<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Rrobaqepësit dhe qëndistarët e Janinës furnizojnë të gjithë Greqinë me veshje të bukura

Në librin e autorit, Albert Racinet (1825 – 1893), me titull « Le costume historique : cinq cents planches, trois cents en couleurs, or et argent, deux cent en camaïeu… », botuar në vitin 1888 nga shtëpia botuese « Firmin – Didot (Paris) », gjejmë një shkrim, në faqen n°328, ku flitet për epirotët (shqiptarët), origjinën dhe zanatin e tyre kryesor.

Në vijim, do të gjeni tekstin e plotë mbi përshkrimin e epirotëve nga piktori, litografi dhe ilustruesi francez, sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :

Veshje nga vilajeti i Janinës dhe Selanikut 1873 Geschichte des kostüms in chronologischer Band 5entwicklung
(Auguste Racinet)

Turqia e Evropës

Kostumet e Vilajeteve të Janinës dhe Selanikut

(Epiri ose Shqipëria Jugore, Thesalia, Maqedonia)

“Vilajeti i Janinës përfshin Epirin ose Shqipërinë Jugore dhe Thesalinë ; Janina është qyteti kryesor dhe kryeqyteti i Epirit.

Epirotët ose shqiptarët, të cilët e quajnë veten Arbëreshë, nga ku bizantinët i kanë quajtur Arvanitë dhe turqit Arnautë, gjithashtu quhen Skipëtar.

Ky emër i fundit duket se nënkupton njeriun që është gjithmonë i armatosur, ai që përdor shpatën, skiphosin.

Shqiptarët, të cilët, sipas të gjitha dukjeve, janë një fis i ilirëve të lashtë, janë të fuqishëm dhe luftarakë.

Këta ushtarë të Akilit, Pirros dhe Skënderbeut kanë ruajtur reputacionin e paraardhësve të tyre.

Vilajeti i Selanikut është Maqedonia e lashtë; ai ndodhet në perëndim të Vilajetit të Janinës.

Industria kryesore e Epirotëve është prodhimi i kostumëve.

Rrobaqepësit dhe qëndistarët e Janinës furnizojnë të gjithë Greqinë me veshje të bukura, nganjëherë pelhura e tyre gjendet e mbuluar plotësisht nën qëndisjet prej ari.

Mesatarisht, kostumi i një burri të këtij lloji shitet në Janinë, 1.600 franga, i një gruaje, 1.800 franga dhe i një fëmije, 500 franga.”/

Ne keto veshje dallohet sharmi dhe finesa, eleganca dhe prakticiteti, tradicionalja dhe njehsimi i elementeve estetike ne ate qe do te quhej si veshje karakteristike e nje zone, apo e nje grupi social. Respektimi me rigorozitet i te gjithe elementeve bejne qe keto veshje, keto tradita, keto elemente shprehes te kene nje tipar autentik dhe te dallohen edhe sot nga kjo vecori.

Aurenc Bebja, Francë.

(Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)

postbck postbck

Recent Posts

Hani këto ushqime gjatë vapës ekstreme

    Gjatë valës së të nxehtit, shumica e njerëzve do të kërkojnë ventilatorë dhe…

23 hours ago

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët

    Të gjithë e dimë bezdisjen që mund të shkaktojë një mushkonjë gjatë netëve…

23 hours ago

Çfarë ndodh nëse konsumoni hudhër esëll çdo ditë? Ja çfarë dihet nga studimet

    Hudhra është përdorur prej shekujsh si pjesë e ushqimit dhe në mjekësinë tradicionale.…

1 day ago

Fruti që pastron gjakun dhe shëron sëmundjet më shqetësuese

  Përveç përdorimit në kuzhinë për përgatitjen e ëmbëlsirave të ndryshme, nektarina renditet edhe si…

2 days ago

3 gjëra që menopauza i bën trupit tuaj dhe nuk i merrni me mend

    Mendoni se menopauza lidhet vetëm me afshe të nxehta dhe ndryshime humori? Shkenca…

2 days ago

Salmonella, çfarë është dhe si mund të mbroheni nga ky bakter?

    Salmonella është një bakter që shkakton infeksion në zorrë dhe përhapet më së…

2 days ago