<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Malësitë e Dibrës janë çatia e Shqipërisë dhe kulmojnë me Malin e Korabit (Foto)

Malësitë e Dibrës janë çatia e Shqipërisë dhe kulmojnë me Malin e Korabit. Mali ndahet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut por maja e tij më e lartë kulmon në Shqipëri me 2764 metra. Korabi rrethohet nga parku kombëtar me të njëjtin emër dhe njihet për bimësi dhe faunë fantastike që nuk është dëmtuar nga fenomenet e zhvillimit urban. Parku rrethohet nga liqene alpine, hone mbresëlënëse të cilat mbështeten mbi vargmale që fshihen pas pemëve të harlisura. Pranë tyre frymojnë fshatra të vegjël me pak banorë.

Parku dhe mali vizitohen çdo vit nga mijëra vendas dhe të huaj. Dikush pëlqen të eksplorojë natyrën dhe përrenjtë e fshehur mes luginave, dikush është bërë gati për ngjitje, dikush tjetër vështrimin e ka ngulur në kreshtat e Korabit dhe është gati për sfidën e radhës në alpinizëm. Nuk mungojnë edhe ata qe thjesht shkëputen nga qytetet e mëdha me të vetmin qëllim, të takojnë natyrën dhe t’i dorëzohen asaj pa kushte. Parku është fillesa e turizmit malor dhe natyror.

Zona e malësive të Dibrës njihet për më shumë se 50 monumente natyre të cilat ruhen me fanatizëm nga banorët. Ngjitjet drejt Korabit nisin zakonisht nga Radomira, një fshat i vogël rrëzë malit. Pas tij përshkohen shtigje e lugina që disa herë lagen nga ujërat e Drinit të Zi. Zona ka infrastrukturë të përzier disa herë modeste, disa herë të mirë por ende banorët lokalë janë në sfidë për turizëm masiv.

Grupet e alpinistëve sfidojnë lartësitë që arrijnë retë dhe prezenca e tyre është e zakonshme tanimë për fshatarët e Korabit. Guidat lokale janë të përgatitura për të udhëhequr një udhëtim fantastik, rrethuar nga natyra e virgjër e paprekur nga dora e njeriut. /Traditat, Instagram /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

​Shenjat paralajmëruese mund të parashikojnë sëmundjen inflamatore të zorrëve 10 vjet më herët

  Modelet e antitrupave në gjakun e njerëzve mund të parashikojnë shfaqjen e sëmundjes inflamatore…

8 hours ago

Po harroni shpejt se ku i lini gjërat? Hani këto ushqime dhe do habiteni nga rezultati

    Ne kemi kaq shumë gjëra të ndryshme për të menduar çdo ditë, ndërsa…

10 hours ago

Ilaçi natyral që bën “mrekulli” për tensionin

    Nëse ka një grup njerëzish që janë të njohur në mbarë botën për…

13 hours ago

4 faktorë që shkaktojnë kancer të lëkurës

    Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…

1 day ago

Pse gjithnjë e më shumë persona që nuk kanë pirë kurrë duhan po preken nga kanceri i mushkërive?

    Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…

1 day ago

Një fjali e thënë në vitin 1957 që vazhdon të jehojë edhe sot, mesazhi i Albert Camus…

    Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…

1 day ago