<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Çka dhe kush janë kalorësit teutonikë

Urdhri i Kalorësve Teutonikë  ( kalorësit teutonikë ) lindi në Tokën e Shenjtë dhe fitoi famë të konsiderueshme për disiplinën dhe aftësinë luftuese që e karakterizonte.

Të nderuar nga mantelet e tyre të bardha dhe kryqëzatat e zeza, kalorësit jo vetëm që luftuan në Palestinë, por edhe morën nën pushtet një territor të gjerë të shtrirë përgjatë Evropës veriore, që përfshinte në të disa pjesë të Rusisë, Lituanisë, Prusisë dhe pjesën më të madhe të bregdetit Baltik.

Nga fundi i shekullit të dymbëdhjetë, një spital i themeluar nga tregtarët e devotshëm gjermanë, të përkushtuar ndaj Shën Marisë dhe ndaj pelegrinëve gjermanë, u ndërtua në Acre – i ngjashëm me fondacionin Hospitaller(kalorës të urdhrit të spitalorëve ose kalorësit teutonikë) në Jerusalem. Pas dështimit të kryqëzatës së Henrit të VI, një numër i konsiderueshëm kalorësish gjermanë, vendosën të qëndronin në Tokën e Shenjtë dhe qëndrimi i tyre në këtë spital solli themelimin e Urdhrit Teutik, në vitin 1198.

Në shekullin e trembëdhjetë, ata i zgjeruan territoret e tyre në Evropën Lindore, ku, në Poloni, luftuan  egërsisht me fiset pagane në emër të Krishtit. Kalorësit teutonikë vazhduan të marrin kontrollin e Prusisë dhe të formojnë një aleancë me Swordbrethren, një urdhër gjerman kalorësish, të cilët ishin më të fuqishmit në Baltikun lindor. Por në vitin 1242, ata pësuan një disfatë të rëndë në Rusi kur, duke u përpjekur të pushtonin qytetin e Novgorodit, u përballën me trupat e princit Aleksandër Nevski, në afërsi të  ujrave të ngrira të Liqenit Peip, ku u shpartalluan. Humbja i zhduku shpresat e tyre për zgjerim në Rusi.

Deri në vitin 1308, vit në të cilin  selia e tyre u vendos në Marienburg, Kalorësit Teutonikë kishin kontroll mbi sipërfaqe të gjera toke të Gjermanisë dhe të Evropës Veri-Lindore.

Në vitet në vijim, ata i përqëndruan përpjekjet e tyre për zgjerimin e pushtetit drejt në Lituanisë pagane.

Përfundimisht, në 1386-87, Lituania u bashkua me Poloninë dhe përqafoi katolicizmin në këtë proces. Në vitin 1410 forcat polake-lituaneze të kombinuara, arritën t’i  mundin kalorësit me vendosmëri, në Tannenberg. Që nga ky moment e tutje, fuqia dhe ndikimi i kalorësve ishte në rënie, dhe urdhri u laicizua në vitin 1561.

postbck postbck

Recent Posts

Karakolli në qafën e Çajupit, ndërtim unikal në tipologjinë e tij

Veçanti nga e përgjithshmja përbën karakolli i Çajupit ose siç e quajnë vendasit “Taborri i…

7 hours ago

Lehtësoni fryrjen pas një vakti duke bërë këtë veprim 5-minutësh

Një dietologe po inkurajon individët që përjetojnë fryrje të stomakut të adoptojnë një praktikë të…

1 day ago

Misteri i bunkerëve të diktaturës

Nga: Pëllumb Vreka Viti 1992. I ndodhur në Greqi për shërbim pune, drekova me ish-gjeneralin…

1 day ago

Ora Verore 2026: Kur ndryshon?

    Ora verore fillon të dielën e dytë të marsit dhe përfundon të dielën…

3 days ago

Tsipraku me bisht të gjatë/ Zogu i quajtur “Zana e borës” me foto të ëmbla në borë(Foto)

  Tsipraku me bisht të gjatë, i quajtur shpesh zana e borës ose shima-enaga në…

3 days ago

Statistikat e vrasjeve nga gjakmarrja në Shqipërinë e Veriut (1907)

  Në dekadën e parë të shekullit XX, studiuesi hungarez Baroni Nopcsa udhëtoi gjerësisht në malësitë e Veriut…

3 days ago