<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Tërmetet që shkatërruan Tepelenën, Vlorën dhe Korçën në fillim të shekullit XX

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Shtator 2019.

Gazeta prestigjioze franceze “Excelsior” ka botuar disa shkrime në lidhje me tërmetet e rënda që kanë tronditur Shqipërinë në vitet 1921, 1930 dhe 1931, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë ekskluzivisht për publikun shqiptar :

Tërmeti i Shqipërisë.

Banorët e Tepelenës në rrënojat e fshatit të tyre.

Excelsior, e enjte, 24 shkurt 1921, Ballinë.

“Një tërmet i tmerrshëm ka shkatërruar një krahinë të tërë të Shqipërisë. Disa qytete të vogla dhe shumë fshatra janë shkatërruar plotësisht. Shumë njerëz kanë gjetur vdekjen nën rrënoja. Të tjerët, duke mos dashur të lënë shtëpitë të tyre, kampojnë në gërmadha.”

Tërmeti i Vlorës në Shqipëri shkaktoi 60 të vdekur dhe 200 të plagosur.

1.000 shtëpi të shkatërruara.

Excelsior, e martë, 25 nëntor 1930, faqe n°5.

“Londër, 24 nëntor. – Korrespondenti i Daily Telegraf në Vjenë i shkruan gazetës së tij se tërmeti i së premtes shkatërroi 1000 shtëpi në Vlorë, ku 30 njerëz u vranë dhe 200 u plagosën.

Në rajonin e afërt malor, tërmetet shkaktuan rrëshqitje të jashtëzakonshme dherash deri në luginat, duke vrarë kështu 30 njerëz.

Një numër i madh banorësh nga Vlora ikën të strehoheshin në fshat.”

Tërmeti i Shqipërisë.

Excelsior, e premte, 20 shkurt 1931, faqe n°6.

“Kisha e Korçës, e cila u shkatërrua pjesërisht nga tërmetet e fundit që shkatërruan Shqipërinë.

Një kamp të plagosurish në Korçë.

Siç kemi raportuar, Shqipëria u shkatërrua përsëri nga një tërmet masiv që shkaktoi shumë të vdekur. Qyteti i Korçës është shkatërruar kryesisht dhe banorët janë detyruar të strehohen nën tenda.”

*Nga Aurenc Bebja, Francë, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania, : https://www.darsiani.com/la-gazette/gazeta-prestigjioze-franceze-ja-termetet-qe-kane-shkaterruar-tepelenen-1921-vloren-1930-dhe-korcen-1931.

postbck postbck

Recent Posts

Gravura e vitit 1886 tregon mullirin e hershëm të Prishtinës

Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…

7 hours ago

Xhubleta Shqiptare – Thesar i Trashëgimisë Kulturore

Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…

7 hours ago

Boshnjakizimi i fiseve shqiptare në Sanxhak

Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…

8 hours ago

Droni sa një insekt, Kina sjell zbulimin që sfidon syrin njerëzor

Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…

8 hours ago

18 Mars 1908 — Beteja e Mashkullores

Pesë ditë kishin kaluar nga atentati i Bimbashit. Ushtria turke i ndiqte gjurmë pas gjurmë.…

8 hours ago

Nata e fundit e Ismail Qemalit: “I hodhën helm në kafe…”

  Në episodet e zbuluara nga jeta e panjohur e krijuesit të shtetit shqiptar në…

14 hours ago