ruar që mund të tregoni serish pajisjet tuaja mund të bëhen fare lehtë vatra mukoze.
Duke qenë një hapësirë e mbyllur dhe e lagësht lavatriçja është ambienti perfekt për krijimin e mykut.
Ky mund të kthehet në një problem të vërtetë pasi shkakton aroma të këqija dhe mund të jetë toksik për trupin.
Ta eliminosh zakonisht është e vështirë dhe e lodhshme, por ne kemi një mënyrë shumë natyrale se si mund të shpëtoni prej tij.
Vetëm me dy përbërës natyralë mund ta largoni menjëherë mykun nga lavatriçja juaj.
Ndiqni hap pas hapi këshillat për të hequr këtë problem nga shtëpia.
Përbërësit
1 gotë uthull të bardhë
1 lugë gjelle sodë buke
Si të veproni
Lavatriçja duhet të jete e zbrazur gjatë realizimit të këtij pastrimi.
Hidhni uthullën dhe sodën e bukës tek vendi ku hidhni detergjentin e rrobave.
Ndizni lavatriçen tuaj dhe bëni një larje me 60 gradë me lavatriçen bosh për të paktën 15 minuta.
Më pas ndalojeni procesin e larjes për një orë.
Pasi t’a keni mbaruar këtë procedurë, vendoseni lavatriçen në opsionin për të përfunduar larjen.
Uthulla e mollës dhe soda e bukës kanë veti dezinfektuese dhe shkrijnë toksinat.
Kjo mënyrë do të largojë mykun nga lavatriçja juaj dhe do të përmirësojë funksionimin e saj.
Modelet e antitrupave në gjakun e njerëzve mund të parashikojnë shfaqjen e sëmundjes inflamatore…
Ne kemi kaq shumë gjëra të ndryshme për të menduar çdo ditë, ndërsa…
Nëse ka një grup njerëzish që janë të njohur në mbarë botën për…
Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…
Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…
Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…