Unë kam shkelë n’gjak der’ n’gu
pa andrra kam mbetë si nji hu
Motrën e detyruen me e shitë nderin
të shkretës nanë flokt e thime ia prenë.
Në këtë m**sihane zhytun jam ù
Nuk lypi shpagim, as hak
O, ajr e tamel, du’
Dhe vesë mjesesh, veç pak!
Unë deri dje, kryeulun, nër’ peshën e korisë,
marren përqafue kam, për ibret
Tue shpresue se fati nuk na ka braktisë…
Hajmedet!?
Si i lujtun kam qeshë n’gjak deri n’gu
Dhe pyetun s’kam për be;
dushman i mallkuet vllau m’u bâ!
Dhe tue ulurue kam ça përpara nepër terr
E masanej dreqi a Zoti, njeriu a vorri,
Fluturue kanë në ferr.
Sot pshtetë për muri t’dashtunen grue shoh me sy
Qysh ma puthë i zdralavti dugâjxhi
Ah, ç’m’ka ra kulmi m’i kry –
vullneti m’ka lshu me iu hakmarr, s’jam takatxhi…
Heu çfarë alamet burri!
kam shkelë n’gjak deri n’gu,
dhe nuk kam kurrfar idhnimi
përjetue kam terrorin e kuq
Për me e msu këtë të vërtetë Shejtnimi
Që ma soll poshtnimi.
Shpagim nuk lypi:
Oh, një trohë ajr due,
Dhe pak vesë mjesesh – më jepni mue
Tjerat u kofshin falë!
——————————-
DUŠAN VASILJEV
Përktheu: Halil MATOSHI
SHQIPËRIA, ILIRIA E DIKURSHME, NGA ROMA TE PERANDORIA OSMANE, NJË HISTORI LUFTE SHEKULLORE Shqipëria, në…
Nga Albert Vataj Historia jonë është një paradoks i dhimbshëm ku sakrifica dhe lakmia shtrëngojnë…
Shkencëtarët kanë zbuluar më në fund të vërtetën e fshehur pas dështimit të baterive me…
Në jetën time prej gazetari, sa aktiv e sa pasiv, kam shkruar qindra artikuj, intervista…
JEHONA E AZEM BEJTËS NË SUEDI Duke shfletuar arkivin e gazetës suedeze Svenska Dagbladet te…
BESA. HISTORIA E NËNËS QË MBROJTI NË BESË, VRASËSIN E TË BIRIT Besa, para së…