<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Ja çfarë ndodh nëse i lani flokët dy herë në javë me uthull molle

Të kujdesesh për flokët në ditët e sotme është shumë më e thjeshtë se më parë, kjo edhe falë shumëllojshmërisë së produkteve që gjenden në treg. Por pavarësisht kësaj, duket sikur femrat nuk gjejnë asnjëherë qetësi përsa i përket flokëve. Do të ketë gjithmonë diçka që shkon keq:

Flokë të djegur, maja dyshe që këputen, flokë të thatë dhe që elektrizohen sa hap e mbyll sytë. Nëse jeni lodhur nga produktet agresive, Living ju propozon një trajtim shumë interesant që do të ndryshojë një herë e përgjithmonë gjendjen e flokëve tuaj. Duhet thjesht t’i lani dy herë në javë me uthull molle. Ky produkt është një aleati më i shëndetshëm i kujdesit për flokët. Njihuni me disa nga përftimet e saj:

1. Balancon nivelin e pH-it të flokëve dhe skalpit të kokës: Niveli ideal i pH-it të flokëve duhet të jetë në nivelet 4 dhe 5, por shumë produkte si shampoja apo balsami i çrregullojnë këto norma dhe për pasojë keni flokë të thatë dhe të djegur. Aciditeti natyral i uthullës së mollës rregullon pH-in e flokëve pa dëmtuar yndyrën e tyre natyrale, sebumin.

2. Lufton zbokthin: Uthulla e mollës ka veti të forta antibakteriale dhe antimykotike. Lufton bakteret që shkaktojnë zbokth, kruajtje dhe thatësi të skalpit të kokës.

3. Hidraton flokët: Uthulla e mollës është hidratuesi më i mirë natyral që mund të përdorni për flokë tuaj. Mjafton një aplikim i thjeshtë dhe flokët tuaj do të jenë më të butë e do të krihen më lehtë.

Si duhet përdorur uthulla e mollëve në flokë? Së pari është e rëndësishme të zgjidhni një uthull molle organike pasi vetëm kështu mund të përfitoni nga vetitë e saj të mrekullueshme. Lani flokët si zakonisht, përdorni ujë të vakët dhe një shampo organike. Në larjen e fundit, merrni një gotë uji me uthull molle (150-200 ml) dhe lagni flokët.

Mund të përdorni një shishe spray për më shumë lehtësi. Masazhoni rrënjët e flokëve me delikatesë dhe më pas majat e tyre. Pas pesë minutash shpëlani kokën pa përdorur balsam. Uthulla mund të lëshojë fillimisht një erë të fortë, por kur flokët të jenë tharë do të jetë zhdukur krejtësisht. Përsëriteni këtë trajtim dy herë në javë.

postbck postbck

Recent Posts

Sa detergjent duhet vërtet për larjen e rrobave? Shumica gabon çdo ditë…

  Shumë detergjent nuk i bën më të pastra përkundrazi, lë gjurmë dhe erëra të…

31 minutes ago

Ilaçi për diabet që përdoret prej dekadash ka një efekt të papritur edhe në tru

  Studimi i ri zbulon një mekanizëm të ri që mund të ndryshojë trajtimin dhe…

59 minutes ago

Si ndikon ndërrimi i orës në organizmin tonë?

  Me ardhjen e pranverës dhe ndryshimin e orës, shumë njerëz e ndiejnë veten të…

1 hour ago

Afrika drejt ndarjes, një oqean i ri po formohet

Pllakat tektonike në lëvizje, si do të ndryshojë harta e Tokës? Pas miliona vitesh Afrika…

2 days ago

Bima kacavjerrëse që po “pushton” kopshtet: Lulëzon pa ndalur dhe krijon pamje magjike

Rritet shpejt, lulëzon gjithë verën dhe tërheq fluturat – një zgjedhje e thjeshtë që e…

2 days ago

5 gjërat që duhet t’i dini mbi ndryshimin e orës të dielën

Si ndikon ndryshimi i orës te gjumi, shëndeti dhe rutina e përditshme e qytetarëve Këtë…

2 days ago