<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Mandrica shqiptare në Bullgari, me… vetëm 75 banorë

“BUKOR SHTËPIA”

Është një fshat i vogël në Bullgari, por me historinë 400-vjeçare që flet shqip. Mandrica, sot ka vetëm 75 banorë dhe ata që jetojnë atje, kujtimet i kanë të zbehta, mbi fillimet e popullimit të fshatit.

Sulltana Gramenova, thotë se këto toka iu falën paraardhësve nga sunduesi i kohës, pasi kishin ndërtuar një xhami të sigurtë në Edernën e sotme, dikur Adrianapolis.

Si shkëmbim për punën e mirë, fituan të drejtën për t’u vendosur në Mandricë. Thuhet se më 1636, erdhën banorët e parë dhe kjo, bazuar në mbishkrimin e gjetur në varrezat e kishës Shën e Diela.

“Para 400 vjetësh, kanë ardhur këtu, nga Korça dhe ishin shqiptarë, arnautë. Erdhën këtu dhe ku të gjenin një vend dhe mbeti Mandrica. Shkuan në qytet të bëjnë një xhami dhe e bënë shumë të bukur, pastaj turku bej i ka dhënë Mandricë”, – thotë Sulltana.

Historia 400-vjeçare e këtij fshati ruhet në Kishën Shën e Diela, që sot nuk ka prift dhe banorët thonë, se vjen herë pas here, ndonjë. Për të kujdeset Gramenova, e cila edhe i bie këmbanës.

Shqipja e Mandricës me dialekti korça është ruajtur në fshat brez pas brezi, por vetëm e folur, nuk e kanë të shkruar.

“Sigurisht është impresionuese sesi kanë arritur ta mbajnë atë gjuhë, po nga ana tjetër, më vjen pak keq për zhvillimin dhe shpopullimin e fshatit, sepse ne gjetëm të moshuar dhe kam shumë frikë, se me ikjen e të moshuarve do të marrë fund dhe kjo traditë kaq e bukur e shqipes së folur dhe e kulturës dhe zakoneve që kanë mbetur, pavarësisht se disa prej familjeve, sigurisht janë të përziera me qytetarë bullgarë apo të tjerë”,  – thotë Donika Hoxha, ambasadorja shqiptare në Bullgari.

Ivajllo Petrov është ndër të fundit të rinj të Mandricës që ka vendosur të investojë atje në përpjekje për të mbajtur gjallë historinë, gjuhën përmes turizmit. Madje dhe hotelit të tij i ka vënë emër shqiptar, edhe pse është shkruar me shkronja cirilike, “Bukor shtëpia” (Shtëpia e bukur).

“Nëna ime është nga Mandrica, jam rritur në Mandricë, fëmijërinë e kam kaluar këtu dhe prandaj, jam aq fort i lidhur  emocionalisht me Mandricën. Kur isha i vogël, fshati ishte shumë i gjallë. Këtu jetonin shumë njerëz dhe kishte gjithashtu, shumë fëmijë. Më kujtohet biblioteka lokale, furra e bukës shumë të mirë, spitali, shërbimi i urgjencës mjekësore, kabineti i dentistit. Kishte shkolla, fillore deri në klasën e tetë, të mesme, kishte konvikte për nxënësit që vinin nga fshatrat përreth dhe flinin këtu, sepse kjo ishte shkolla kryesore ku ndiqnin mësimet”, – rrëfen ai. /konica.al InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Kënga e një emri të lavdishëm të historisë, që mbrojti atdheun duke mposhtur Cërnagoren dhe Rusinë

Salih Kabashi KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR…

3 hours ago

Kush e ngriti e kush e solli flamurin ndër malësor

Kush e ngriti e kush e solli flamurin ndër malësor. Tri referenca shkencore të pa…

3 hours ago

Gravura e vitit 1886 tregon mullirin e hershëm të Prishtinës

Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…

3 days ago

Xhubleta Shqiptare – Thesar i Trashëgimisë Kulturore

Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…

3 days ago

Boshnjakizimi i fiseve shqiptare në Sanxhak

Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…

3 days ago

Droni sa një insekt, Kina sjell zbulimin që sfidon syrin njerëzor

Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…

3 days ago