<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Në vitin 1808, Napoléon Bonaparte (Napoleon I) nënshtroi Republikën e Raguzës (lat. Respublica Ragusina)

Në vitin 1808, Napoléon Bonaparte (Napoleon I) nënshtroi Republikën e Raguzës (lat. Respublica Ragusina), një shtet mesjetar simbol i lirisë sipas motos “Liria nuk mund të shitet (ose blihet) as për gjithë arin e botës” (“Non bene pro toto libertas venditur auro”)!


Pas shfuqizimit të Republikës së Raguzës më 1808, zona e qytetit iu nënshtrua fillimisht Mbretërisë Italiane të Napoleonit dhe nga 1810 deri në 1814 u përfshi në provincat ilire franceze. Përkundër pakënaqësisë me qeverinë franceze, rendi i vjetër u shfuqizua gradualisht në atë kohë (1808–14) dhe u prezantuan arritjet themelore të shoqërisë civile: ndarja e pushtetit gjyqësor dhe administrativ dhe barazia para ligjit. Me ndihmën e flotës britanike dhe kryengritësve lokalë, Raguza u kap nga trupat austriake më 28 janar 1814. Me vendimet e Kongresit të Vjenës më 1815, territori i ish-Republikës së Raguzës i përkiste Monarkisë së Habsburgëve, ndërsa Raguza u bë qendra e njërit prej katër rretheve të provincës austriake të Mbretërisë së Dalmacisë në 1817. Në vitin 1918 u përfshi në Mbretërinë e Jugosllavisë (SKS). Shumë nga ndërtesat historike të Dubrovnikut pësuan dëme në vitet 1991–92 gjatë luftës së Kroacisë për Pavarësi. Mirëpo, pjesa e madhe e qytetit të vjetër është restauruar!

Marrë nga Jahja Drancolli, profili në FaceBook. /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

​Shenjat paralajmëruese mund të parashikojnë sëmundjen inflamatore të zorrëve 10 vjet më herët

  Modelet e antitrupave në gjakun e njerëzve mund të parashikojnë shfaqjen e sëmundjes inflamatore…

12 hours ago

Po harroni shpejt se ku i lini gjërat? Hani këto ushqime dhe do habiteni nga rezultati

    Ne kemi kaq shumë gjëra të ndryshme për të menduar çdo ditë, ndërsa…

14 hours ago

Ilaçi natyral që bën “mrekulli” për tensionin

    Nëse ka një grup njerëzish që janë të njohur në mbarë botën për…

17 hours ago

4 faktorë që shkaktojnë kancer të lëkurës

    Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…

2 days ago

Pse gjithnjë e më shumë persona që nuk kanë pirë kurrë duhan po preken nga kanceri i mushkërive?

    Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…

2 days ago

Një fjali e thënë në vitin 1957 që vazhdon të jehojë edhe sot, mesazhi i Albert Camus…

    Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…

2 days ago