<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Një përshkrim i rrallë shqiptarëve të 1308-ës, nga një misionar dominikan

Një përshkrim i rrallë shqiptarëve të 1308-ës, nga një misionar dominikan

Shqipëria ka një shtrirje disi të madhe në rajon. Ajo ka banorë vërtetë luftëdashës, pasi ata janë harkëtarë dhe heshtarë të shkëlqyer. Mbretëria në fjalë e Shqipërisë tani nuk ka mbret, vendi është i ndarë mes pronarëve të tokave, që e sundojnë vetë dhe nuk i nënshtrohen askujt tjetër.

Qentë këtu janë shumë të mëdhenj dhe janë kaq të egër, saqë vrasin si luanë. Siç e përmend Plini, shqiptarët i dërguan një qen të tillë Aleksandrit të Madh, një qen i cili bënte kërdinë mes luanëve, elefantëve dhe demave në stadium

I ashtuquajturi ‘Anonymi Descriptio Europae Orientalis’ (Përshkrim Anonim i Europës Lindore) (1) është një tekst latin mesjetar i vitit 1308, që përmban një vëzhgim të tokave të Europës Lindore, sidomos vendeve të Ballkanit. Autori anonim i tij mendohet të ketë qenë një klerik francez, apo i arsimuar në gjuhën frënge, me shumë gjasë i Urdhërit Dominikan, i cili ishte dërguar nga Kisha në Serbi, aty ku kishte përftuar pjesën më të madhe të informacionit në lidhje me Ballkanin.

Ai përmban edhe një pjesë për Shqipërinë, një prej përshkrimeve të rrallë të vendit në vitet e parë të shekullit të katërmbëdhjetë. Dimë që dominikanët kanë qenë aktivë në Durrës që nga viti 1304, kur qyteti ra në duart e Perëndimit, pas njëzetë vitesh sundim Bizantin. Në një letër me datë 31 mars 1304, Papa Benedikti XI i kishte kërkuar kreut të Urdhërit Dominikan në Hungari, që të dërgonte në Shqipëri disa prej vartësve të tij, “me karakter e moral të mirë, aktivë dhe elokuentë”, për veprimtari misionare. Me mbështetjen e Selisë së Shenjtë, Dominikanët kishin kështu fuqi të plotë për të krijuar një hierarki Latine sipas pëlqimit të tyre, në bregun e Shqipërisë, për të zëvendësuar Kishën ortodokse, e cila ishte detyruar që të braktiste pozicionin e vet. Ja shënimet e klerikut Dominikan

postbck postbck

Recent Posts

A e dini pse të qarat shkaktojnë dhimbje koke?

    Sipas mjekëve e qara shkakton dhimbje koke dhe kanë disa shpjegime për këtë…

1 hour ago

Për çfarë shërbejnë linjat në xhamin e pasmë të veturës?

    Ka shumë veçori në një veturë që kanë një qëllim të qartë, por…

1 hour ago

Djersitja gjatë natës: Këto janë disa nga shkaqet e mundshme

    Djersitja gjatë natës është e zakonshme dhe, nëse dhoma është shumë e ngrohtë…

2 hours ago

4 shenja që tregojnë se po e teproni me kafenë

    Kafeja është pjesë e pandashme e rutinës së shumë njerëzve, por konsumimi i…

2 hours ago

Pesë kurat më të mira natyrale kundër tharjes së duarve

    Ndryshimi i stinëve dhe temperaturave manifestohet edhe në simptoma të ndryshme, që prekin…

5 hours ago

I hani shpesh specat djegës? Ja çfarë i bëjnë trupit tuaj…

    Shumë njerëz janë të fiksuar se nuk duhet të hajmë djegës e disa…

6 hours ago