Shumë njerëz nuk mund ta nisin ditën pa kafe. Ajo thuhet se rrit kreativitet dhe rrit përqendrimin. Limoni nga ana tjetër, është një agrum i pasur me vitaminë C dhe antioksidantë dhe kjo është arsyeja pse është përdorur gjerësisht prej shekujsh.
Po sikur t’i bëjmë bashkë? Disa janë të mendimit se është një kombinim i pazakontë, ndërkohë që të tjerë besojnë te përfitimet shëndetësore, që mesa duket arrijnë të tejkalojnë edhe shijen e çuditshme. Po shkenca çfarë thotë?
Pretendimi i parë: Ndihmon në shkrirjen e dhjamit
Shkenca: As limoni dhe as kafeja nuk e shkrijnë dhjamin. E vetmja mënyrë që mund të djegë yndyrën e padëshiruar është duke konsumuar më pak kalori dhe duke djegur më shumë prej tyre.
Pra, ky pretendim nuk është i vërtetë. Ka studime që thonë se kafeina mund të stimulojë indin dhjamor, por kjo lidhet me kafeinën në kafe, jo me përzierjen e saj me limonin. Pretendimi i dytë: Lehtëson dhimbjen e kokës
Shkenca: Një hipotezë thotë se kafeina në kafe ka një efekt që shtrëngon enët e gjakut dhe zvogëlon rrjedhën e gjakut në kokë, gjë që lehtëson dhimbjet. Hulutimet sugjerojnë që kafeina mund të përforcojë efektet e ilaçeve për dhimbjet e kokës dhe migrenës. Hipoteza të tjera thonë se kafeina mund të veprojë mirë duke u shoqëruar me çokollatë ose agrume.
Megjithatë pirja e kafesë me limon mund të lehtësojë ose përkeqësojë dhimbjen e kokës. Me gjasë, kjo varet nga sasia e kafeinës, jo përzierja kafe-limon.
Pretendimi i tretë: Përmirëson lëkurën
Shkenca: Hulumtimet thonë se përmbajtja e antioksidantëve në kafe dhe limon mund të kenë përfitime në lëkurë, kështu që ka një copëz të vërtetë ky pretendim. Megjithatë sërish mund t’i keni përfitimet e kafesë dhe limonit duke i konsumuar veçmas.
Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…
Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…
Përpara se Nikola Tesla të bëhej një nga emrat më të rëndësishëm në historinë e…
Erdhi koha e tyre, e atleteve të bardha ! Vajzat që janë fanse…
Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtje së lartë të…
Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat…