<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Leposaviçi “serb” në fakt është LABosi shqiptar(Foto)

LAPosaviçi, si komuna më veriore e Republikës së Kosovës, është pjesë e pashkëputshme e BajGorës (mal’kodra – ALPkodra – ALBkodra – BALkodra – BAjLkodra – BajlGodra – BajGora), dhe një zgjatim zgjatim natyrorë i krahinës së LABit (Llapit) në drejtim të veri-perëndimit.

Vendbanimet dhe popullsia e veriut të Kosovës, ashtu siç e dëshmon toponimia, janë totalisht Labe, respektivisht llapjane e faktikisht arbane-shqiptare, dhe fare nuk kanë të bëjnë me s’arbët (serbët) e S’arbinë (Serbinë), pavarësisht se disa elementë destruktivë e antishqiptarë, edhe nga ana jonë, i quajnë serbe dhe insistojnë t’ia falin S’erbisë.

Megjithatë, ka prej atyre banorëve të pjesës veriore që e quajnë vetën s’arbë (pra jo-arbë, jo-shqiptarë), por ky deklarim është krejt i vonë dhe nuk është tregues faktografik i historisë së tyre të vërtetë.
Veç toponimisë, e cila me një kritikë dhe analogji të thjeshtë mund të deshifrohet etimologjikisht dhe të zhvishet nga politika e paragjykuar e pansllavizmit, ka edhe fakte të tjera të shumta që e vënë në dyshim përkatësinë serbe të veriut të Kosovës, përgjithësisht, dhe atë të LAPosaviçit (Leposaviçit), veçanërisht.
Një ndër ato argumenta është edhe fakti se veriu i Kosovës, i proklamuar padrejtësisht si enklavë serbe, është i rrethuar thuajse tërësisht me krahina e popullsi totalisht shqiptare, si Toplica (deri më 1879), Llapi, Shala e Bajgora si dhe Sanxhaku i Novi Pazarit.

Siç shihet, nuk kemi të bëjmë me Leposaviç por me Labosaviç, respektivisht LABos – LABosavit [krahaso me LABos (greq.), LABus (lat.) dhe LABush-LLAPushë e LABushNik-LLAPushNik (shq.)], krahinë kjo që brenda emrit të sllavizuar gjatë dy shekujve të fundit ka ruajtur rrënjën e pastër etimologjike të etnonimit tonë shqiptar: LAP – LAB – ALB, e që në toponime e mikrotoponime të asaj pjese dhe përtej saj vijnë në të njëjtin variant bazë (ARB – BLA – BAR – ALV – ARV – VLA – VAR – RAV), me apo pa metatezat dhe anagramet e përafërta.
Atëherë, si u bë që ata banorë të asaj ane ta quajnë vetën s’arbë (serbë) dhe të armiqësohen me s’krypto’ARVët (jo’fshehur’arbët – arbë’ri’shfaqur – shqiptarët)?!
Është shumë e thjeshtë të shpjegohet:
Gjatë procesit të islamizimit, në kohën e Perandorisë Osmane, u shkëput procesi paraprak i sllavizimit të shqiptarëve ortodoksë…
Në periudhat pararendëse, Perandoria Bizantine (më pas ajo nemanide, dhe akoma më vonë Patrikana e Stambollit), nën pretekstin e civilizimit të grupeve pagane sllave, të cilat ishin lejuar të kalonin Danubin dhe u shpërndanë si azil-kërkues aty-këtu nëpër kishat e manastiret e shqiptarëve (alvanëve, arvanëve, arbanëve, rabanëve, arbanasve, arvanitëve, arvanutëve, arnavutëve, arnautëve), shpiku e shpifi alfabetin glakolik dhe cirilik për t’iu dhënë krishterimin në gjuhën e tyre sllave, meqë ata barbarë [në kuptimin pezhorativ të fjalës, e jo në atë të referimit ndaj popullsisë së vjetër (fshatare, bujqësore, agrare) lokale autoktone që helenët i quanin BARbar e latinët PLEbel (PLAbal)] nuk e kuptonin dot predikimin në arbnisht, nga predikues arbanë, dhe as atë zyrtar greqisht, po ashtu nga predikuesit arbanas.
Gjendja e Bizantit, që po përpiqej ta ri-kthente e forconte zyrtarisht gjuhën greke në territoret e saja, duke e zëvendësuar atë romake-latine, nuk ishte shumë e favorshme (qysh pas rimëkëmbjes që kishte bërë perandori iliro-arbëror – Justiniani) përballë masës dominuese arbane, prandaj i është dashur bashkëpunimi me elementët frakturial sllavë për t’i dërrmuar arbano-shqiptarët “e rrezikshëm”.

Kështu u poll gjuha dhe predikimi sllav (s’LAV, jo-LAV, jo-LAB, jo-ALB, jo-ARB, jo-ALV e jo-VLA, pra jo-arvan, jo-shqiptar e jo-vla’h, por s’lav e s’arb) në mënyrë që, përmes predikimit sllavisht të “zbehej” deri në parrezikshmeri mbizotërimi dominant arbëror-shqiptar në gjithë BALkhanin.

Pra, përveç shqiptarëve që e kanë ruajtur fenë e vjetër dhe shqiptarinë; shqiptarëve që e kanë ndërruar fenë e vjetër por e kanë ruajtur shqiptarinë; shqiptarëve që e kanë ndërruar fenë e kombësinë (ashtu siç e ka thënë Ismail Kadare); ka edhe një kategori tjetër shqiptarësh që nuk e kanë ndërruar fenë e vjetër por që e kanë ndërruar kombësinë.

Dhe, për fat të keq, ky grupi i fundit është më i madhi e herë-herë, duke qenë i manipuluar nga pansllavizmi politik, është bërë më gjakpirësi kundrejt trungut të vet arbërorë.

Ja disa tregues konkret të kësaj kategorie nga rrethina jonë e FushëKosovës (në disa zona tjera ka edhe më shumë):

Fshatrat e krishtera Kuzmin dhe Batushë (por edhe Bresje e Radevë) me popullsi “shkije” raja, të cilat së voni zyrtarisht e quajnë veten s’arbë (serbë), por që tradicionalisht e miqësisht (deri vonë edhe familjarisht e gjuhësisht) mbahen të lidhur me fiset autentike shqiptare (Krasniqë e Berishë), vizavijë janë kushërinj të afërt me shqiptarët e fshatrave myslimane Bardh, Grabovc e Harilaq.

Po si ndodhi kjo ndarje?!

Shumë e thjeshtë përgjigjja:

Ata që ndërruan fe mbetën shqiptarë, ata që mbajtën fenë e vjetër u sllavizuan duke e marrë epitetin e shkive raja, pra nga arbanë u bënë s’arbanë (serbë).

Dhe jo vetëm kaq! Ata nuk dëshirojnë t’i quajmë “shkije”. Kjo, për faktin se në ndërdijen e tyre është rrënjosur thellë se një “epitet” i tillë dikur ishte përdorur edhe prej tyre si referencë ndaj “skitëve” paganë.

Prandaj është shumë e domosdoshme që Kosova ta ketë Kishën e vet autoqefale në mënyrë që këta shqiptarë ortodoksë të sllavizuar, por me kujtesë të fuqishme shqiptare, të kenë mundësinë të luten e predikojnë në gjuhën amë të tyre shqipe (e jo në atë zyrtare pravosllave të imponuar në kisha e në shkolla) dhe njëherë e mirë të ndahen nga gënjeshtra serbe dhe manipulimi i Serbisë së shpifur. Fakti se disa persona ortodoksë kosovarë kanë filluar të thonë se kanë prejardhje shqiptare, ose dhe janë rideklaruar shqiptarë, nuk është i mjaftueshëm për ta thyer mitin serb.

Deklarimi eventual i popullsisë raja se dëshirojnë një kishë autoqefale dhe se e njohin Kosovën për shtet të tyre, do të ishte jo vetëm fundi i kërkesave për enklava e asociacion serb në Kosovë, por praktikisht shuarje e mitit të shpifur serb mbi Kosovën dhe gradualisht fundosje e Serbisë.

/Adem Breznica, profesor i historisë/

postbck postbck

Recent Posts

Sa gradë duhet të jetë frigoriferi në verë? Mos e vendosni poshtë kësaj temperature

    Shumë persona besojnë se ushqimet ruhen më mirë kështu, por një rregull i…

11 hours ago

Spreji kundër diellit nuk përdoret siç mendoni, dermatologët tregojnë gabimet që mund t’ju kushtojnë lëkurën

    Dermatologët këshillojnë si ta aplikoni drejt, sa shpesh duhet ta përsërisni dhe pse…

12 hours ago

Ushqimet që pastrojnë organizmin

    Problemet gastrointestinale janë shumë të përhapura dhe kjo ndodh për faktin se shumica…

14 hours ago

Do habiteni/Çfarë mban të fshehtë përkrenarja e Skenderbeut?!

    Okultizmi si vizion alternativ shpjegon gjuhën simbolike të përkrenares Përkrenarja e Skënderbeut është…

15 hours ago

Pse nuk duhet t’i pini ilaçet asnjëherë në stomak bosh

    Duhet të dini se nëse një ilaç i caktuar duhet shoqëruar me ushqim…

16 hours ago

Alarm në Spanjë: Ky është një rrezik i jashtëzakonshëm për popullsinë!

    Agjencia meteorologjike spanjolle “Aemet” ka lëshuar një paralajmërim të kuq për nxehtësi ekstreme…

16 hours ago