<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Shqiptarët e egër në sytë e serbëve

Artikujt në shtypin e përditshëm serb, në periodikët e përjavshëm dhe të përmuajshëm, kushtuar shqiptarëve, kishin si qëllim pikësëpari zhvlerësimin e planeve të Austro-Hungarisë, jo dhe aq duke kritikuar politikën austrohungareze sesa me paraqitjen negative të hapësirës shqiptare.

Kështu, në një artikull te “Politika” (“Austria dhe Ballkani”, 29 tetor 1912, 3156, 1), autori i kritikon ashpër interesat austrohungareze në Ballkan, duke u kujtuar lexuesve se shtetet ballkanike e kishin kryer punën që e dëshironte Evropa, pra i kishin “dëbuar njerëzit e papërshtatshëm për përparim kulturor” (fjala është për turqit).

Më tej, autori në njëfarë mënyre “hidhërohet” me Austro-Hungarinë për shkak të përzierjes së saj, sepse “tani vjen ‘kulturtragerja’ evropiane, Austria, që me çmimin e paqes evropiane kërkon të mbajë në Ballkan elementin më të keq, duke u krijuar shtetin e pavarur arnautëve të egër dhe gjakatarë” , shkruan Millan Milkoviq, në pjesën e tretë të serisë imazhi mediatik i shqiptarëve në shtypin serb më 1912-1913
“Arnautët, nën mbrojtjen e administratës turke jetonin vetëm nga plaçkitja”

Karakteri gjakatar i popullsisë shqiptare nënvizohet në shumë tekste, shpesh pa kurrfarë vetëpërmbajtjeje kritike ose relativizimi. Tekstet mediatike krijojnë në opinionin publik serb kushtet për ruajtjen e imazhit për popullin shqiptar si një subjekt parapolitik, i cili gjatë sundimit turk nuk është marrë me asgjë tjetër përveç me plaçkitje, rrëmbime dhe dhunë mbi popullsinë tjetër të krishterë.

“Arnautët, nën mbrojtjen e administratës turke jetonin vetëm nga plaçkitja. Elementi i krishterë në Perandorinë Turke ka qenë i detyruar të punojë, që arnautët, të cilët janë më shumë se një milion, të mund të jetonin nga mospuna… Egërsirat nën administrimin e popujve të kulturuar duhet doemos të zbuten, të bëhen të durueshme: arnautët duhet të mësohen me rendin dhe punën. (“Politika”, “Austria dhe Ballkani”, 29 tetor 1912, 3156, 1)

Prandaj, në shumicën e teksteve lihet të kuptohet se Serbia dhe Greqia janë zgjedhja më e mirë për patronatin mbi shqiptarët, sepse si vende evropiane moderne dhe të njohura kanë cilësi dhe fuqi për të realizuar emancipimin politik dhe shoqëror të shqiptarëve. Në këtë kontekst, veçanërisht interesant është teksti që “Politika” (“Socialistët për Shqipërinë”, 4 nëntor 1912, 3126, 1) e merr nga gazeta socialdemokrate gjermane “Zëri popullor”, duke krijuar përshtypjen se edhe shumë qarqe socialdemokrate evropiane janë “në anën” e interesave serbe. Duke referuar shkrimin nga shtypi gjerman, theksohet në plan të parë ideja, sipas së cilës ndarja e Shqipërisë midis Greqisë dhe Serbisë paraqet një zgjidhje edhe më të mirë madje sesa patronazhi i Austro-Hungarisë, sepse, përsëri sipas tekstit, shqiptarët mund të identifikohen si “indianë” të Ballkanit:

“Askush më tepër sesa socialdemokracia nuk ua njeh popujve të drejtën për vetëvendosje, por këtu nuk kemi të bëjmë me faktin nëse një popull i zhvilluar do të administrojë vetveten apo do të nënshtrohet brutalisht, por çështja është nëse indianët e egër evropianë, të cilët nga qytetërimi evropian kanë marrë vetëm pushkë, do të braktisen që të shtypen nga bajraktarët e tyre dhe të shuhen nga gjakmarrja me njëri-tjetrin”

postbck postbck

Recent Posts

Zbulohen dokumentet sekrete nga eksodi ’91: Në molin e Himarës një peshkarexhë mori disa civilë dhe…

Nga: DASHNOR KALOÇI Plot 35 vite më parë, në mesin e shkurtit të 1991-it, me mijëra…

8 hours ago

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur pini ujë të ngrohtë?

  Uji përbën rreth 60 përqind të trupit tonë dhe është thelbësor për rregullimin e…

8 hours ago

Çelësi i trajtimit të kancerit mund të jetë te macet

Studimi i parë i detajuar gjenetik mbi kancerin te macet shtëpiake ka zbuluar ngjashmëri të…

8 hours ago

Kjo bimë forcon imunitetin, lehtëson reumatizmin dhe mbron trurin

    Rozmarina njihet për efektet e saj të forta anti-inflamatore dhe antibakteriale, prandaj përdoret…

13 hours ago

Çfarë janë fibromat e mitrës dhe ja çfarë duhet patur parasysh

  Fibromat e mitrës janë masa beninje (jo kanceroze) që zhvillohen në murin e mitrës…

13 hours ago

Kështu mund ta mbani të hidratuar trupin tuaj gjatë agjërimit

    Për të ruajtur hidratimin, është e rëndësishme që gjatë vakteve të syfyrit dhe…

14 hours ago