<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Misteri i zjarrit që nuk shuhet as kur bie shi e borë

Zjarret e përjetshme në Azerbajxhan kanë mahnitur dhe frikësuar udhëtarët për mijëra vjet me radhë.

Edhe eksploratori venedikas Marco Polo ka shkruar për fenomenin misterioz kur kaloi nga ato anë në shekullin e XII. “Zjarri aty nuk shuhet prej 4000 vjetësh” , thotë për CNN International Aliyeva Rahila, një guidë turistike lokale. “Edhe kur bie shi, edhe kur bie borë, edhe kur fryn erë, nuk ndalet kurrë”. Vendi ku flakët tërheqin mijëra vizitorë çdo vit ndodhet në gadishullin Absheron në Azerbajxhan, dhe quhet Yanar Dag – mali që digjet.

E është pikërisht kjo zonë që i ka dhënë emrin shtetit si “Toka e zjarrit”. Zjarre të tillë dikur kanë qenë të shpërndarë kudo në Azerbajxhan, por duke qenë se pengonin nxjerrjen e gazit natyror – një burim jetik për ekonominë e vendit – shumica e tyre janë shuar. Yanar Dag është një prej të paktave që ka mbetur, e ndoshta më mahnitësi.

Dikur ka qenë një qendër e rëndësishme në përhapjen e fesë zoroastriane, e krijuar në Iran por e lulëzuar në Azerbajxhan në mijë vjeçarine e parë p.e.s. Për ithtarët e kësaj feje zjarri është një lidhje mes njerëzimit dhe botës mbinatyrore. Sot, pjesa më e madhe e vizitorëve thjesht shijojnë spektaklin, pa menduar shumë për fenë.

postbck postbck

Recent Posts

Një thesar 2,000-vjeçar i fshehur brenda kockës së kofshës së një lope

Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…

9 hours ago

RETROSPEKTIVË: Mitrovicë, 1943 – Një ushtar gjerman duke trajnuar një shqiptar në hekurudhë

Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…

9 hours ago

Macja që e mahniti Nikola Teslën: shkëndijat misterioze që zgjuan kureshtjen e gjeniut të elektricitetit

Përpara se Nikola Tesla të bëhej një nga emrat më të rëndësishëm në historinë e…

10 hours ago

Ja si t’i pastroni atletet e bardha

    Erdhi koha e tyre, e atleteve të bardha ! Vajzat që janë fanse…

12 hours ago

A ndihmojnë mandarinat për të kuruar aneminë

  Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtje së lartë të…

13 hours ago

Fiq të thatë me vaj ulliri, njihuni me kurën 40-ditore

    Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat…

13 hours ago