<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Ushqimet që ndikojnë në rënien në peshë

Shpesh flitet për metabolizëm aktiv dhe jo aktiv dhe rolin e rëndësishëm që luan në përcaktimin e peshës trupore.

Metabolizmi është çdo proces i trupit që përdor energji, këtu përfshihet tretja, frymëmarrja, qarkullimi i gjakut apo funksionimi i trurit.

Pra, në fjalë më të thjeshta është çdo proces jetësor që kryen organizmi për të funksionuar rregullisht. Duke kryer këto veprimtari, trupi djeg një pjesë të kalorive të tij duke ulur peshën trupore.

Sa më aktiv të jetë metabolizmi aq më shumë kalori do të digjen. Sipas ekspertëve ekzistojnë disa ushqime të cilat e aktivizojnë metabolizmin duke promovuar uljen në peshë.

Më poshtë ju prezantojmë me disa nga këto ushqime të cilat mund t’ju zgjidhin shumë probleme vetëm duke i shijuar.

Specat djegës

Speci i kuq djegës mund të jetë një mënyrë e mirë për të aktivizuar metabolizmin. Një enzimë që gjendet tek speci e quajtur kapsaicinë që është përgjegjëse për shijen djegëse, do ta bëjë trupin tuaj të djegë më shumë kalori.

Ekspertët thonë se 1 gramë apo gjysmë luge çaji me pluhur speci djegës në ditë mjafton për të përfituar efekte të mrekullueshme. Vetëm kjo sasi ju ndihmon të digjni rreth 10 kalori nga trupi juaj. Ndaj kjo është një alternative shumë e mirë për të humbur në peshë.

Proteinat

Vaktet e pasura me fibra apo proteina kërkojnë më shumë energji për t’u shkrirë, kjo do të thotë më shumë kalori të djegura.

Trupi përdor rreth 20-30 % e energjisë nga një vakt i pasur me proteina ndërsa vetëm 5 % për të djegur kaloritë nga yndyrat. Kjo do të thotë që për çdo 100 kalori që ju konsumoni 20-30% e tyre do të digjen nga organizmi.

Kafeja

Sasi të moderuara të kafeinës janë një mënyrë e mirë për të aktivizuar metabolizmin tuaj. Megjithëse mjekët nuk e rekomandojnë konsumimin e sasive të mëdha të kafes, deri në 2-3 filxhanë në ditë mund t’ju ndihmojnë. Rreth 25% e ushqimit që keni konsumuar do të digjet nga kafeja.

Për personat që e konsumojnë kafen ky pa dyshim që është një lajm shumë i mirë, gjithsesi kujdes me sasinë.

Çaji jeshil

Për çajin e në veçanti për çajin jeshil është folur shumë dhe jo pa arsye. Nëse e konsumoni këtë çaj do ta ndihmoni trupin tuaj të djegë kalori dhe të ulni në peshë.

Ekspertët thonë se ky lloj çaji ndihmon në oksidimin dhe shkrirjen e dhjamit të tepërt. Prandaj mundohuni të shtoni një filxhan çaji jeshil në dietën tuaj të përditshme, për të djegur sa më shpejt kaloritë e tepërta./

postbck postbck

Recent Posts

Një thesar 2,000-vjeçar i fshehur brenda kockës së kofshës së një lope

Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…

12 hours ago

RETROSPEKTIVË: Mitrovicë, 1943 – Një ushtar gjerman duke trajnuar një shqiptar në hekurudhë

Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…

12 hours ago

Macja që e mahniti Nikola Teslën: shkëndijat misterioze që zgjuan kureshtjen e gjeniut të elektricitetit

Përpara se Nikola Tesla të bëhej një nga emrat më të rëndësishëm në historinë e…

13 hours ago

Ja si t’i pastroni atletet e bardha

    Erdhi koha e tyre, e atleteve të bardha ! Vajzat që janë fanse…

15 hours ago

A ndihmojnë mandarinat për të kuruar aneminë

  Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtje së lartë të…

15 hours ago

Fiq të thatë me vaj ulliri, njihuni me kurën 40-ditore

    Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat…

16 hours ago