Veprimin përsëriteni tre herë në dorën e majtë, pastaj edhe në dorën e djathtë. Pika të caktuara në pëllëmbë të duarve, dhe shputave mundë të largojnë tensionin psikologjik dhe dhembjen.
Bëhet fjalë për të ashtuquajturën akupresurë e cila është e thjeshtë dhe e sigurtë, dhe ju ndihmon që ju vetvetiu të mjekoheni. Rrjedh nga mjeksia kineze, dhe përfshin shtypjen e pikave përkatëse të akupresurës.
Metodën mundë ta provoni lehtë që herën e parë kur ju keni kokëdhembje.
Ajo cfarë ju duhet të bëni është është të shtypni pra të bëni presion mbi pikën në dorë e cila do të liroj rrugën energjetike e cila shkon nga dora deri në kokë, duke i dhënë sinjal trupit që të ridrejtoj energjinë e tepërt larg nga koka.
Presioni mbi këtë pikë do të zvogloj edhe tensionin në muskuj, gjithashtu edhe dhembjen e shpatullave, dhe qafës. Pikën mundë ta gjeni lehtë pasi të hapni mirë gishtat e dorës së majtë.
Kjo pikë ndodhet në ngritjen e vogël në mes gishtit të madh dhe atij tregues , presioni bëhët ashtu që gishti i madh vendoset në pjesën shpinore të dorës së majtë dhe ai tregues në pjesën pëllëmbore siq shihet edhe ne foto.
Nxënësja nga Mitrovica Orela Behrami, e lindur dhe e rritur në Luksemburg, ka dëshmuar…
Aristotel Petro Midis Bizantit, Osmanëve dhe Origjinës Arbërore - Historia e Ballkanit fsheh të vërteta…
Në dekadat e fundit, është vënë re një rritje e shpejtë e rasteve të…
Si çdo vit, ndryshimi nga ora dimërore në atë verore do të ndodhë të…
ADN-ja SHQIPTARE DHE MISTERI I NJERËZVE TË PARË NË EUROPË (DOKUMENTAR) (Përkthimi në shqip i…
Nga: Prof. Gjon Frani Ivezaj Dukagjini përbën një nga trevat më të lashta dhe më të…