sheqerit

    Përveç terapisë së përshtatshme dhe aktivitetit fizik, rolin më të madh në kontrollin…

10 hours ago

Çfarë ndodh me sheqerin në gjak kur hani kastravec të freskët?

    Kastraveci ka indeks të ulët glikemik, ndihmon ndjenjën e ngopjes dhe mund të…

11 hours ago

E paskemi ditur GABIM, ja mënyra më e mirë tradicionale për zgjedhjen e shalqirit

    Shalqiri është fruti i preferuar për shumicën e njerëzve gjatë stinës së verës.…

11 hours ago

Si të mbroheni nga mushkonjat gjatë ditëve të nxehta?

  Moti aktual në Britani po krijon kushte ideale për një rritje të madhe të…

11 hours ago